Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetuta e pezullon shkarkimin e Veliajt, por presidenti i Shqipërisë shpall zgjedhjet në Tiranë: Duhej të ankohej në Gjykatën Administrative

01/10/2025 - 17:08
në Lajme
A A
Kushtetuta e pezullon shkarkimin e Veliajt, por presidenti i Shqipërisë shpall zgjedhjet në Tiranë: Duhej të ankohej në Gjykatën Administrative
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar datën 9 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë dhe në pesë bashki të tjera: Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.

Megjithatë, situata në Tiranë mbetet e paqartë për shkak të një debati ligjor që ka shpërthyer pas vendimit të qeverisë për të shpallur shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut, për shkak të mosparaqitjes në detyrë. Veliaj e ka kundërshtuar këtë vendim, duke e çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, çka sipas Kushtetutës së Shqipërisë, pezullon përkohësisht procesin zgjedhor në kryeqytet deri në një vendim përfundimtar të kësaj gjykate.

Nga ana tjetër, Presidenti Begaj ka sqaruar në njoftimin zyrtar të dekretit se, sipas tij, Veliaj ka ndjekur një procedurë të gabuar ligjore. Ai thekson se ankimet për shkarkim nga detyra për arsye administrative nuk trajtohen nga Gjykata Kushtetuese, por nga Gjykata Administrative.
Njoftimi i presidencës

Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025.

Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë.

Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiak dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe nga Këshilli i Ministrave.

Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes.

Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.

Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.

Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025.

Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën nga data e miratimit të VKM-së nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.

Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme.

Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, Presidenti i Republikës bën thirrje për një fushatë konkurruese, etike dhe në respektim të plotë të Kodit Zgjedhor, sikurse shpreh dëshirën që qytetarët e këtyre bashkive të përfshihen gjerësisht dhe të votojnë masivisht në këto zgjedhje.

JU REKOMANDOJMË

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
Lajme

Përparim Rama: Kemi një qeveri që punon kundër kryeqytetit, e shiten patriot

01/10/2025 - 21:59
Ndërrimi i parë i punëtorëve të Trepçësë bojkoton punën, ende nuk i kanë marrë pagat e plota
Lajme

Trepça largon përkohësisht nga puna udhëheqësit e terminalit doganor

01/10/2025 - 21:50
Begati në sy të Muratit, ekonomia e Kosovës kuletë që gufon: “Jemi të parët në rajon me rritje ekonomike”
Ekonomi

Begati në sy të Muratit, ekonomia e Kosovës kuletë që gufon: “Jemi të parët në rajon me rritje ekonomike”

01/10/2025 - 21:32
Akrashtica në përkrahje të plotë për Ferit Idrizin
Lajme

Akrashtica në përkrahje të plotë për Ferit Idrizin

01/10/2025 - 21:16
Rama pritet nga çifti mbretëror në Danimarkë (VIDEO)
Lajme

Rama pritet nga çifti mbretëror në Danimarkë (VIDEO)

01/10/2025 - 20:55
Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
Lajme

Zemaj: VV-ja po e faktorizon Listën Serbe

01/10/2025 - 20:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Po vini në pikëpyetje besueshmërinë e dëshmitarit?” – “Përplasje” për KFOR-in në Hagë

    “Po vini në pikëpyetje besueshmërinë e dëshmitarit?” – “Përplasje” për KFOR-in në Hagë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • ”Po ta rrit mbesën një z*zak…”- Getinjo reagon ashpër

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Arrestohet edukatorja në një çerdhe, dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Serbia lëshon dronin mbi bazën ushtarake në Dumosh

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Dyfytyrësia e përsosur: Atë çka e shante te populli për Thaçin, sot e mçon Kurtin vet

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë