Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skuadrat kosovare në aksion të mërkurën në arenën ndërkombëtare të basketbollit

21/10/2025 - 18:35
në Sport
A A
Skuadrat kosovare në aksion të mërkurën në arenën ndërkombëtare të basketbollit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Basketbolli kosovar vazhdon rrugëtimin e tij në garat evropiane, me tri skuadra që do të zbresin në parket këtë të mërkurë në kuadër të xhiros së dytë të FIBA Europe Cup dhe ENBL League.

Kampioni aktual i Kosovës, KB Trepça, rikthehet para tifozëve të saj në palestrën “Minatori”, pas paraqitjes dinjitoze në Selanik ndaj PAOK-ut, ku u mposht 85:74.

Në ndeshjen e dytë të grupit, mitrovicasit përballen me skuadrën gjermane Basketball Braunschweig, që në hapje të edicionit triumfoi ndaj Anwilit të Polonisë pas vazhdimeve me rezultat 98:97, raporton Klankosova.tv.

Takimi zhvillohet të mërkurën në ora 18:30.

Skuadra prizrenase e Bashkimit do të kërkojë fitoren e parë në grup ndaj ekipit të njohur italian, Reggiana.

Pas humbjes në Zagreb ndaj Cibonës (93:79), prizrenasit do të kenë një sfidë të vështirë përballë italianëve që javën e kaluar mposhtën Dijonin e Francës pas vazhdimeve, 96:88.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën në ora 20:00

KB Peja, pas disfatës në shtëpi ndaj Rigas Zelli (83:72), udhëton drejt Zagrebit për t’u përballur me Dubravën.

Skuadra kroate po ashtu pësoi humbje në xhiron e parë ndaj Spartak Plevenit të Bullgarisë (83:82), çka e bën këtë përballje shumë të rëndësishme për të dy ekipet.

Takimi nis të mërkurën në ora 20:00.

Ndërkohë, KB Prishtina, që është skuadra e katërt kosovare në arenën ndërkombëtare, aktualisht kryeson Grupin B të ENBL League me dy fitore nga dy ndeshje.

Kryeqytetasit do të rikthehen në aksion më 29 tetor, në udhëtim ndaj Slovan Bratislava në Sllovaki.

JU REKOMANDOJMË

Nora Gjakova i jep fund karrierës si sportiste
Sport

Nora Gjakova i jep fund karrierës si sportiste

31/12/2025 - 14:31
Jashari dhe Muja takohen në Kosovë dhe prezantojnë veturat luksoze
Sport

Jashari dhe Muja takohen në Kosovë dhe prezantojnë veturat luksoze

31/12/2025 - 10:08
Pa problem edhe për Senegalin e Kongon, kalojnë tutje
Sport

Pa problem edhe për Senegalin e Kongon, kalojnë tutje

30/12/2025 - 22:15
Ronaldo shënon golin e 957 në karrierë, devijon me shpinë goditjen e Felix
Sport

Ronaldo shënon golin e 957 në karrierë, devijon me shpinë goditjen e Felix

30/12/2025 - 20:09
Ishte -10 gradë, portieri i ekipit turk pi çaj gjatë ndeshjes për t’u ngrohur
Sport

Ishte -10 gradë, portieri i ekipit turk pi çaj gjatë ndeshjes për t’u ngrohur

30/12/2025 - 18:00
Milan kryeson renditjen e shikueshmêrisë
Sport

Milan kryeson renditjen e shikueshmêrisë

30/12/2025 - 14:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pacolli tregon një histori prekëse se çka i kërkoi Daci në takimin e parë: E kisha detyrë morale t’ia zbatoja kërkesën

    Pacolli tregon një histori prekëse se çka i kërkoi Daci në takimin e parë: E kisha detyrë morale t’ia zbatoja kërkesën

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Aktivistja nga Mitrovica me mesazh për mërgimtarët: Mos u kthe tash, rri dhe shijo frutet e farës që e mbolle

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Emrat befasues që u vlerësuan me pak vota nga elektorati i VV-së

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Arian Tahiri merr vota më shumë se Bedri Hamza në 5 vendvotime në Mitrovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • 87% e votave të numëruara: Këta janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë