Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti premton 100 euro shtesë për gjyshërit që kujdesen për nipërit

02/10/2025 - 15:23
në Lajme
A A
Kurti premton 100 euro shtesë për gjyshërit që kujdesen për nipërit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga përurimi i çerdhes së re në fshatin Godanc të Shtimes, premtoi se në mandatin e ardhshëm të udhëhequr nga ai, qeveria do të japë mbështetje financiare për gjyshërit dhe gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre, me nga 100 euro mbi pensionin bazë që ata marrin.Kurti tha se kjo është pjesë e një programi më të gjerë të qeverisë për të përmirësuar mirëqenien e familjeve në Kosovë dhe për të forcuar kujdesin për fëmijët.

“Shtesat për fëmijë, shtesat për nënat lehona, mbështetja financiare për gratë, për familjet në përgjithësi. Në mandatin e ardhshëm ju e dini që përveç që do të ndërtojmë çerdhe e do të vazhdojmë të përmirësojmë mirëqenien e familjeve, në të njëjtën kohë do të japim mbështetje për gjyshërit dhe për gjyshet të cilët do të kujdesen për nipërit dhe mbesat – 100 euro mbi pension bazë që ata marrin. Meqenëse të gjithë fëmijët nuk janë vetëm anëtarë të familjeve, por edhe qytetarë të Republikës së Kosovës, për të cilët shteti jonë, Kosova me qeverinë tonë, do t’u dalë përherë në ndihmë dhe atë gjithnjë e më shumë. Mungesa e kujdesit shëndetësor, e përkujdesjes institucionale për fëmijët dhe e mbështetjes për familjet është diçka që ne po e korrigjojmë hap pas hapi”, tha Kurti.

Ai foli edhe për rëndësinë e inaugurimit të çerdhes në Godanc, duke theksuar se ky investim është dëshmi e përkushtimit të qeverisë për të investuar në arsim dhe edukim të hershëm.

Kurti bëri të ditur se çerdhja kap vlerën e investimit prej 440 mijë eurosh.

“Kemi qenë këtu me 20 tetor 2023 kur e kemi vendosur gurthemelin dhe dy vjet minus 18 ditë e bëmë përurimin e një pune të realizuar me sukses, me standarde të larta dhe kushte moderne”, tha Kurti.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, u shpreh se ky institucion arsimor është i një rëndësie të madhe për komunitetin, pasi u ofron mundësi më shumë se 70 fëmijëve të këtij fshati dhe familjeve të tyre.

“Jam e lumtur që po e inaugurojmë këtë objekt që do të ofrojë mundësi për më shumë se 70 fëmijë dhe familje që do të fillojnë hapat e tyre të parë në rrugën e gjatë drejt dijes. Në përmirësim të infrastrukturës arsimore, Qeveria e Kosovës në këtë mandat të kryetarit Aliu ka investuar 8 milionë euro duke ndërtuar çerdhe të reja, salla të edukatës fizike, kabinete laboratorike dhe duke krijuar mundësi më të mira për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve”, tha Nagavci.

JU REKOMANDOJMË

Nga 4 tetori, vetëm një shujtë ushqimi për policët që shërbejnë 12 orë në veri
Kryesore

Nga 4 tetori, vetëm një shujtë ushqimi për policët që shërbejnë 12 orë në veri

02/10/2025 - 20:37
Ferit Idrizi merr mbështetje nga doktorët dhe personeli shëndetësor në Vushtrri
Lajme

Ferit Idrizi merr mbështetje nga doktorët dhe personeli shëndetësor në Vushtrri

02/10/2025 - 20:28
Këta janë dy të akuzuarit për fajde që dëmtuan viktimën 6 milionë euro
Kryesore

Këta janë dy të akuzuarit për fajde që dëmtuan viktimën 6 milionë euro

02/10/2025 - 20:09
A është e përçarë LDK-ja në Podujevë?, flet Ekrem Hyseni
Lajme

A është e përçarë LDK-ja në Podujevë?, flet Ekrem Hyseni

02/10/2025 - 19:58
Personeli shëndetsor në përkrahje të Ferit Idrizit
Lajme

Personeli shëndetsor në përkrahje të Ferit Idrizit

02/10/2025 - 19:49
Osmani takon kryeministren e Islandës, e falënderon për mbështetje për anëtarësim në KiE
Lajme

Osmani takon kryeministren e Islandës, e falënderon për mbështetje për anëtarësim në KiE

02/10/2025 - 19:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Covey: Sipas burimeve nga KFOR-i, Daut Haradinaj sulmoi mbrojtjen e Ibrahim Rugovës

    Covey: Sipas burimeve nga KFOR-i, Daut Haradinaj sulmoi mbrojtjen e Ibrahim Rugovës

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • “S’kemi votë për Simiqin, konstituimi s’bëhet duke shkelur rregulloren” reagimi nga PDK pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Emona Center me çmime përtoke e produkte cilësore

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Serbia lëshon dronin mbi bazën ushtarake në Dumosh

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ushtarët francezë hipin në anijen që dyshohet se u përdor për hedhje dronësh në Danimarkë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë