Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpenzimet qeveritare para zgjedhjeve nxisin debat për blerje votash

09/10/2025 - 16:23
në Lajme
A A
Shpenzimet qeveritare para zgjedhjeve nxisin debat për blerje votash
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njëzet e gjashtë milionë euro për studentë, një milion për pako ushqimore për familjet në nevojë, subvencionim i faturave të energjisë elektrike për familjet me të ardhura të ulëta…

Këto vendime të Qeverisë në detyrë të Kosovës më 7 tetor u cilësuan nga kundërshtarë politikë e përfaqësues të shoqërisë civile si fushatë elektorale.

Për kë? Për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë në pushtet, që synojnë të fitojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Nuk është e qartë se kur do të shpërndahen këto mjete dhe mbi çfarë kriteresh. Unë besoj se është vetëm për ta krijuar një narrativë që do të shfrytëzohet për zgjedhjet”, thotë Eugen Cakolli, nga Demokracia në Veprim, për Radion Evropa e Lirë.

Ai dyshon se shpërndarja e këtyre mjeteve, në mënyrë specifike për studentë, do të përkojë me rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku Cakolli pret që në garë të jenë shumë kandidatë të LVV-së.

“Kjo u ofron mundësinë kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ta kenë si aset shtesë në zgjedhje temën e ndarjes së këtyre mjeteve, duke e shfaqur këtu idenë e përkrahjes që do ta kenë nga niveli qendror”, shton Cakolli.

Fushata elektorale për zgjedhjet lokale ka filluar më 12 shtator. Që atëherë, Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar edhe një tjetër mbledhje, ku janë marrë vendime për fillim e finalizim të proceseve të shpronësimeve dhe janë ndarë edhe tre milionë euro për rehabilitimin e rrugëve rajonale.

Akuzat e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, se vendimet e tilla po bëhen “për të blerë vota” për kandidatët e LVV-së, janë kundërshtuar nga kjo parti.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, theksoi disa herë se vendime të ngjashme janë marrë edhe në vitet paraprake, kur s’ka pasur fushatë elektorale, dhe se disa kanë qenë premtime të kamotshme.

Por, për vrojtues të fushatës elektorale, problemi nuk qëndron vetëm te vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës.

Më 7 tetor, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kuti, mori pjesë në përurimin e rrjetit të ujësjellësit në disa fshatra të Fushë Kosovës.

Në komunikatën zyrtare për këtë aktivitet u tha se ai u shoqërua nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, Arsim Fetahu.

Të gjithë këta përfaqësojnë institucione që bashkëpunuan në këtë projekt.

Por, aty ishte i pranishëm edhe kandidati i LVV-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza.

Lidhur me këtë aktivitet, ai postoi katër herë në llogarinë e tij në Facebook, duke shkruar se “ndryshimi historik po fillon” dhe duke kërkuar votat e qytetarëve atje.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, në zgjedhjet lokale në Fushë Kosovë ka fituar gjithnjë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Paraqitja e kandidatëve të LVV-së për kryetarë komunash në projekte që janë përuruar në komunat përkatëse, ka filluar qysh para fushatës elektorale.

Më 25 gusht, kandidati i LVV-së për Mitrovicë të Jugut, Faton Peci, kishte postuar fotografi me kryeministrin në detyrë, Kurti, përkrah urës së re të ndërtuar mbi lumin Ibër.

Në të njëjtën linjë, më 5 tetor, kur Ministria e Shëndetësisë dhuroi një autoambulancë të re për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut, Peci ishte sërish përkrah ministrit në detyrë, Arben Vitia.

Cakolli, nga Demokracia në Veprim, thotë se aktivitetet e tilla nuk kanë qenë të papara në proceset e mëparshme zgjedhore.

“Por, ajo që bie në sy gjatë muajve të fundit është se përurimi apo fillimi i secilit projekt nëpër komuna, është bërë kryesisht me pjesëmarrjen e kandidatëve të LVV-së që do të jenë pjesë e garës”, thotë Cakolli.

Ai shton se kjo po bëhet ashtu që kandidatët të mund ta shfrytëzojnë “kapitalin politik që gëzon LVV-ja në nivelin qendror dhe sidomos Albin Kurti si person përgjegjës në pushtet”.

Përballë akuzave të shumta se resurset publike po keqpërdoren për fushatë, përkrahës të shumtë të LVV-së në rrjete sociale kanë ngritur krahasime me sjelljen e kryetarëve aktualë të komunave.

Aktualisht, Vetëvendosja udhëheq në vetëm katër nga 38 komunat e Kosovës: Gjilan, Kamenicë, Shtime dhe Podujevë.

Shumë nga kryetarët aktualë nëpër komunat e Kosovës kanë nisur shtrimin e asfalteve, përurimin e çerdheve dhe shumë projekte të ngjashme pikërisht gjatë fushatës elektorale.

Kështu ngrihet pyetja: Pse akuzohet LVV-ja që po shfrytëzon pushtetin në nivelin qendror, dhe jo partitë tjera nga të cilat vijnë kryetarët e komunave, e që shfrytëzojnë buxhetin lokal gjatë fushatës?

Cakolli thotë se keqpërdorimi i resurseve publike për fushatë nuk është më i rrallë as në nivelin lokal.

Ai përmend rastin në Prishtinë, ku kryetari aktual, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, liroi nga pagesa për trafikun urban disa kategori të qytetarëve të Prishtinës vetëm 11 ditë para zgjedhjeve.

Por, ka një dallim, thekson Cakolli.

“Nuk është e njëjtë si një qeveri që menaxhon me gati tre miliardë euro dhe që vetëm në muajt e fundit, duke qenë qeveri në detyrë, ka shpenzuar mbi 100 milionë euro, e që është vlerë më e madhe se shuma e të gjitha projekteve të përuruara nga kryetarët gjatë krejt fushatës apo gjatë krejt vitit të fundit”, thotë ai.

Për shkak të këtij dallimi, ai thotë se “ndikimi në përcaktimin e votuesve dhe rrjedhimisht edhe në rezultat [nga vendimet e Qeverisë], është dukshëm më i madh sesa ai i kryetarëve të komunave”.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mori kritika edhe në fund të tetorit të vitit të kaluar, kur vendosi për rritje pagash në sektorin publik, disa muaj para zgjedhje parlamentare.

Edhe atëherë, opozita e cilësoi vendimin si pjesë të fushatës paraelektorale.

Ngjashëm, në vitin 2011, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, kishte marrë vendim për rritje të pagave nga 30 deri në 50 për qind për sektorin publik pak para zgjedhjeve.

Ai veproi njëjtë edhe në vitin 2014 kur, sërish para zgjedhjeve, Qeveria që ai drejtonte mori vendim për rritje të pagave. Por, ai vendim në fund nuk u zbatua pasi kryeministër u zgjodh Isa Mustafa./REL/

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën, IHMK me këshilla për shëndetin dhe për të mbjellat

Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë
25/07/2026 - 00:54

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën 25–26 korrik 2026. Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të...

Më shumëDetails

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi
25/07/2026 - 00:52

Kanë kaluar mbi një vit e gjysmë që kur është zhdukur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Hasi, Zylfi Tejeci, për të cilin ende nuk ka asnjë...

Më shumëDetails

Goditet kontrabanda në Bërnjak, sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare dhe dy automjete

Goditet kontrabanda në Bërnjak, sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare dhe dy automjete
25/07/2026 - 00:49

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në zonën kufitare të Bërnjakut, pas pranimit të informatave për dyshime lidhur me kontrabandimin e mallrave. Sipas Policisë, aksioni është realizuar...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: LVV është e gatshme të rifillojë bisedimet me LDK-në, presim qartësi për pozicionimin e saj

Kusari-Lila: LVV është e gatshme të rifillojë bisedimet me LDK-në, presim qartësi për pozicionimin e saj
24/07/2026 - 21:39

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka folur në emisionin “EURO n’T7” për zhvillimet politike dhe takimet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

Më shumëDetails

Sorensen diskuton me Kurtin kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Sorensen diskuton me Kurtin kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë
24/07/2026 - 21:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Sipas njoftimit të...

Më shumëDetails

Ja si funksiononte grupi i zyrtarëve të Ministrisë së Sveçlës me turkun e “Wolt-it” (Dosja e plotë)

Ja si funksiononte grupi i zyrtarëve të Ministrisë së Sveçlës me turkun e “Wolt-it” (Dosja e plotë)
24/07/2026 - 21:36

Në qendër të hetimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë zyrtaret e MPB-së që drejtohet nga Ministri Xhelal Sveçla dhe një shtetas turk, të cilët dyshohen për një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryente analiza molekulare pa licencë dhe kishte staf të palicencuar – gjobitet “Pinea Medical Center Healthcare”

    Kryente analiza molekulare pa licencë dhe kishte staf të palicencuar – gjobitet “Pinea Medical Center Healthcare”

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “VitaLab” e Lavdim Zhdrellës kapet me staf të palicencuar, teste HIV dhe shërbime të palicencuara – gjobitet me 3 mijë euro

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kompania e biznesmenit të afërt me Qeverinë kap mega-tenderin gati 7-milionësh për derivate

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nafta arrin pikën më të lartë prej fillimit të majit – Këto janë çmimet e reja nga MINT

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë