Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për 8 muaj në Kosovë kanë hyrë 928 milionë euro nga diaspora

02/10/2025 - 12:16
në Ekonomi, Lajme
A A
Për 8 muaj në Kosovë kanë hyrë 928 milionë euro nga diaspora
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar statistikat e bilancit të pagesave, remitancave, investimeve direkte etj. BQK njofton se remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në korrik 2025 shënoi 785.06 milionë euro, që paraqet rritje prej 31.27 milionë euro ose 4.15% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin gusht 2025 ishin rreth 143.4 milionë euro, duke arritur kështu vlerën 928.48 milionë euro (preliminare) për tetë muajt e parë të vitit 2025.

“Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit gusht kanë qenë përmes IFJB me 41.02% përmes bankave komerciale me 17.19% dhe kanaleve tjera me 41.79%”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, BQK ka dhënë statistika edhe lidhur me investimet direkte.

“Investimet Direkte në Kosovë deri në fund të korrikut 2025 ishin 540.94 milionë euro që paraqet një rritje prej 24.24% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 212.78 milionë euro”, thuhet në raport.

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar po ashtu lidhur me borxhin e jashtëm bruto.

“Borxhi i jashtëm bruto – i cili përfshinë borxhin publik dhe privat në fund të tremujorit të dytë 2025, arriti vlerën 4.43 miliardë euro, e cila paraqet rritje prej 218.19 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak. Kontribuuesi kryesor i rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë ishte sektori privat për 133.13 milionë euro, ndërsa borxhi publik u rrit për 85.05 milionë”, bëhet e ditur në raport.

Ndërkaq, sa i përket borxhit të sektorit publik – në fund të tremujorit të dytë 2025 arriti vlerën 1.02 miliardë euro duke marrë pjesë me 23.03% në gjithsej borxhin e jashtëm.

Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në fund të tremujorit të dytë 2025 ishte 857.81 milionë euro.

BQK ka prezantuar edhe të dhëna për borxhin e sektorit privat.

“Borxhi i sektorit privat – të tremujorit të dytë 2025 arriti vlerën 3.41 miliardë euro. Pjesëmarrësit në borxhin privat janë bankat komerciale 21.10% kompanitë në relacion të investimeve direkte 27.31% dhe sektorët tjerë 51.59%, thuhet në raport.

JU REKOMANDOJMË

Aleanca: Raporti i Progresit vulosi dështimin gjashtëvjeçar të qeverisë

Nisma e PDK-së për Specialen, ky është qëndrimi i Aleancës?
04/11/2026 - 18:52

Aleanca ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, duke e cilësuar atë si dëshmi të stagnimit dhe degradimit institucional të Kosovës pas më shumë...

Më shumëDetails

Kërçeli i reagon Ramës: Nuk është faji i askujt që drejtorët po të intervistohen, një shportë e vogël mbeturinash për park është paguar 1,200 euro?!

Kërçeli i reagon Ramës: Nuk është faji i askujt që drejtorët po të intervistohen, një shportë e vogël mbeturinash për park është paguar 1,200 euro?!
04/11/2026 - 18:52

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar ashpër kryetarit të komunës së Prishtinës Përparim Rama pasi ky i fundit u ankua se Prokuroria po e thërret...

Më shumëDetails

Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit
04/11/2026 - 18:29

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se arsyeja kryesore e humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit është lufta, duke argumentuar se një pjesë e konsiderueshme e votuesve...

Më shumëDetails

Presidentja Shiroka Pula pranon Raportin e Progresit, zotohet për reforma drejt BE-së

Presidentja Shiroka Pula pranon Raportin e Progresit, zotohet për reforma drejt BE-së
04/11/2026 - 18:17

Presidentja Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, i cili ia dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën. Me...

Më shumëDetails

“Ata njerëz kanë me u përgjigj”, protesta për Arlinda Zekajn hyn në ditën e tetë

“Ata njerëz kanë me u përgjigj”, protesta për Arlinda Zekajn hyn në ditën e tetë
04/11/2026 - 18:05

Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, po vazhdon në ditën e tetë. Me thirrjet “Ata njerëz kanë me u...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor
04/11/2026 - 17:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn. Kurti tha se e falënderoi për bashkëpunimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Përfitoi grant 75 mijë euro kur ishte ministër, dy vite më pas fiton tender 253 mijë euro në komunën që drejtohet nga po i njëjti

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Më në fund mund t’i japim lamtumirën”, djali i doktor Adem Ademit me mesazh prekës pas identifikimit të babait

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë