Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të mbajnë sot konferencë për media lidhur me një operacion të zhvilluar në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Në këtë operacion është sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë.
Sipas njoftimit zyrtar, konferenca për media është paralajmëruar të mbahet në objektin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, duke filluar nga ora 13:30.











