
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri është i ftuari i sontëm në emisionon “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Tahiri ka komentuar kundërkandidatin e tij Faton Peci ku e ka quajtur arrogant.
“Më vjen keq për qasjen e tij në periudhën e fushatës, qytetarët e Mitrovicës nuk janë arrogantë, mendjemëdhenj e përçarës”, ka thënë Tahiri.