Kryeparlamentari Dimal Basha ka qenë i ftuar në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.
Me të arritur në sallën ku po mbahej ceremonia, ai ka pasur një moment i sikletshëm për kryeparlamentarin tonë, meqë për disa minuta nuk ka arritur të gjejë karrigen që ishte rezervuar për të.
Nga transmetimi live i ngjarjes vërehet se si Basha, për disa minuta qëndron në këmbë për të pritur se ku të ulet, ndërkohë që Presidentja Vjosa Osmani vetëm e vështron.
Madje në një moment, shihen disa pjesëtarë të KFOR-it me letra në dorë dhe pas komunikimit me Bashën, ky i fundit shkon e ulet në një pjesë më lart, afër Ministrit në detyrë, Elbert Krasniqi.














