Kryetari i komunës së Junikut, dhe kandidat edhe për një mandat, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se pas borës së parë kanë pastruar tërësisht rrugën Junik-Gjeravicë, shkruan Veriu.info.
Ai ka mobilizuar të gjitha ekipet në terren që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.
Postimi i plotë i Shehut:
Të dashur junikas,
Bora e parë e këtij viti tanimë ka filluar që të mbuloj bjeshkët e Gjeravicës. Komuna e Junikut menjëherë ka mobilizuar ekipet e saj në terren për të pastruar rrugën Junik-Gjeravicë e cila tashmë është e kalueshme plotësisht.
Megjithatë ju bëjmë apel të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
R.Sh













