
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili sot ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për studentët.
Ai ka vlerësuar se Kurti po e përjeton panikun nga humbja e madhe që e pret të dielën.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka ftuar studentë që t`i marrin at para, por të dielën të përdorin votën e tyre për të ndëshkuar Albin Kurtin.
“Kryeministri në largim, i cili tashmë ka humbur çdo legjitimitet, duket se po e përjeton panikun nga humbja e madhe që e pret të dielën. Pas katër vitesh dështimesh në qeverisje dhe degradimi të sistemit arsimor, ai sot vendosi të ndajë 26 milionë euro, nga 100 euro për student, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve. Kjo nuk është mbështetje e sinqertë për studentët, por përpjekje e hapur për blerje vote. Megjithatë, ky është një tjetër gjykim i gabuar për studentët kosovarë, sepse ata as nuk blihen e as nuk shiten. Unë i ftoj studentët që t’i marrin ato mjete, që janë nga taksat e familjeve të tyre, por të dielën ta përdorin votën e tyre për ta ndëshkuar një kryeministër që ka rrezikuar të ardhmen e tyre dhe të shtetit”, ka shkruar Kurti.