Kandidatët për kryetar të komunës së Gjakovës mbrëmë kanë zhvilluar debatin zgjedhor në ATV, ku janë përplasur ashpër mes vete kryetari aktual, Ardian Gjini, dhe kandidati i VV-së, Ardian Gola, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Gjini ka akuzuar se dikush nga kandidatët bën telefonata për ta hetuar atë, por që sipas tij le të hetojnë sa të dëshirojnë.
E ndaj kësaj ka reaguar Gola i VV-së duke i thënë se nuk e di për një gjë të tillë, po ka akuzuar Gjinin se ky është rekordi i krimit në Gjakovë.
Ky diskutim lindi nga tema e dhënies së pronave komunale në shfrytëzim./Veriu.info/