Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mish 26 euro: Festat bëhen barrë për familjet në Kosovë

09/12/2025 - 22:52
në Ekonomi, Lajme
A A
Mish 26 euro: Festat bëhen barrë për familjet në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Familjet në Kosovë po përballen me vështirësi financiare gjatë festave të fundvitit, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve bazë dhe ushqimore. Ekspertët paralajmërojnë se tregtarët shfrytëzojnë periudhat festive për të ngritur çmimet, ndërsa institucionet shtetërore kanë kontroll të kufizuar mbi tregun. Remitencat e diasporës mbeten faktor kyç për mbajtjen e konsumit dhe stabilitetit financiar të familjeve.

Në Kosovë, festat e fundvitit nuk janë thjesht kohë gëzimi – për shumë familje, ato janë një provë reale financiare.

Çmimet e larta të produkteve bazë, ushqimore dhe të energjisë e bëjnë të vështirë përballimin e shpenzimeve festive për familjet me të ardhura mesatare dhe të ulëta.

Besim Krasniqi, punonjës në sektorin privat me një pagë prej 550 eurosh në muaj, duhet të kursejë gati gjysmën e të ardhurave mujore vetëm për të përballuar shpenzimet e natës së Vitit të Ri.

“Çdo ditë dal në dyqane dhe i hulumtoj çmimet. Një kilogram mish i terur është 26.00 euro, ndërsa mishi i kuq i viçit ka arritur në 16.00 euro. Kjo është jashtë normales”, thotë ky banor i Prishtinës për REL.

Familja e tij 6-anëtarëshe mbështetet vetëm te paga e tij, dhe vitin e kaluar shpenzoi rreth 200 euro për festat. Sivjet parashikon të shpenzojë të paktën 270 euro, për shkak të rritjes së çmimeve.

“I kam katër fëmijë dhe ata kanë kërkesa – dekorime, ëmbëlsira, pije, mish e gjëra tjera”, thotë Krasniqi.

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se kjo rritje e çmimeve nuk është e rastësishme.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, thotë se tregtarët shpesh shfrytëzojnë periudhat festive për të ngritur çmimet.

Kjo situatë, sipas tij, ushtron presion të madh mbi familjet me të ardhura të kufizuara, veçanërisht kur më shumë se gjysma e pagës mujore shkon për konsum.

Statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se trendi i rritjes së çmimeve ka nisur që muaj më parë.

Sipas të dhënave të fundit, në tetor të këtij viti, çmimet e konsumit janë rritur për 5.1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Rritjet më të mëdha janë regjistruar tek energjia elektrike (+20%), pemët (+15.3%), kafeja e çaji (+13%), mishi (+12.3%), qumështi, djathi dhe vezët (+7.5%).

Paga mesatare bruto në Kosovë është 639 euro, ndërsa të dhënat e ASK-së tregojnë se mbi 55% të kësaj page qytetarët e shpenzojnë vetëm për konsum.

Ky raport i lartë mes të ardhurave dhe shpenzimeve, sipas ekspertit Mulaj, dëshmon qartë sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen konsumatorët për ta mbajtur nën kontroll koston e jetesës.

Ai thekson se disa nga produktet kryesore në tregun kosovar, si mielli, kushtojnë më shumë sesa në tregun e Bashkimit Evropian – gjë që bëhet edhe më problematike kur merret parasysh niveli më i ulët i pagave dhe standardi i jetesës.

“Kjo shprehi e rritjes së çmimeve lë hapësirë për dyshime mbi marrëveshje të mundshme apo keqpërdorim të pozitës dominuese nga disa kompani”, thotë Mulaj për Radion Evropa e Lirë.

Një problem tjetër kritik mbetet mungesa e kontrollit institucional.

“Tregtarët, në një mënyrë, janë bërë aq të fuqishëm, saqë edhe institucionet ekzekutive dhe ato të pavarura e kanë të vështirë të hyjnë në një ballafaqim profesional dhe të drejtpërdrejtë me ta, sepse për 20 vjet janë konsoliduar dhe kanë arritur të krijojnë pozita të forta në tregun e Kosovës”, thotë Mulaj.

Përshtypje të ngjashme ka krijuar edhe Krasniqi, i cili thotë se blen vetëm artikuj në zbritje.

“Tregtarët nuk frikësohen. Nuk ka as kontroll të çmimeve, as inspektime”, sipas tij.

Çmimet e produkteve i përcaktojnë vetë tregtarët, në bazë të konkurrencës dhe raportit ofertë-kërkesë.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Inspektorati i Tregut monitorojnë tregun.

Megjithatë, asnjëri prej këtyre institucioneve nuk është përgjigjur për të sqaruar nëse qytetarët kanë paraqitur ankesa për ngritjen e çmimeve, apo nëse parashihen kontrolle shtesë gjatë këtij muaji, kur vendi hyn në periudhën e festave të fundvitit, në të cilën çmimet tradicionalisht rriten.

Në këtë situatë, remitencat e diasporës bëhen një mbështetje jetike.

“Pa diasporën”, thotë Mulaj, “Kosova do të kishte probleme të jashtëzakonshme ekonomike”.

Këto dërgesa, ashtu si dhe vizitat e mërgimtarëve gjatë sezonit të pushimeve përmirësojnë dukshëm standardin e jetesës dhe mbajnë gjallë konsumimin, sipas tij.

Vlera e remitencave deri më tash këtë vit ka kaluar 1 miliard euro.

Në mungesë të këtij “furnizimi të jashtëm financiar”, konsumi i ekonomive familjare do të binte ndjeshëm dhe, rrjedhimisht, qytetarët do të përballeshin me varfëri të thellë dhe mungesë të produkteve bazë, vlerëson Mulaj.

Mulaj thekson se një pjesë e çmimeve varet edhe nga tregu i jashtëm, pasi Kosova importon shumicën e mallrave.

Sipas tij, institucionet nuk kanë krijuar një ambient mbështetës për prodhuesit vendorë që të rrisin prodhimin dhe të ofrojnë çmime më të ulëta.

Pa këtë politikë, tregu mbetet i varur nga importi dhe çmimet mbeten të larta.

Në një adresim nga foltorja e Kuvendit, muajin e kaluar, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se “në Kosovë nuk ka krizë ekonomike”, prandaj “edhe nuk ka protesta të qytetarëve”.

Por, realiteti i përditshëm i familjeve si ai i Krasniqit tregon të kundërtën – një periudhë festive e shoqëruar me vështirësi të ndjeshme financiare.

“Asnjëherë nuk shkoj në dyqan që të furnizohem për një ose dy javë, zakonisht i përcjell zbritjet javore ose ditore”, përfundon ai./REL

JU REKOMANDOJMË

Familja Kuzhnini në kërkim për fajde (EMRAT)

Familja Kuzhnini në kërkim për fajde (EMRAT)
18/03/2026 - 16:34

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim katër persona si të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale. Personat e kërkuar janë pjesëtarë të  familjes Kuzhini,Bruno, Gjon, dhe Elson...

Më shumëDetails

Haradinaj: Kurti nuk është më premtim, Kosova me të humbi shumë

Haradinaj kritikon Kurtin: Më pro-rus e pro-serb sesa Vuçiqi dhe Vulini
18/03/2026 - 16:24

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar fort kryeministrin Albin Kurti për të cilin ka thënë se më nuk është premtim dhe se Kosova gjatë qeverisjes së tij...

Më shumëDetails

Kthesë në sagën e një milionëshit – Apeli merr vendim për tre të dyshuarit

Kthesë në sagën e një milionëshit – Apeli merr vendim për tre të dyshuarit
18/03/2026 - 16:20

Tre shtetasit e Shqipërisë, në mesin e tyre një oficer i Policisë së Shqipërisë, të cilët u kapën me një milion euro kesh në Merdarë muajin e kaluar,...

Më shumëDetails

Stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Kosovën, reagon Alban Hyseni: Shqetësuese e provokuese për qytetarët tanë

Stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Kosovën, reagon Alban Hyseni: Shqetësuese e provokuese për qytetarët tanë
18/03/2026 - 16:12

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, në afërsi të Gjilanit, janë provokuese për qytetarët e kësaj ane. “Stërvitjet...

Më shumëDetails

VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet
18/03/2026 - 15:57

Një incident në komunikacion mes dy qytetarëve ka eskaluar në përleshje fizike, ku është përfshirë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Inspektorati Policor tashmë ka nisur hetimet...

Më shumëDetails

Përfundon aksioni në ARBK: Tri zyrtare dyshohen për ndryshim të kundërligjshëm pronësie mbi 50 mijë euro

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria
18/03/2026 - 15:53

Ka përfunduar aksioni i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në ARBK, i cili u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Aksioni u krye në bashkëpunim dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë