Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, zhvilloi një takim të ngrohtë me banorët e banesave kolektive te Kalaja e Qytetit.
Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Idrizi dhe qytetarët diskutuan për planet dhe projektet e mandatit të ardhshëm katërvjeçar, ku ndër prioritetet kryesore është renovimi i këtyre banesave, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë banorët.
Banorët vlerësuan punën dhe investimet e deritanishme të Komunës, veçanërisht projekti i sheshit të qytetit, që tashmë ka ndryshuar pamjen urbane të Vushtrrisë.
Ata shprehën mbështetje të plotë për vazhdimin e projekteve zhvillimore, që kanë për qëllim modernizimin e qytetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Ferit Idrizi falënderoi banorët për besimin dhe përkrahjen e tyre, duke theksuar se bashkëpunimi me qytetarët është shtylla kryesore e një qeverisjeje të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse.