Pas dekretimit të Albin Kurtit për formimin e qeverisë, tashmë ka nisur numërimi prapa.
Megjithatë, për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga komuniteti serb, Lista Serbe ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese.
Deri më tani nuk është njoftuar se partia më e madhe e serbëve në Kosovë ka prarashtruar ankesë, megjithatë, nëse një gjë e tillë ndodhë, mund të pezullojë rrjedhjen e afateve për formimin e qeverisë.
“Ne jemi edhe para një procesi që nuk e dimë bëhet çështja e konstituimit të Kuvendit. Ka mundësi që nga ajo çfarë ka paralajmëruar grupi parlamentar i Listës Serbe, mbase janë duke e përgatitur një ankesë për GJK dhe eventualisht mund të kërkojnë përsëri masë të përkohshme dhe të bllokohet përsëri gjithçka deri Gjykata të vendos ndryshe”, tha Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, për RTV Dukagjin.