Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vdekja e punëtorit në Prizren/ “Mungesë skelesh” Insajderi sjell dosjen që zbulon se kompania e Naser Bytyqit kishte urdhër për ndaljen e punimeve

26/11/2025 - 16:57
në Lajme
A A
Vdekja e punëtorit në Prizren/ “Mungesë skelesh” Insajderi sjell dosjen që zbulon se kompania e Naser Bytyqit kishte urdhër për ndaljen e punimeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania ndërtimore “Bytyqi Ing Sh.p.k” ku humbi jetën punëtori 34-vjeçar kishte kohë që operonte në kundërshtim me ligjin. Dokumentet e siguruara nga Gazeta Insajderi zbulojnë se biznesi i drejtuar nga Naser Bytyqi ishte gjobitur disa herë për shkelje të rënda të sigurisë në punë dhe kishte marrë urdhër nga Inspektorati për ndërprerjen e punimeve, por punimet kishin vazhduar pa asnjë ndërprerje.

Gazeta Insajderi ka siguruar dokumente zyrtare që zbulojnë një zinxhir të gjatë neglizhencash nga kompania ndërtimore “Bytyqi Ing Sh.p.k”, e cila ka operuar në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Pavarësisht gjobave të njëpasnjëshme, paralajmërimeve dhe urdhrit për ndalimin e punimeve, kompania ka vazhduar aktivitetin e saj deri në humbjen e jetës së një punëtori 34-vjeçar në Prizren.

Dosja e inspektorëve tregon se pronari i kompanisë, Naser Bytyqi – i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, si person përgjegjës ka anashkaluar vendimet dhe gjobat e Inspektoratit të Punës. Dokumentet e siguruara nga Insajderi tregojnë se ndaj kompanisë kishte një vendim për ndërprerjeje e punimeve.

Kompania kishte bërë këto shkelje: mungesë skelesh të sigurta, mungesë pajisjesh mbrojtëse, rrethim i papërshtatshëm i zonës së punimeve dhe pune që zhvillohej në kushte të rënda të rrezikshmërisë.

Inspektorati i Punës kishte shqiptuar edhe tri gjoba ndaj komopanisë

Vendimet e Inspektoratit të Punës të datuara muajt e fundit tregojnë se kompania e familjes Bytyqi ishte gjobitur disa herë. Në secilin rast, inspektorët kanë konstatuar mungesë të plotë të masave mbrojtëse në vendpunishte dhe kanë shqiptuar gjobat prej 3 mijë euro.

Në njërin nga vendimet, inspektorët e Punës urdhëronin ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, deri në vendosjen e pajisjeve dhe masave mbrojtëse. Por dokumentet tregojnë se ky urdhër nuk u respektua nga kompania, e cila vazhdoi punën në të njëjtin objekt në Prizren.

Rënia nga skelet e punëtorit 34-vjeçar

Mospërfillja e masave të sigurisë, e dokumentuar për muaj me radhë nga inspektorët, kulmoi me një ngjarje tragjike. Një punëtor 34-vjeçar humbi jetën pasi ra nga skeleti i objektit ku kompania “Bytyqi” po kryente punime. Pikërisht për mungesën e këtij skeleti dhe masave tjera të sigurisë, kompania ishte gjobitur në inspektimet paraprake.

“Objekti nuk posedon skele dhe ka mungesë të masave të sigurisë” thuhet në arsyetimin e vendimit për gjobë të dhënë me datën 06.10.2025. Vetëm dy javë më pas, vdiq punëtori pasi u rrëzua nga lartësia.

Naser Bytyqi, pronari i kompanisë ndodhet në paraburgim

Pas vdekjes së punëtorit, Prokuroria dhe Policia kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar 30 ditë paraburgim për pronarin e kompanisë, Naser Bytyqi. Ai dyshohet për veprën penale:

“Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas nenit 358 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas njoftimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar më 31 tetor 2025 dhe do të zgjasë deri më 29 nëntor 2025.

Sipas të dhënave të ARBK-së, pronar i regjistruar i kompanisë është Shqiprim Bytyqi, megjithëse Naser Bytyqi figuron si person përgjegjës dhe menaxher operativ.

Si ndodhi vdekja e punëtorit në vendin e punës?

Nga të dhënat e siguruara nga Insajderi, më 29 tetor 2025, rreth orës 13:00, në një kompleks banesor në Prizren, një punëtor humbi jetën pasi ra nga kati i pestë i objektit gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore. Viktima është identifikuar si Faik Mehmetaj, 34 vjeç.

Hetimet paraprake tregojnë se punëtori nuk kishte qenë i pajisur me masat mbrojtëse të nevojshme për siguri në punë.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri Bytyqi, si person përgjegjës për sigurinë në vendin e punës, kishte dështuar të instalonte pajisjet mbrojtëse dhe të siguronte trajnimin e punonjësve.

Në momentin e rënies, Mehmetaj kishte humbur ekuilibrin në shkallët e skeletit të objektit dhe kishte rënë nga një lartësi prej rreth 15–20 metrash, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Ai ishte dërguar me urgjencë në QKUK, por kishte ndërruar jetë disa orë më vonë.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë