Eman Rrahmani nga Lista për Familjen që sot iu bashkua listës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, duke folur për kritikët, tha se sa i përket parimeve që është zotuar në çdo fushat, “edhe u kam qëndruar”.
Rrahmani në një lidhje në T7, tha se “e garantoj çdo votues që qëndroj në ato parime”.
“Secilit votues i kam qëndru në parimet çka kam qëndur në çdo fushatë. Ajo çka unë ju garantoj secilit votues që do të qëndorjë në ato parime. Nuk do të nënshtrohem asnjëherë, do t’u qëndroj parimeve për ruajtjen e familjes, do të jem shtytës i zhvillimit ekonomik, përmirësimin e mirëqenies sociale e arsimit”, tha Rrahmani.












