Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dezinformata kundër Kosovës me shifra të sajuara

25/11/2025 - 15:48
në Opinione
A A
Lista Serbe dërgon ankesë në Kushtetuese, Ramadani: Loja politike, po e çon Kosovën në kolaps
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nuk e di, nuk e kuptoj dhe as nuk e imagjinoj dot arsyen apo arsyet e kreut të shtetit që në fund të mandatit të saj shpikë shifra të tilla, gjithsesi të dëmshme si të pavërteta që janë.

Shkruan: Burim Ramadani

Kur po bëja një hulumtim mbi influencën armiqësore ruse në Ballkan e në Kosovë, në vitin 2017 për SPRC-në, një prej gjetjeve më doli se propaganda ruse e etiketonte Kosovën si “enklavë kriminale dhe strehë për banditë e terroristë”!

Një propagandë e këtillë ishte dhe mbetet pjesë e Luftës Hibride ruse kundër Kosovës dhe Perëndimit. Kjo sepse shtrembërimi i së vërtetës së Kosovës është një prej mënyrave që kjo Perandori e së Keqes vazhdon ta zhvillojë me qëllimin e delegjitimimit të ndërhyrjes së drejtë të NATO-s në vitin 1999 dhe delegjitimimit të shtetësisë së Kosovës.

900 banda kriminale – së paku dezinformatë

Pas 18 vjetësh, opinioni publik perëndimor dëgjoi nga Presidentja e Kosovës se gjatë pesë viteve të fundit në Kosovë janë shkatërruar 900 banda kriminale dhe është arritur prerja (shkëputja) e Mafias së Ballkanit. Nuk po besoja titujt derisa dëgjova fjalë për fjalë këtë intervistë, edhe të shqipëruar në titra.

Shkatërrimi i 900 bandave kriminale është së paku dezinformatë. Termi ‘bandë’ as nuk ekziston në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, adresimi presidencial me termin ‘bandë’ është një tregues elementar që gjuha e përdorur është retorikë, ndërsa përmbajtja del të jetë e pabazuar dhe e paqëndrueshme në të vërtetën e Kosovës.

Nuk e di, nuk e kuptoj dhe as nuk e imagjinoj dot arsyen apo arsyet e kreut të shtetit që në fund të mandatit të saj shpikë shifra të tilla, gjithsesi të dëmshme si të pavërteta që janë.

Rrejdhimisht, adresimi i këtillë me shifra të sajuara nuk e përfaqëson të vërtetën e shtetit tonë demokratik, i cili në vazhdimësi është ‘nikoqir’ i prezencës ndërkombëtare ushtarake të udhëhequr nga NATO dhe misioneve ndërkombëtare/rajonale për sundimin e ligjit.

Ndërsa, prerja e “mafias së Ballkanit” mund të jetë një temë e thellë për t’u analizuar e kujdes e pa emocione. Të dhënat për këtë nuk janë të formësuara për publikun, prandaj edhe konstatimi i këtillë është retorikë në ajër. Por, duke qëndruar në këtë retorikë, atëherë pajtohe që “Mafia e Ballkanit” duhet të shkatërrohet. Kjo duhet të ndodh në energjetikë, si shembull. Në këtë fushë, këto vite ka lulëzuar aktiviteti i organizuar kriminal, për të cilën denoncimet publike janë të shumta edhe brenda Kosovës.

Raportet e Policisë demantojnë Presidenten

Të diskutuarit me shifra është pjesa që më pëlqen më së shumti. Sepse, ato mund të lejojnë interpretim, por në asnjë mënyrë nuk lejojnë korrigjim e manipuim faktesh.

Se si e gjeti shifrën prej 900 “bandash” kriminale të shkatërruara për 5 vjet, vetëm Presidentja mund ta dëshmojë para popullit të Kosovës!

Sepse, Policia e Kosovës është edhe profesionale, edhe transparente. Për çdo vit, Policia publion Raportin Vjetor, që fatmirësisht është mjaftueshëm i detajuar.

Kështu, raportet e Policisë në pesë vitet e fundit japin këto shifra:

– Në vitin 2020, janë shkatëruar 28 grupe kriminale.

– Në vitin 2021, janë shkatërruar 49 grupe kriminale.

– Në vitin 2022, janë shkatëruar 34 grupe kriminale.

– Në vitin 2023, janë shkatëruar 23 grupe kriminale.

– Në vitin 2024, janë shkatërruar 25 grupe kriminale.

Përkatësisht, për pesë vitet e raportuara janë shatërruar 159 grupe kriminale. Pra, 28+49+34+23+25=159.

P. S

Zëdhënësi i Presidentes tentoi ta korrigjojë shefen e tij. Gjithsesi, ishte e pakorrigjueshme ajo dezinformatë, sepse shifrat për rastet e trajtuara nga institucionet e Kosovës në lidhje me grupet e organizuara kriminale nuk lidhen kurrsesi me numrin 900. Por, kjo të paktën tregon se edhe këta vet e kanë parë se çfarë dezinformate ishte deklarata e Presidentes. Përndryshe, nuk do ta merrnin mundin të tentojë korrigjimin e shefes së tyre.

JU REKOMANDOJMË

Pse u fërshëllye në shtëpi Granit Xhaka?
Lajme

Pse u fërshëllye në shtëpi Granit Xhaka?

20/11/2025 - 09:20
Frikë, poshtërim, shpresë
Opinione

Frikë, poshtërim, shpresë

15/11/2025 - 17:24
Martesa dhe jeta seksuale, si të ruhet harmonia në çift
Opinione

Martesa dhe jeta seksuale, si të ruhet harmonia në çift

14/11/2025 - 17:17
Fëmijët që punojnë në vend të shkollës: Një realitet i dhimbshëm në Kosovë
Opinione

Fëmijët që punojnë në vend të shkollës: Një realitet i dhimbshëm në Kosovë

06/11/2025 - 10:55
Siguria e objekteve të infrastrukturës me interes shtetëror
Opinione

Siguria e objekteve të infrastrukturës me interes shtetëror

01/11/2025 - 11:12
Tahiraj reagon për fushatën kundër Ferit Idrizit: Ushtarët e UÇK-sê nuk janë të mirë, veç kur janë të vdekur!
Opinione

Tahiraj reagon për fushatën kundër Ferit Idrizit: Ushtarët e UÇK-sê nuk janë të mirë, veç kur janë të vdekur!

29/10/2025 - 16:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Bekim Feka – qytetarit që e incizoi punëtorin pa masa sigurie: “A kur te she njeri qe inqizon direkt e ta q…. nanen tull kry…”

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Abdixhiku i reagon Osmanit pasi ajo bëri me gisht kah ish-opozita për buxhetin, e zbulon çfarë i kishte propozuar

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është reagimi i Ramiz Lladrovcit pas fjalëve të Bedri Hamzës për të

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • A do të nënshkruhet nesër koalicioni me PDK-në? Ja çfarë thotë Eman Rrahmani

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë