Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajqinovci: Ta shohim a i kemi numrat, Rexhaj: Nëse nuk e bëjmë ne qeverinë, shkojmë në zgjedhje

14/10/2025 - 22:46
në Lajme
A A
Bajqinovci: Ta shohim a i kemi numrat, Rexhaj: Nëse nuk e bëjmë ne qeverinë, shkojmë në zgjedhje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, kanë dhënë mendimet e tyre për formimin e qeverisë, derisa janë edhe dymbëdhjetë ditë para se të përfundojë afati kushtetues.

Deputeti Mefail Bajqinovci, ka thënë se duhet pritur deri më 26 tetor për të parë nëse partia do të sigurojë numrat për formimin e qeverisë.

“Unë mendoj që duhet me prit deri më datën 26 tetor, dhe të shohim se a i kemi numrat a jo… Orët kanë nis me shku dhe presim deri me 26 tetor. Dhe është në diskrecionit të kryeministrit, të shohim se kushdo do të jetë. Unë mendoj që edhe individualisht edhe me Nismën bisedime dhe të shohim si do të përfundoj”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti Arbër Rexhaj, ka deklaruar se partia e tij mbetet e përkushtuar për formimin e qeverisë, por, sipas tij, është e gatshme të shkojë në zgjedhje në rast se kjo nuk ndodh.

Në Debat Plus, Rexhaj theksoi se zgjedhjet nuk janë qëllim, por mundësi e fundit nëse nuk sigurohet shumica e nevojshme parlamentare.

Sipas tij, Vetëvendosje tashmë ka shumicën e votave nga deputetët e komuniteteve që përkrahin Kurtin, çka e bën këtë subjekt politik alternativën e vetme për formimin e qeverisë.

“Kemi thënë që zgjedhjet janë zgjidhja e fundit. Mirëpo meqë keni mund me pa deklaratën e kryeministrit Kurti, ku thotë se nëse nuk e bëjmë ne qeverinë, shkojmë në zgjedhje. Jo në kuptimin arrogant, as në kuptimin që patjetër ne duhet me bë. Mirëpo në kuptimin e asaj që nuk ka konstelacion tjetër, pra të përbërjes së qeverisë. Pos të LVV e cika e ka shumicën të pjesës së deputetëve që i përfaqësojnë minoritetet, që janë së bashku me kryeministrin Kurti. Dhe në këtë kuptim LVV-ja është e gatshme për zgjedhje qoftë menjëherë. Mirëpo synojmë që ta bëjmë qeverinë…”, ka thënë Rexhaj.

JU REKOMANDOJMË

Balla: Mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte në Tiranë për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët
Lajme

Balla: Mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte në Tiranë për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët

15/10/2025 - 09:21
Pasaportat më të fuqishme: e Kosovës bie katër vende më poshtë në renditje
Lajme

Pasaportat më të fuqishme: e Kosovës bie katër vende më poshtë në renditje

15/10/2025 - 08:56
Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin
Lajme

Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

15/10/2025 - 08:46
“Liria ka Emër”, sot nis marshi me motoçikleta drejt Hagës
Lajme

“Liria ka Emër”, sot nis marshi me motoçikleta drejt Hagës

15/10/2025 - 08:30
Evropa duhet të përgatitet për sulm të thellë nga Rusia, thotë kryediplomati polak
Lajme

Evropa duhet të përgatitet për sulm të thellë nga Rusia, thotë kryediplomati polak

15/10/2025 - 08:20
Pas nënshkrimit për Gazën në Egjipt, DASH e shpërndan grafikën me “luftërat” që ndali Trump, edhe Kosova e Serbia aty
Lajme

Pas nënshkrimit për Gazën në Egjipt, DASH e shpërndan grafikën me “luftërat” që ndali Trump, edhe Kosova e Serbia aty

15/10/2025 - 08:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    403 Shpërndaje
    Shpërndaje 161 Tweet 101
  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Përfundon numërimi i votave për asamble në Pejë, ky është rezultati

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Podujevë, ky është rezultati?

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Obiliq, garë e ngushtë mes LDK dhe LVV

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë