Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja Osmani përkrah protestën e Tiranës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

15/10/2025 - 11:44
në Lajme
A A
Presidentja Osmani përkrah protestën e Tiranës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se e përkrah protestën që do të organizohet të premten në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale të Hagës. Osmani ka thënë se e ka përkrahur secilën protestë që thërret për drejtësi.

“E mbështes këtë protestë. E kam mbështetur secilën protestë që thërret për drejtësi.

Drejtësi që respekton parimet më të larta të mbrojtës së të drejtave të njeriut.

Krerët e UÇK pikërisht se kanë pasur besim në drejtësi janë paraqitur para saj, pa asnjë dyshim për drejtësinë”, ka thënë Osmani në një prononcim për media, raporton Express.

Osmani ka thënë se Kosova kërkon respektim të parimeve më të larta të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe se u jep të drejtë qytetarëve që kërkojnë respektim të këtyre standardeve.

“Por ne kërkojmë që parimet më të larta të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të respektohen. Unë i jap plotësisht të drejtë qytetarëve tanë sa herë protestojnë për të kërkuar respektimin e këtyre standardeve”, ka shtuar tutje Osmani.

Osmani ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë për liri, për mbrojtje të popullit të pafajshëm, çlirim e mbrojtje të pragut të shtëpisë. Osmani ka thënë se UÇK ka mbrojtur me dinjitet qytetarët e Kosovës, Republikën e Kosovës.

“Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri , për të mbrojtur popullin, për ta çliruar Kosovën nga okupimi shekullor dhe luftë që ka pasur në fokus mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe për të mbrojtur qytetarët e pafajshëm. Për këdo që e ka parë me sytë e vetë se çfarë ka ndodhur në luftën e fundit, ka qenë vetëm një agresor dhe ajo ka qenë Serbia, ka qenë një viktime dhe ajo është Kosova, populli i Kosovës. UÇK ka mbrojtur me dinjitet qytetarët e Kosovës, ka mbrojtur me dinjitet Republikën e Kosovës dhe drejtësinë e kësaj luftë do ta mbrojmë deri në fund”, ka përfunduar Osmani./Express/

JU REKOMANDOJMË

Hoxha: 400 mijë njerëz e kanë lëshu Kosovën prej 2010 e knej, ka beteja më të rëndësishme që i kemi humb në paqe

Hoxha: 400 mijë njerëz e kanë lëshu Kosovën prej 2010 e knej, ka beteja më të rëndësishme që i kemi humb në paqe
22/07/2026 - 23:06

Analisti Dibran Hoxha tha në Pressing në T7 se nga viti 2010 vendin tonë e kanë lëshuar 400 mijë njerëz. Derisa shpresat vazhdojmë t’i kemi jashtë Kosovës, tha...

Më shumëDetails

Arrestimet në MPB, Prokuroria: Dyshohet se përfituan duke lëshuar jashtëligjshëm leje qëndrimi

Arrestimet në MPB, Prokuroria: Dyshohet se përfituan duke lëshuar jashtëligjshëm leje qëndrimi
22/07/2026 - 22:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka ndaluar për 48 orë tre persona, pas...

Më shumëDetails

Pantina ‘godet’ Abdixhikun: Duhet të shkojë në shtëpi!

Pantina ‘godet’ Abdixhikun: Duhet të shkojë në shtëpi!
22/07/2026 - 22:39

Pantina ‘godet’ Abdixhikun: Duhet të shkojë në shtëpi!Share Button Gazeta Blic Shqipe Pantina, ka kërkuar largimin e Lumir Abdixhikut nga drejtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke...

Më shumëDetails

Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, do të dalë në gjyq në qershorin e ardhshëm

Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, do të dalë në gjyq në qershorin e ardhshëm
22/07/2026 - 22:04

Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe gruas së tij, Cilia Flores, është planifikuar të fillojë më 1 qershor 2027, urdhëroi një gjykatës i Nju...

Më shumëDetails

Qytetarët në Shqipëri në ditën e 53-të të protestës

Qytetarët në Shqipëri në ditën e 53-të të protestës
22/07/2026 - 21:17

Protesta maratonë kundër investimit në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e 53-të, ndërsa aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet....

Më shumëDetails

Hoti kërkon reagim urgjent pas stuhisë: Të kompensohen qytetarët dhe fermerët

Hoti kërkon reagim urgjent pas stuhisë: Të kompensohen qytetarët dhe fermerët
22/07/2026 - 20:44

Deputeti Avdullah Hoti ka kërkuar reagim të menjëhershëm të institucioneve pas dëmeve të shkaktuara nga stuhia me erëra të forta dhe reshje të dendura. Në një shkri mnë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Policia jep detaje nga aksidenti tragjik në Komoran, ku humbi jetën 24 vjeçarja

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Kujtimet do të mbeten të gjalla gjithmonë për ty”, mësuesja me dedikim prekës për policin i cili u gjet i pajetë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Abdixhiku sërish në qendër të kritikave, publikohen pamjet e eskortës së tij

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë