Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kenan Gashi: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat e saj ligjore dhe kushtetuese

07/10/2025 - 21:22
në Lajme
A A
Kenan Gashi: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat e saj ligjore dhe kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i organizatës AVONET, Kenan Gashi, ka reaguar pas mbledhjes së 270-të të Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar shqetësuese miratimin e disa vendimeve që, sipas tij, përmbajnë kosto të lartë financiare për buxhetin e shtetit.

Sipas Gashit, këto vendime përbëjnë “tejkalim të qartë të kompetencave të një qeverie në detyrë” dhe bien ndesh me parimet e mirëqeverisjes, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale.

“Qeveria në detyrë ka mandat të kufizuar dhe funksionet e saj duhet të orientohen vetëm në sigurimin e vazhdimësisë administrative të institucioneve, jo në ndërmarrjen e vendimeve që krijojnë obligime të reja financiare, ndikojnë në buxhet apo në politikat afatgjata të shtetit,” ka theksuar Gashi.

Ai ka kujtuar se këto veprime bien ndesh me nenin 72 të Kushtetutës dhe nenin 31 të Ligjit për Qeverinë, të cilat përcaktojnë se një qeveri në detyrë nuk mund të ndërmarrë veprime që krijojnë obligime financiare për institucionet shtetërore.

Sipas tij, vendimet e tilla përbëjnë precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe stabilitetin institucional të vendit, pasi mund të dëmtojnë procesin e tranzicionit institucional dhe të krijojnë pasoja të drejtpërdrejta financiare për buxhetin publik.

“Qeveria në detyrë nuk duhet të marrë vendime që favorizojnë grupe të caktuara apo krijojnë perceptimin e përdorimit të resurseve shtetërore për përfitime politike. Këto veprime dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucione dhe cenojnë parimin e barazisë dhe të drejtësisë publike,” ka shtuar ai.

Në fund, Gashi ka bërë thirrje që të rishikohen vendimet e tilla dhe të ndalet praktika e tejkalimit të kompetencave nga qeveritë në detyrë, duke theksuar se “qeverisja e përgjegjshme nënkupton respekt të ligjit, të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.”

JU REKOMANDOJMË

Koci e konfirmon, lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe

Tërheqja e trupit të Faton Hajrizit, avokati Koci niset drejt Serbisë
25/07/2026 - 14:44

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar nga policia serbe në Horgosh i riu nga Kosova, i cili ishte ndaluar gjatë një kontrolli në këtë pikë kufitare.Sipas...

Më shumëDetails

Rama kërkon llogari nga Jeta Xharra për “Lule Gjelin”: Pres sqarim deri të hënën, do të rishqyrtohet bashkëpunimi

Rama: Hapet këshillmorja e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis në Ambulantën në Lagjen e Studentëve
25/07/2026 - 14:25

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar sqarim nga Jeta Xharra, drejtuese e mediumit Kallxo.com, pasi në të njëjtin u publikuan shkrime nga profili famëkeq “Lule...

Më shumëDetails

Vuçiq i gënjen oficerët e rinj serbë: Kosova është e Serbisë edhe me Kushtetutë edhe me të drejtën e Zotit

Vuçiq i gënjen oficerët e rinj serbë: Kosova është e Serbisë edhe me Kushtetutë edhe me të drejtën e Zotit
25/07/2026 - 13:57

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova “i takon” Serbisë, përveç tjerash, edhe sipas “drejtësisë së Zotit”. Kosovën ai sërish e përdori në një fjalim për të...

Më shumëDetails

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe
25/07/2026 - 13:48

Një shtetas nga Kosova, me inicialet G.R. (47-vjeç), është arrestuar në Ulqin, nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje në zonën e Plazhit të Madh dhe Plazhit të...

Më shumëDetails

Djali i Heroit Enver Zymberi ndoqi rrugën e babait: Sokoli është Polic i Kosovës

Djali i Heroit Enver Zymberi ndoqi rrugën e babait: Sokoli është Polic i Kosovës
25/07/2026 - 12:46

Pesëmbëdhjetë vjet pas rënies së heroit të Kosovës, Enver Zymberi, rrugëtimin e tij në shërbim të vendit po e vazhdon edhe djali i tij. Sokoli, djali i policit...

Më shumëDetails

Laboratori “Alfa Lab” i Leutrim Hazirit u kap me shërbime të palicencuara dhe staf të paregjistruar, por gjobitet me vetëm 1 mijë euro

Laboratori “Alfa Lab” i Leutrim Hazirit u kap me shërbime të palicencuara dhe staf të paregjistruar, por gjobitet me vetëm 1 mijë euro
25/07/2026 - 12:32

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • ‘Fluturon’ çmimi i naftës në Kosovës, edhe sot rritje e ndjeshme

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Miliona në lojë! Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Kompania e biznesmenit të afërt me Qeverinë kap mega-tenderin gati 7-milionësh për derivate

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “VitaLab” e Lavdim Zhdrellës kapet me staf të palicencuar, teste HIV dhe shërbime të palicencuara – gjobitet me 3 mijë euro

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë