Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Izraeli njofton për gjendjen e 500 aktivistëve propalestinezë që u ndaluan duke tentuar të futen në Gaza

02/10/2025 - 10:37
në Lajme
A A
Izraeli njofton për gjendjen e 500 aktivistëve propalestinezë që u ndaluan duke tentuar të futen në Gaza
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se do t’i dëbojë në Evropë aktivistët propalestinezë që gjenden në anijet e flotës Global Sumud, që u ndaluan nga forcat izraelite.

“Pasagjerët e Sumudit të Hamasit [grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian] janë nisur drejt Izraelit, ku do t’iu nënshtrohen procedurave të dëbimit në Evropë. Pasagjerët janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ministria në X, pasi forcat izraelite ndaluan disa anije me ndihma që ishin nisur drejt Gazës, transmeton Insajderi.

Forcat izraelite kanë ndalur 14 anije që po bartnin aktivistë të huaj dhe ndihmë dedikuar Gazës, por edhe 23 anije po vazhdojnë lundrimin drejt enklavës palestineze, thanë organizatorët e flotës më 2 tetor.

Në një video të publikuar më herët nga Ministria e Jashtme e Izraelit shihen shumica e aktivistëve më të njohur që po lundrojnë me këto anije, përfshirë edhe aktivisten suedeze për klimën, Greta Thunberg, të ulur në anije dhe të rrethuar nga ushtarët.

“Disa anije të flotës Sumud të Hamasit janë ndalur dhe pasagjerët e tyre po transferohen në një port të Izraelit”, tha Ministria e Jashtme në X më herët gjatë 2 tetorit. “Greta dhe miqtë e saj janë të sigurt dhe me shëndet të plotë”.

Flota Global Sumud, që po transporton ilaçe dhe ushqime për në Gazë, përbëhet nga më shumë se 40 anije civile dhe afër 500 ligjvënës, avokatë dhe aktivistë.

Flota ka publikuar disa video në Telegram me mesazhe nga persona në disa anije, disa duke mbajtur pasaportat e tyre e duke pretenduar se janë rrëmbyer e janë dërguar në Izrael kundër vullnetit të tyre dhe duke përsëritur se misioni i tyre është humanitar dhe nuk është i dhunshëm.

Kjo flotë po synon të kundërshtojë bllokadën që Izraeli ka vendosur ndaj Gazës.

Pas ndalimit të anijeve ka pasur reagime ndërkombëtare. Ministria e Jashtme e Turqisë e quajti “sulm” të Izraelit dhe “akt të terrorit” ndaj flotës, që tha se rrezikon jetën e civilëve të pafajshëm.

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, urdhëroi dëbimin e të gjithë delegacionit diplomatik të Izraelit pas ndalimit të dy kolumbianëve që ishin në flotë. Izraeli nuk ka pasur ambasador në Kolumbi që nga viti i kaluar.

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, dënoi ndalimin e flotës nga Izraeli, duke shtuar se forcat izraelite kanë ndaluar tetë shtetas të Malajzisë.

“Duke bllokuar një mision humanitar, Izraeli tregon një shpërfillje të plotë jo vetëm për të drejtat e popullit palestinez, por edhe për ndërgjegjen e botës”, tha Anwar.

Ndalja e flotës nga Izraeli ka nxitur protesta në Itali. Sindikatat italiane kanë thirrur një grevë të përgjithshme për të premten, në shenjë solidariteti me flotën që po bart ndihma.

Më herët, marina izraelite paralajmëroi flotën se po i afrohej një zone ku ka luftime dhe po shkel bllokadën, duke kërkuar që anijet të ndryshojnë drejtimin. Izraeli ka ofruar që të transferojë ndihmën e flotës për në Gazë.

Flota Sumud është përpjekja më e madhe detare për të thyer bllokadën që Izraeli ka vendosur ndaj Gazës, ku po zhvillohet luftë për pothuajse dy vjet.

Një ditë më parë, organizatorët e flotës thanë se ndalja e saj përbën “krim lufte”. Ata thanë se ushtria ka përdorur taktika agresive, përfshirë topa uji, por nuk raportuan për të lënduar.

“Disa anije u ndalën në mënyrë të paligjshme nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare”, thanë organizatorët përmes një deklarate.

Anijet ishin rreth 70 mije detare larg Gazës kur u ndalën, brenda një zone që Izraeli e patrullon vazhdimisht dhe ndal çdo anije që afrohet. Organizatorët thanë se komunikimet e tyre u penguan, përfshirë edhe transmetimin e drejtpërdrejtë nga disa anije. Sipas të dhënave për gjurmimin e flotës, deri në orët e para të së enjtes, 13 anije u ndaluan. Organizatorët thanë se flota do të vazhdojë rrugën e saj drejt Gazës.

Organizatorët kishin shpresuar që anijet të arrinin në Gazë mëngjesin e së enjtes, nëse nuk do të ishin penguar.

Izraeli ka vendosur një bllokadë detare në Gazë që kur Hamasi mori kontrollin e enklavës më 2007 dhe ka pasur disa përpjekje të mëhershme nga aktivistët që të dërgojnë ndihmë përmes detit.

Në qershor të këtij viti, Izraeli ndaloi Thunbergun dhe 11 anëtarë të ekuipazhit të një anijeje të vogël, të organizuar nga një grup propalestinez, teksa anija po i afrohej Gazës.

Izraeli nisi ofensivën ushtarake në Gazë më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 66.000 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

JU REKOMANDOJMË

Meteo Kosova: RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje

Meteo Kosova: RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje
26/07/2026 - 22:42

Pas një përmirësimi të shkurtër të motit gjatë fundjavës dhe ngritjes së temperaturave, të cilat të dielën arritën rreth vlerës 30°C, në orët vijuese pritet destabilizim gradual i...

Më shumëDetails

Ymeri: Tendenca e pushtetit për me kap Këshillin Prokurorial është shprehë shumë ma moti

Ymeri e quan të gabuar sjelljen e Kurtit karshi Lajçakut: Lufta me BE e dëmton Kosovën
26/07/2026 - 22:24

Sipas analisti Visar Ymeri, përpjekjet e qeverisë Kurti për kontrollimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë nisur më herët, nën emrin e reformimit të drejtësisë. “Tendenca për me...

Më shumëDetails

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Trump bëri një pushim nga sulmet ndaj Iranit për të lënë më shumë hapësirë ​​për diplomaci

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Trump bëri një pushim nga sulmet ndaj Iranit për të lënë më shumë hapësirë ​​për diplomaci
26/07/2026 - 21:22

Ambasadori i SHBA-së në selinë e Kombeve të Bashkuara, Mike Waltz deklaroi sot se Presidenti Donald Trump ka bërë një pushim nga sulmet ndaj Iranit në mënyrë që...

Më shumëDetails

Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë

Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë
26/07/2026 - 21:19

“Është shumë më argëtuese se në Zvicër. Njerëzit janë më të hapur dhe atmosfera është fantastike”, citohet të ketë thënë një 19-vjeçar nga kantoni i Glarusit. Mediat zvicerane...

Më shumëDetails

Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti
26/07/2026 - 20:58

Enver Hasani kishte denoncuar publikisht dekanin e Fakultetit Juridik të UP-së, Avni Puka, se kishte diplomën false dhe se është avancuar kundërligjshëm duke bërë plagjiaturë. Hetimet e nisura...

Më shumëDetails

Këtë javë temperaturat në Kosovë deri në 38 gradë Celsius

Temperaturat e larta/ MSh jep informata të rëndësishme për qytetarët
26/07/2026 - 20:12

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar çfarë moti do të mbajë në pesë ditët në vazhdim. Në njoftim bëhet e ditur se temperaturat minimale të ditës do të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

    Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia ndal ceremoninë e martesës në Fushë Kosovë – 15-vjeçarja u gjet në veturë me dhëndrin e dyshuar, tre persona në pranga

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Meteo Kosova: RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë