
Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga PDK, Ferit Idrizi, i shoqëruar nga kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, kanë takuar shumë të rinj të kësaj komune.
Idrizi ka thënë se ky takim ishte frymëzues.
“Bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kandidaten për Kuvendin Komunal, Vlerë Tahiri, zhvilluam një takim frymëzues me të rinjtë e Vushtrrisë.” – shkruan Idrizi.
“Përmes bashkëpunimeve, trajnimeve dhe bursave për studime brenda e jashtë vendit, kemi dëshmuar se rinia është prioriteti ynë.” – vazhdoi Idrizi.
Ai tha se Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë, duke krijuar më shumë mundësi për arsim, punësim dhe zhvillim.
“Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë, duke krijuar më shumë mundësi për arsim, punësim dhe zhvillim.” – thekson Idrizi.
Postimi i plotë:
Bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kandidaten për Kuvendin Komunal, Vlerë Tahiri, zhvilluam një takim frymëzues me të rinjtë e Vushtrrisë.
Përmes bashkëpunimeve, trajnimeve dhe bursave për studime brenda e jashtë vendit, kemi dëshmuar se rinia është prioriteti ynë.
Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë, duke krijuar më shumë mundësi për arsim, punësim dhe zhvillim.
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve