Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiraj reagon për fushatën kundër Ferit Idrizit: Ushtarët e UÇK-sê nuk janë të mirë, veç kur janë të vdekur!

29/10/2025 - 16:44
në Opinione
A A
Tahiraj reagon për fushatën kundër Ferit Idrizit: Ushtarët e UÇK-sê nuk janë të mirë, veç kur janë të vdekur!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Albanez Tahiraj

Në prag të balotazhit, po shihet një përpjekje e ulët për të manipuluar qytetarët me fotografi dhe narrativa të shtrembëruara rreth një pllake përkujtimore në Prelluzhë. Disa individë po përpiqen t’ia mveshin këtë temë Kryetarit Ferit Idrizi, sikur të ishte vepër e tij politike.

Fushata e disa individëve kundër Kryetarit Ferit Idrizi ka kaluar çdo kufi të dinjitetit politik. Kur nuk ke as vlera, as vizion, nuk të mbetet tjetër, veçse të shpifësh, por shpifjet nuk mund ta mbulojnë të vërtetën.

Pllaka përkujtimore në Prelluzhë, me të cilën po manipulojnë për përfitime të ndyta politike, është vendosur në vitin 2018, shumë kohë përpara se Ferit Idrizi të bëhej Kryetar i Komunës. Prandaj, çdo përpjekje për ta lidhur atë me këtë akt është e qëllimshme, e ulët dhe thellësisht mashtruese.

Ferit Idrizi me vëllezër dhe familjar tjerë të tij kanë qenë pjesë e UÇK-së, disa prej tyre të rënë për lirinë e këtij vendi. Ai nuk ka pse t’i japë llogari askujt për dashurinë ndaj atdheut. Ata që sot e përgojojnë, një pjesë e tyre, në kohën e luftës kanë qenë të fshehur pas perdeve, ndërsa të tjerët derdhën gjak që këta sot të kenë guximin të flasin.

Ky sulm i ndyrë nuk është politikë, por është panik kundër një kryetari që punon. Mirëpo, qytetarët e Vushtrrisë e dinë mirë kush është Ferit Idrizi, çfarë përfaqëson dhe çfarë ka bërë. Prandaj, edhe këtë fushatë të turpit, qyetarët do ta ndëshkojnë me përbuzje, duke i konfirmuar mbështetje plebishitare ndaj tij.

P.S. Sakrifica e ushtarëve të UÇK-së, ku bën pjesë edhe Ferit Idrizi, nuk duhet lartësuar, vetëm në rastet kur ushtarët e UÇK-së kanë rënë Dëshmorë, sepse ushtarët e UÇK–së nuk janë të mirë, veç kur janë të vdekur.

(Autori është Drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Vushtrrisë)

JU REKOMANDOJMË

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
22/06/2026 - 16:38

Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata...

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Si mund ta ripërcaktojë energjia rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
20/06/2026 - 15:47

Shkruan: Agon Maliqi Që nga momenti kur administrata Trump mori detyrën në janar të 2025-ës, vëzhguesit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë kanë pyetur veten nëse politika e...

Më shumëDetails

Cila është e vërteta për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rolin e “SHOQËRISË CIVILE “

11/06/2026 - 14:09

Shkruan: Muhamet Mustafa CILA ËSHTË E VËRTETA PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA ENERGJETIKE DHE ROLIN E “SHOQËRISË CIVILE “ Çka parashihte “Strategjia e zhvillimit te energjisë 2005-2015”...

Më shumëDetails

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës
03/06/2026 - 12:07

Shkruan: Albina Dajaku: Vajza e re nga Fushë Kosova, ajo që la pas bankat e shkollës, dëshirën për mjekësi, kursin e frizerisë dhe ëndrrat e tjera e u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • 4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë