Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga PDK, Ferit Idrizi, ka marrë mbështetje të fuqishme nga gratë dhe vajzat e kësaj komune.
Ai tha se në këtë takim u ndje fuqia dhe besimi në rrugën që kanë nisur bashkë.
“Në tubimin me gratë dhe vajzat e komunës sonë, nga ku morëm përkrahje të jashtëzakonshme, u ndje fuqia dhe besimi për rrugën që kemi nisur bashkë.” – shkruan Idrizi.
Idrizi ka thënë se do të vazhdojnë me mbështetjen e tyre përmes politikave që fuqizojnë rolin e gruas në çdo fushë të jetës.
“Do të vazhdojmë me mbështetjen e tyre përmes politikave që fuqizojnë rolin e gruas në çdo fushë të jetës, duke e bërë zërin e tyre pjesë të çdo vendimmarrjeje, siç e kemi dëshmuar edhe në mandatin e parë.” – përfundoi Idrizi.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/r/1BDgRHNu89/?mibextid=wwXIfr













