Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Babai keqtrajton vajzën e tij 14-vjeçare në Podujevë, e mitura i dërgon në Polici pamjet e dhunës

06/08/2022 - 20:46
në Pa kategori
A A
“Kom me të vra, kom me të pre me sakicë”, Burri nga Fushë Kosova kërcënon babain e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jo rrallëherë fëmijët i denoncojnë prindërit e tyre për keqtrajtim. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, mbrëmë në Podujevë, ka rënë në pranga të Policisë një 43-vjeçar.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë, që nuk do të publikohet me qëllim të ruajtjes së identitetit të viktimës së mitur) u arrestua pasi dikush raportoi në Polici se ai po ushtron dhunë ndaj fëmijës së tij, vajzës 14-vjeçare, në shtëpinë e tyre në rrugën “Qëndresa”.

Posa Policia ka marrë informacionin, njësitet policore kanë kapur dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin dhe vajzën, e cila ka dërguar edhe pamje të dhunës që ia kishte shkaktuar babai.

Dy palët janë intervistuar para hetuesve dhe kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin. Në bazë të informacioneve të para dhe dëshmive të mbledhura, Prokurori i Shtetit ka vendosur që i dyshuari duhet të ndalohet për 48 orë.

Me vendim të tij, e bija dhe fëmijët e tjerë, të cilët ishin nën përkundjen e të dyshuarit janë dërguar në strehimore, aty ku ndihen më të sigurt.

Ndaj të ndaluarit është iniciuar rasti për “keqtrajtim të fëmijës”, vepër kjo e sanksionuar në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, sipas të cilit “Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror mbi fëmijën, i cili keqtrajton fëmijën e tillë duke përdorur masa fizike apo mendore ose shkel detyrimin e tij për përkujdesje dhe edukim të fëmijës, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.”

JU REKOMANDOJMË

Ndryshimi i pushtetit në Serbi: Një mundësi e re për dialog me serbët e Kosovës?

Ndryshimi i pushtetit në Serbi: Një mundësi e re për dialog me serbët e Kosovës?
06/11/2026 - 14:27

Humbja e pushtetit në Serbi nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiqit mund ta ndryshojë mënyrën se si Beogradi ndikon në përfaqësimin politik të serbëve të Kosovës....

Më shumëDetails

Dogana zbulon mallra fals në vlerë mbi 70 mijë euro

Dogana zbulon mallra fals në vlerë mbi 70 mijë euro
06/11/2026 - 09:30

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, ku gjatë kontrollit të një kamioni janë zbuluar...

Më shumëDetails

Rasti në Gjilan: Një muaj paraburgim për kryefamiljarin, gjykata zbulon si ndodhi gjithçka

Rasti në Gjilan: Një muaj paraburgim për kryefamiljarin, gjykata zbulon si ndodhi gjithçka
02/11/2026 - 21:45

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ia ka caktuar masën e paraburgimit Brahim Demirit, i dyshuar për vrasje të rëndë. Demiri dyshohet se e...

Më shumëDetails

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit
31/10/2026 - 18:41

Edhe sot, protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione. Policia dhe protestuesit kanë pasur pak çaste “paqeje”, pasi tubuesit kanë hedhur gurë e molotovë drejt tyre, ndërsa ata...

Më shumëDetails

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit
31/10/2026 - 18:21

Milihate Cokli, nëna e Erona Coklit, e vrarë nga ish-bashkëshorti në vitin 2024, thotë se kishte kërkuar ndihmë nga institucionet për ta mbrojtur vajzën e saj, por se...

Më shumëDetails

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit
31/10/2026 - 18:08

Protesta është zhvendosur nga Kryeministria në rrugët e Tiranës. Policia ka nisur ndjekjen e protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur bomba molotovë drejt autobotit të ujit në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë