Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro

26/07/2026 - 15:32
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kosovë, ndërhyrjet estetike si Botox dhe fillerët po përhapen me shpejtësi, por një pjesë e madhe e tyre ofrohet jashtë ligjit dhe pa mbikëqyrje profesionale. Përveç aspektit ligjor, rreziku qëndron te pasojat shëndetësore nga aplikimi joprofesional: infeksione, deformime, reaksione alergjike dhe dëmtime serioze.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin subjekti privat shëndetësor “AB Beauty” me themeluese Agnesa Behluli në Ferizaj, është gjobitur me 2 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

“AB Beauty” është gjobitur pas inspektimit të realizuar nga inspektorët shëndetësorë më 12 shkurt 2026, pasi që është konstatuar se në mënyrë të kundërligjshme ka ofruar shërbimin shëndetësor invaziv të injektimit të fillerëve dhe botox-it, pa poseduar licencë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Inspektimi është fokusuar në dëshminë e licencimit të institucionit si estetikë thelbësore duke u bazuar në kodin etik, kodin profesional dhe standardet e cilësisë për ofrimin e shërbimeve invazive me theks të veçantë filler dhe botox. Gjatë kohës së inspektimit, është konstatuar se ky subjekt shëndetësor nuk posedon licencë për ushtrimin e veprimtarive shëndetësore nga Ministria e Shëndetësisë. Në sistemin online të Divizionit të Licencimit dhe Akreditimit në MSh nuk figuron që ky subjekt ka bërë aplikimin për licencimin të veprimtarisë shëndetësore”, thuhet në arsyetimin e vendimit për gjobitjen e “AB Beauty” me thelemuese Agnesa Behluli.

Tutje, inspektorët shëndetësorë në vendim tregojnë se themeluesja Agnesa Behluli ka pohuar se shërbimet invazive i ofron vetë ajo.

“U gjetën 3 (tre) ampula botox, si dhe 1 (një) shiringë botoxi, të cilat janë konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik. U gjet një listë që përmbante evidencë për shërbime si filler, botox. U gjetën formularë të plotësuar nga klientët për aplikimin e botox-it dhe fillerëve”, thuhet në vendimin që mban datën 25 shkurt.

Foto: Agnesa Behluli - pronar e AB BEAUTY 2026 (Agnesa Behluli B.I.)
Foto: Agnesa Behluli – pronare e AB BEAUTY 2026 (Agnesa Behluli B.I.)

LEXONI EDHE:

Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

JU REKOMANDOJMË

Sllovenia ndalon fileto peshku të ngrirë, u importua edhe në Kosovë por AUV ende në “gjumë”, asnjë njoftim për tërheqje nga tregu

Sllovenia ndalon fileto peshku të ngrirë, u importua edhe në Kosovë por AUV ende në “gjumë”, asnjë njoftim për tërheqje nga tregu
24/11/2026 - 20:02

Autoritete sllovene zyrtarisht kanë ndaluar shitjen e fileto peshku pangasius nga Vietnami, pasi gjatë kontrollit tek ky produkt u gjet karbonat natriumi (E500), aditiv që nuk lejohet për...

Më shumëDetails

Skandal i ri në rrjetin e Çaushollit: “CFO Pharm” në Skenderaj punoi gjithë ditën pa farmacist, gjobitet me 3 mijë € (Dokument)

Skandal i ri në rrjetin e Çaushollit: “CFO Pharm” në Skenderaj punoi gjithë ditën pa farmacist, gjobitet me 3 mijë € (Dokument)
24/11/2026 - 19:12

Në vazhdën e publikimeve për shkeljet ligjore te rrjetit farmaceutik të “CFO Pharm” në pronësi të Nadir Çaushollit, sot prezantojmë rastin e shkeljeve ligjore flagrante nga “CFO Pharm,...

Më shumëDetails

Befason Lutfi Haziri: Zbulon diçka të papërmendur deri tani për presidenten Shiroka Pula lidhur me KEDS-in

Befason Lutfi Haziri: Zbulon diçka të papërmendur deri tani për presidenten Shiroka Pula lidhur me KEDS-in
24/11/2026 - 18:57

Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri,  ka zbuluar një detaj interesant për presidenten aktuale Justina Shiroka Pula. Ai ka thënë se Shiroka Pula ishte kundër privatizimit të distribucionit nga...

Më shumëDetails

Ish vjehrra e Arlindës jep këtë deklaratë teksa del nga gjykata

Ish vjehrra e Arlindës jep këtë deklaratë teksa del nga gjykata
24/11/2026 - 18:37

Me pranga në duar ka dalur nga gjykata ish-vjehrra e Arlindja Zekajt. Nurije Syla u shoqërua nga policia, pas përfundimit të procedurave gjyqësore. Për IndeksOnline, ajo ka thënë...

Më shumëDetails

10 vetura me qira Zyrës së kryeministrit i kushtojnë mbi 57 mijë €, kontratën e mori kompania e vizituar dhe lavdëruar nga Kurti

10 vetura me qira Zyrës së kryeministrit i kushtojnë mbi 57 mijë €, kontratën e mori kompania e vizituar dhe lavdëruar nga Kurti
24/11/2026 - 18:07

Kompania “Mercom Auto” më 20 nëntor ka marrë kontratë nga zyra e kryeministrit për dhënien me qira të 10 veturave në vlerë totale prej 57 mijë e 600...

Më shumëDetails

Kryetari Xheladini ndan qindra-mijëra euro pa prokurim për shërbime, dyshime se procesi u montua në favor të OJQ-ve të caktuara

Kryetari Xheladini ndan qindra-mijëra euro pa prokurim për shërbime, dyshime se procesi u montua në favor të OJQ-ve të caktuara
24/11/2026 - 18:01

Komuna e Dragashit që udhëhiqet nga kryetari Bexhet Xheladini i LDK-së ka gjetur një metodë se si t’i japë çdo vit me qindra-mijëra euro pa tender për shërbime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ndodh edhe kjo: Djali i ish-zëvendëskomandantit braktis policinë, përmend arsyen

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këta dy persona ndihmuan Albert Sylajn pasi vrau Arlindën, njëri e largoi nga vendi i ngjarjes kurse tjetri e strehoi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Albini i vogël” merr një pozitë diplomatike, emërohet ambasador i Kosovës në Japoni

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Hajde me mu në kombi”, 21-vjeçarja raporton rrëmbimin dhe abuzimin seksual në Mitrovicë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë