Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ymeri i përgjigjet ministres Rizvanolli: Publikoni kontratat, merrni përgjegjësi për dështimet energjetike

29/11/2025 - 19:44
në Lajme
A A
Ymeri i përgjigjet ministres Rizvanolli: Publikoni kontratat, merrni përgjegjësi për dështimet energjetike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Janina Ymeri nga LDK ka reaguar ashpër ndaj ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli duke e akuzuar se po shmang transparencën dhe përgjegjësinë për skandalet në sektorin energjetik gjatë viteve të qeverisjes Kurti.

Ymeri fillimisht e falënderon ministren për “aktivizimin e vonshëm” rreth lidhjeve të kompanisë EFT dhe tregtisë së energjisë me biznese serbe, por thotë se është e papranueshme që institucionet e pavarura “aktivizohen në mesnatë e ditë pushimi vetëm kur i intereson Vukvendosjes”.

Ajo kërkon publikimin e plotë të kontratave të importit dhe bartjes së energjisë, jo vetëm për 28 Nëntor, por për gjithë periudhën e mandatit të Rizvanollit, për të zbuluar sa ka përfituar EFT përmes stërshitjes së kapaciteteve ndërkufitare dhe çfarë roli ka pasur NOA Energy Trading si ndërmjetëse e transaksioneve.

Ymeri thotë se ministrja e ka njohur prej vitesh rolin e NOA Energy Trading duke i rikujtuar se vite të tëra importi janë bërë përmes kësaj kompanie dhe EFT-së duke ngritur dyshime për lidhje të mundshme transaksionesh.

Ajo e akuzon ministren se po e përzien qëllimisht “stërshitjen e kapaciteteve ndërkufitare” me importin e rrymës për të shmangur përgjegjësinë, ndërsa thekson se si vend pa kapacitete të mjaftueshme energjetike, Kosova ka humbje të mëdha teknike dhe komerciale që i detyrojnë institucionet të importojnë energji vazhdimisht.

Ymeri ngre edhe çështjen e trajtimit preferencial të veriut duke thënë se ndërsa Elektroprivreda Srbije sjell energji në Kosovë, qytetarët në veri nuk kanë pësuar rritje të çmimeve sa pjesa tjetër e vendit. “Pse qytetarët e Kosovës paguajnë rritjen e rrymës çdo herë, ndërsa të tjerët brenda vendit jo?”, pyet ajo.

Në fund, Ymeri kërkon nga ministrja përgjegjësi për dështimet në KEK, rritjet e shpeshta të çmimit të energjisë, krizën energjetike që ka goditur ekonominë dhe mosvendosjen e elektrofiltrave duke theksuar se qytetarët vazhdojnë të thithin gazra toksikë për shkak të neglizhencës qeveritare.

Ajo shprehet e gatshme për debat publik “në cilindo medium”, me dokumente dhe të dhëna teknike, pavarësisht se – sipas saj – përfaqësues të ZRRE kanë refuzuar një debat të mëparshëm në T7. Ymeri paralajmëron se dita-ditës do të dalin fakte të reja për prodhimin, humbjet, kapacitetet dhe pasojat mjedisore të sektorit energjetik duke akuzuar qeverinë se ka punuar në favor të aktorëve të caktuar dhe jo të interesit publik.

JU REKOMANDOJMË

Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
05/07/2026 - 09:26

Gjatë ditës së sotme dhe nesër, litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.41 euro. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit...

Më shumëDetails

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, dyshohet se tentoi t’ua jepte 5 euro ryshfet policëve

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, dyshohet se tentoi t’ua jepte 5 euro ryshfet policëve
05/07/2026 - 09:09

Një shtetas i huaj është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi dyshohet se gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit i kishte vendosur pesë euro. Sipas raportit 24...

Më shumëDetails

Bastiset një lokal në Prishtinë, kapen persona duke luajtur bixhoz

Kapen 3 persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm në Podujevë
05/07/2026 - 08:59

Policia e Kosovës ka bastisur një lokal në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, ku ka hasur disa persona duke luajtur bixhoz. Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në një...

Më shumëDetails

Protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
05/07/2026 - 08:42

Pas protestave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, sot duke nisur nga ora 18:00, do të mbahet protestë edhe në Kroaci, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve...

Më shumëDetails

Joseph: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë liderët që nuk arrijnë konsensus, ngërçi parlamentar po e dëmton Kosovën

Joseph: Njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit
05/07/2026 - 08:25

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka vlerësuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë u takon të gjithë liderëve politikë, duke theksuar se qytetarët duhet t’i...

Më shumëDetails

Prattipati: E dinim se do të ishit aleat dhe partner i SHBA – Kosova me të vërtetë është vendi më pro amerikan në botë

Prattipati: E dinim se do të ishit aleat dhe partner i SHBA – Kosova me të vërtetë është vendi më pro amerikan në botë
05/07/2026 - 08:12

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen dhe miqësinë ndaj SHBA-së, duke deklaruar se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë