Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse u arrestua Shemi i Ilirëve – Dy ditë tentoi të ngjitej me forcë në skenën e Sunny Hill, shpërfilli urdhrat e Policisë

07/08/2022 - 13:06
në Kryesore, Lajme
A A
Pse u arrestua Shemi i Ilirëve – Dy ditë tentoi të ngjitej me forcë në skenën e Sunny Hill, shpërfilli urdhrat e Policisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shemsi Krasniqi, i njohur në publik si “Shemi i Ilirëve” është arrestuar nga Policia gjatë ditës se djeshme në hapësirat ku po mbahet festivali “Sunny Hill” në Gërmi. Zyrtarët policorë e prangosën pasi fillimisht hasën në rezistencën e tij, që dyshohet se shpërfilli urdhrat e Policisë në momentin që s’u lejua të ngjitej në skenë për të kënduar.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se Shemin e zuri sherri me zyrtarët policorë fillimisht ditën e parë të festivalit, por që Policia arriti ta vë nën kontroll, pas tentativave të tij, përkundër që s’kishte as biletë e as ftesë për të kënduar. Situata më 4 gusht u vu nën kontroll dhe ndaj tij u ndërmorën veprime në bazë të ligjit për rendin dhe qetësinë publike.

Por siç duket ai nuk u mjaftua me kaq dhe pas dy ditësh, më 6 gusht ai ia mësyu sërish festivalit, por këtë herë përfundoi në pranga të Policisë.

Shemi po dyshohet se gjatë ditës së djeshme kishte shkuar në Gërmi me automjet, duke mos zbatuar urdhrat e Policisë për t’u ndaluar derisa zyrtarët policorë intervenuan dhe e larguan nga ajo zonë. Thirrjet e policëve siç duket hasën në vesh të shurdhër, pasi nuk shkoi gjatë dhe Shemi u shfaq sërish te hyrja, ku përsëri tentoi të futej.

Këtë herë, sherri plasi me të madhe, pasi ai dyshohet se shtyu policët dhe në çdo formë, edhe me forcë, tentoi disa herë të futej në binën e festivalit për të kënduar.

Sinjali mëson se me Shemin, Policia ka negociuar gjatë, disa herë është lutur të mos prish rendin dhe qetësinë, duke ia bërë me dije se është organizatori ai që i përcakton rregullat e festivalit dhe Policia është aty vetëm për të ofruar siguri për pjesëmarrësit.

Por përkundër kësaj, ndonëse së paku dy herë ka hyrë me veturë poshtë laurës, ai sërish kishte insistuar të futej në këmbë duke shpërfillur urdhrat e Policisë dhe rregullat e festivalit.

Shemit nuk i doli telashe vetëm me Policinë, pati konflikt edhe me sigurimin e festivalit, ku domosdoshmërisht u kërkua ndërhyrja e Policisë për ta vënë situatën nën kontroll, me ç’rast ai u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor për procedura të mëtejshme.

Në anën tjetër, për arrestimin e tij, ka reaguar edhe vet Shemi, përmes një postimi në Facebook, për shkak se kishte dhënë fjalën se do të performonte, ndonëse i paftuar dhe pa leje të organizatorit.

Ai e ka fajësuar organizatorin dhe përgjegjësin e Policisë, por në asnjë moment nuk e pranon se ishte i paftuar, nuk kishte biletë dhe se paraprakisht kishte premtuar se do ta prish rendin e festivalit, duke performuar këngë që s’kishin aprovimin e organizatorit.

Kujtojmë se në festival jo të gjithë artistët që kanë hite kanë qenë të ftuar sepse ky është një organizim privat dhe varet nga ata që e organizojnë.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë