Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Macron kërkon rritje të presionit ndaj “flotës në hije” të Rusisë

02/10/2025 - 14:07
në Lajme
A A
Macron kërkon rritje të presionit ndaj “flotës në hije” të Rusisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje Evropës që të ndërmarrë veprime të koordinuara ndaj të ashtuquajturës “flotë në hije” të Rusisë dhe të ndjekë shembullin e Francës për të penguar këto anije që përdoren për të shmangur sanksionet perëndimore.

Franca aktualisht po heton një anije, të regjistruar në Benin, që dyshohet se është pjesë e qindra cisternave të vjetra, të futura në listën e sanksioneve nga Bashkimi Evropian nën akuza se po ndihmojnë Moskën për shmangien e kufizimeve për eksportet e naftës pas pushtimit të Ukrainës më 2022.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të rritet presioni për këtë ‘flotë në hije’, sepse qartësisht do të reduktonte kapacitetin financiar për këtë luftë”, tha Macron para udhëheqësve të mbledhur në Danimarkë.

Udhëheqësi francez sugjeroi që shtetet evropiane që janë pjesë e “koalicionit të vullnetit” – për mbështetjen e Kievit – duhet të koordinohen me NATO-n “për një veprim të përbashkët” sa i përket kësaj çështjeje.

Autoritetet franceze kanë arrestuar dy pjesëtarë të Boracay, anijes që gjendet në pjesën perëndimore të brigjeve të Francës, dhe nisën hetimin mbi “dështimin e ekuipazhit për të justifikuar nacionalitetin e anijes dhe refuzimit për të bashkëpunuar”.

Të dhënat nga gjurmimi i anijeve tregojnë se cisterna ka qenë pranë bregut danez muajin e kaluar, kur kishte fluturime misterioze të dronëve që rritën shqetësimet për sigurinë dhe detyruan autoritetet e Danimarkës që të mbyllnin aeroporte.

Mediat e kanë lidhur veprimin e Francës me fluturimet e dronëve, por kjo nuk është konfirmuar nga Parisi.

Macron tha se, përveç sigurimit që anijet të respektojnë rregullat ndërkombëtare, ndalime të tilla janë “shumë të rëndësishme” për të rritur presionin ndaj Moskës, për të goditur të ardhurat që i përdorë për luftën kundër Ukrainës dhe për ta detyruar që të negociojë.

“Flota në hije”, që besohet se përfshin deri në 1.000 anije, përfaqëson “dhjetëra miliarda euro të buxhetit të Rusisë” dhe “përbën 40 për qind të përpjekjes së saj luftarake”, tha udhëheqësi francez. /REL/

JU REKOMANDOJMË

 “Qysh nuk patët guxim me fol për fajdexhinjtë e Vushtrrisë?”, gazetari Morina reagon pas debatit të kandidatëve për kryetar
Kryesore

 “Qysh nuk patët guxim me fol për fajdexhinjtë e Vushtrrisë?”, gazetari Morina reagon pas debatit të kandidatëve për kryetar

04/10/2025 - 22:40
Haziri për qeverisjen e VV në Gjilan: Për 4 vite asnjë punë e përfunduar
Lajme

Haziri për qeverisjen e VV në Gjilan: Për 4 vite asnjë punë e përfunduar

04/10/2025 - 21:49
Përplasje e ashpër mes Sylejman Mehollit të VV-së dhe Xhafer Tahirit nga LDK për periudhën sa bashkëqeverisnin
Lajme

Përplasje e ashpër mes Sylejman Mehollit të VV-së dhe Xhafer Tahirit nga LDK për periudhën sa bashkëqeverisnin

04/10/2025 - 21:34
“Ku invalidë, çfarë invalidi bre” Hyseni ndaj deklaratës së Bulliqit: Mu plagos babai, nëna, vëllai e motra – Të nesërmen ma vranë vëllain 22 vjeçar
Lajme

“Ku invalidë, çfarë invalidi bre” Hyseni ndaj deklaratës së Bulliqit: Mu plagos babai, nëna, vëllai e motra – Të nesërmen ma vranë vëllain 22 vjeçar

04/10/2025 - 21:29
Pjesëmarrje ‘rekord’ në tubimin e Ramiz Lladrovcit në Shkollën “Rasim Kiçina”
Lajme

Pjesëmarrje ‘rekord’ në tubimin e Ramiz Lladrovcit në Shkollën “Rasim Kiçina”

04/10/2025 - 20:50
Idrizi: Dy vite fituam nga 100 pikë në fushën e transparencës buxhetore
Lajme

Idrizi: Dy vite fituam nga 100 pikë në fushën e transparencës buxhetore

04/10/2025 - 20:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Pas ndarjes, Santi ‘harron’ Patrisin, ja kujt i thotë ”Të dua”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Idrizi me fotografi e dokumente: Xhafer Tahiri po ndërton shtëpi 499 metra katror në Matiqan, si dinasti

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  •  “Qysh nuk patët guxim me fol për fajdexhinjtë e Vushtrrisë?”, gazetari Morina reagon pas debatit të kandidatëve për kryetar

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sot përurohet rruga ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, merr pjesë edhe Kurti

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë