Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dogana zbulon mallra fals në vlerë mbi 70 mijë euro

06/11/2026 - 09:30
në Pa kategori
A A
Dogana zbulon mallra fals në vlerë mbi 70 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, ku gjatë kontrollit të një kamioni janë zbuluar sasi të konsiderueshme të mallrave të padeklaruara, me vlerë të përgjithshme prej rreth 72,600 euro, pa përfshirë detyrimet e importit.

Rasti është identifikuar gjatë procedurës së zhdoganimit, pasi zyrtari doganor, bazuar në dyshimet e krijuara, ka vendosur të verifikojë përputhshmërinë ndërmjet peshës së paraqitur në deklaratën doganore dhe gjendjes faktike të ngarkesës.

Gjatë verifikimit është konstatuar mospërputhje në peshën e kamionit, i cili rezultonte më i rëndë sesa ishte deklaruar. Për këtë arsye, zyrtarët doganorë kanë vendosur që të realizojnë kontroll të detajuar të automjetit dhe ngarkesës.

Si rezultat i kontrollit, janë zbuluar 1,036 palë këpucë dhe 2,980 copë veshmbathje, të cilat nuk ishin të përfshira në deklarimin doganor. Pothuajse të gjitha produktet mbanin marka tregtare të mbrojtura.

Vlera e përgjithshme e mallrave të zbuluara, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet në rreth 72,600 euro.

Lidhur me rastin, janë ndërmarrë veprimet përkatëse dhe procedura administrative është në vazhdim, ndërsa janë njoftuar edhe organet kompetente për trajtimin e mëtejmë të rastit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës rikujton se, në bazë të kodit doganor dhe të akcizave nr. 08/L-247, mallrat që i nënshtrohen një procedure doganore duhet të deklarohen saktë dhe në përputhje me gjendjen faktike. Deklarimi i pasaktë ose mosdeklarimi i mallrave mund të përbëjë shkelje të legjislacionit doganor dhe të sjellë masa ligjore, përfshirë detyrimin për pagesën e detyrimeve të importit dhe masat e tjera të parapara me ligj.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, parandalimin e shmangies së detyrimeve doganore dhe mbrojtjen e konkurrencës së drejtë në treg, përmes kontrolleve të vazhdueshme dhe zbatimit të legjislacionit doganor.

 

JU REKOMANDOJMË

Rasti në Gjilan: Një muaj paraburgim për kryefamiljarin, gjykata zbulon si ndodhi gjithçka

Rasti në Gjilan: Një muaj paraburgim për kryefamiljarin, gjykata zbulon si ndodhi gjithçka
02/11/2026 - 21:45

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ia ka caktuar masën e paraburgimit Brahim Demirit, i dyshuar për vrasje të rëndë. Demiri dyshohet se e...

Më shumëDetails

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit
31/10/2026 - 18:41

Edhe sot, protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione. Policia dhe protestuesit kanë pasur pak çaste “paqeje”, pasi tubuesit kanë hedhur gurë e molotovë drejt tyre, ndërsa ata...

Më shumëDetails

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit
31/10/2026 - 18:21

Milihate Cokli, nëna e Erona Coklit, e vrarë nga ish-bashkëshorti në vitin 2024, thotë se kishte kërkuar ndihmë nga institucionet për ta mbrojtur vajzën e saj, por se...

Më shumëDetails

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit
31/10/2026 - 18:08

Protesta është zhvendosur nga Kryeministria në rrugët e Tiranës. Policia ka nisur ndjekjen e protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur bomba molotovë drejt autobotit të ujit në...

Më shumëDetails

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete
31/10/2026 - 17:56

Mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë u bashkuan me protestat sot, ndërsa një lëvizje e udhëhequr nga të rinjtë, e frymëzuar nga protestat në vende të tjera të...

Më shumëDetails

Pas arrestimit, suspendohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës

Pas arrestimit, suspendohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës
31/10/2026 - 16:58

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, pas konfirmimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë