Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama në forumin Shqipëri-Turqi: Shkëmbimet tregtare tejkaluan 1 miliard euro, partneriteti ynë forcohet çdo ditë

17/10/2025 - 14:19
në Lajme
A A
Rama në forumin Shqipëri-Turqi: Shkëmbimet tregtare tejkaluan 1 miliard euro, partneriteti ynë forcohet çdo ditë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Duhen dy duar për të duartrokitur”, tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, gjatë Forumit të Investimeve Shqipëri-Turqi që po zhvillohet sot në Tiranë, duke iu referuar një thënie të urtë të përbashkët për dy vendet tona.Sot, Shqipëria dhe Turqia, tha kryeministri Edi Rama përpara mbi 1500 investitorëve turq të pranishëm në forum, si dhe zëvendëspresidentit të Turqisë, Cevdet Yılmaz, janë pikërisht ato dy duar që duartrokasin së bashku, një histori miqësie që nuk njeh kthesa, një partneritet që forcohet çdo ditë dhe një horizont që hapet gjithnjë e më gjerë përpara nesh, shkruan ATSH.
Duke iu rikthyer një momenti kyç në marrëdhëniet dypalëshe, kryeministri kujtoi vendosjen e një objektivi të përbashkët me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, një dekadë më pare, dyfishimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.“Sot, jo vetëm që kemi arritur këtë synim, por e kemi tejkaluar,” tha Rama, duke vënë në dukje se nga një volum tregtar prej 250 milionë eurosh, sot është kaluar mbi 1 miliard euro vetëm në nëntë muajt e parë të vitit.

Nga 300 sipërmarrje me kapital turk, vijoi kryeministri, sot në Shqipëri numërohen mbi 1 mijë, ndërsa nga disa qindra punonjës në kompani turke, sot janë mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë të punësuar në to.“Por më shumë se numrat, ajo që ka vlerë është fryma. Është dëshira, besimi dhe sensi i përkatësisë në një miqësi që ka ndërtuar këtë lidhje të fortë mes nesh. Një frymë bashkëpunimi që prodhon rezultate”, nënvizoi Rama.
Duke folur për klimën e favorshme që ofron Shqipëria, Kryeministri u shpreh se vendi nuk është më një ishull i mbyllur si dikur, por një vend i hapur dhe mikpritës, një “ishull i bukur” në mes të Europës ku investimet shumëfishohen në pak vite, falë një sistemi taksash të ulëta, energjisë së gjelbër, turizmit në rritje, zhvillimit teknologjik dhe një tregu që pret krahëhapur sipërmarrjen turke.Vetëm gjatë këtij viti, vijoi ai, mbi 300 mijë turistë nga Turqia zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë, një shifër e jashtëzakonshme që dëshmon për përparimin e bërë në fushën e turizmit dhe lidhjet e thelluara mes dy vendeve.
“Siç thotë një tjetër shprehje e përbashkët mes nesh: oreksi vjen duke ngrënë. Ndaj, ejani të punojmë bashkë për suksesin, ta kapim atë dhe ta shijojmë së bashku”, u shpreh Rama.Në vijim, Kryeministri e cilësoi Shqipërinë si portën më të afërt të Turqisë drejt Bashkimit Europian dhe një partner të qëndrueshëm në fushat e sigurisë, energjisë, turizmit dhe teknologjisë.
Ai theksoi se qeveria shqiptare është më shumë sesa një qeveri mike, është një partnere strategjike e një aleance të fortë me Turqinë, e gatshme të mikpresë, të dëgjojë dhe të garantojë çdo investim që kthehet në një histori suksesi.“Ne hodhëm një hap të madh para 10 vitesh, dhe sot shohim sesa shumë kemi ecur përpara. Kemi ndërtuar një urë, e kemi hedhur këmbën në të ardhmen dhe objektivi ynë tani është që të dyfishojmë sërish shkëmbimet tona tregtare, duke ndërtuar një “autostradë suksesi” midis Bosforit dhe Adriatikut”, theksoi Kryeministri.

Ai nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë thjesht marrëdhënie ekonomike, por një lidhje vëllazërie, besimi dhe bashkudhëtimi drejt së ardhmes.“Ura që sot lidh Stambollin me Tiranën është më e fortë se kurrë. Ura që lidh Ankaranë me Shqipërinë zyrtare është më solide se kurrë. Është një urë që përshpejton lidhjen tonë me Perëndimin përmes Korridorit 8 dhe portit të ri të Durrësit, por edhe një urë që lidh historinë me të ardhmen, kujtimet e përbashkëta me ambicien për të nesërmen”, u shpreh Rama.
Rama theksoi se Shqipëria dhe Turqia flasin të njëjtën gjuhë, “gjuhën e punës dhe të rezultateve”.Ai ftoi investitorët të jenë pjesë e këtij rrugëtimi, ku çdo projekt, çdo ide dhe çdo energji pozitive kthehet në një sukses të përbashkët.
“Le ta shohim të ardhmen si një detyrë që duhet ta përmbushim bashkë, përmes një udhëtimi ku çdo investim, çdo projekt, çdo energji bëhet shkak për një duartrokitje të re për historinë tonë të përbashkët”, deklaroi kryeministri Rama.

JU REKOMANDOJMË

Bllokohen mërgimtarët në kufirin Kroaci-Serbi, nuk iu lejohet lëvizja – kërkojnë ndërhyrjen e shtetit

Bllokohen mërgimtarët në kufirin Kroaci-Serbi, nuk iu lejohet lëvizja – kërkojnë ndërhyrjen e shtetit
19/07/2026 - 10:01

Numër i madh i mërgimtarëve nga Kosova raportohet se kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë që nga ora 02:00 e...

Më shumëDetails

Bëhen “kërrsh” familjarët mes vete në Prishtinë, arrestohen katër persona

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
19/07/2026 - 09:30

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje familjare, gjatë së cilës dyshohet se kanë sulmuar dhe kanosur njëri-tjetrin. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka...

Më shumëDetails

Sulmon fizikisht djalin dhe tenton të hidhet nga kati i dytë, arrestohet llapjani

Babë e bijë në pranga për vrasjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare
19/07/2026 - 09:16

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Podujevë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij dhe më pas ka tentuar...

Më shumëDetails

Hysni Gucati paraqitet para Gjykatës në Drenas

Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike
19/07/2026 - 09:07

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Drenas, kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, do të paraqitet në një seancë gjyqësore. Në komunikatën e lëshuar për media, u bë e...

Më shumëDetails

Sonte vendoset kampioni i botës: Spanja dhe Argjentina në finalen historike

Sonte vendoset kampioni i botës: Spanja dhe Argjentina në finalen historike
19/07/2026 - 08:41

Spanja dhe Argjentina do të përballen sonte në finalen e Kupës së Botës 2026, në një duel që nis në orën 21:00 dhe pritet të mbajë të gozhduar...

Më shumëDetails

Maqedonci: Do të zgjidhet problemi i pagesës së orëve shtesë për ushtarët, FSK-ja gati për dërgimin e kontingjentit tjetër në Gaza

Maqedonci për ushtarin që nuk u kthye nga Amerika: Është larguar menjëherë nga FSK, kemi kontakte me autoritetet atje për kthimin e tij
19/07/2026 - 08:23

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se Ministria e Mbrojtjes është në koordinim me Ministrinë e Financave për të gjetur zgjidhje për pagesën e orëve shtesë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari i arrestuar për goditjen me thikë të 30-vjeçarit (B.M.) në Mitrovicë (Emri)

    Ky është i dyshuari i arrestuar për goditjen me thikë të 30-vjeçarit (B.M.) në Mitrovicë (Emri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Luana Vjollca ndez rrjetin, publikon video me fustan provokues (Pamje)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Video e rrallë, përplasja e Rugovës me një gazetare franceze për shkak të shkuarjes në Beograd: Duhet të jeni më njerëzore…

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Këta janë të arrestuarit për të shtënat në Llapnasellë – njëri posedonte armë me leje për mbajtje dhe bartje

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • A rrezikon të shtyhet finalja e Botërorit, mes Spanjës dhe Argjentinës?

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë