Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagojnë “Green Med”, Ardit Devaja dhe Diana Shehu Devaja për lajmin për parregullsi dhe konflikt interesi: Pretendime të pabazuara, insinuata dhe sugjerime tendencioze

26/01/2026 - 14:19
në Lajme
A A
Reagojnë “Green Med”, Ardit Devaja dhe Diana Shehu Devaja për lajmin për parregullsi dhe konflikt interesi: Pretendime të pabazuara, insinuata dhe sugjerime tendencioze
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info javën e kaluar ka publikuar një hulumtim, duke u thirrur në informata nga një burim anonym, ku tregohet për nisjen e procedurave hetimore ndaj kompanisë “Green Med L.L.C.” për parregullsi të mundshme në dokumentacionin e importit të produkteve estetike. Po ashtu në shkrim I është vëmendje edhe raportit familjar mes inpektores shëndetësore Diana Shehu Devaja dhe djalit të saj Ardit Devaja, pronarit të kompanisë “Green Med L.L.C.”, pasi që kemi marrë denoncime për konflikt interesi të inspektores për shkak të aktivitetit afarist të djalit të saj.

Ndaj këtij artikulli ka reaguar avokatja Blinera Osmani si përfaqësuese ligjore në emër të “Green Med”, Ardit Devaja dhe Diana Shehu Devaja, duke thënë publikimi përmban pretendime të pabazuara, insinuate dhe sugjerime tendencioze, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Veriu.info i është përgjigjes pikë për pikë reagimit të avokates së të “Green Med”, Ardit Devaja dhe Diana Shehu Devaja, përgjigje të cilën e gjeni në pjesë e poshtë të këtij artikulli.

Artikulli hulumtues: https://veriu.info/inteligjenca-e-doganes-nis-hetimet-ndaj-green-med-nena-inspektore-ne-shendetesi-i-biri-biznes-me-produkte-medicinale/

Reagimi i plotë i avokates në emër të apostrofuarve: 

Publikimi në fjalë përmban pretendime të pabazuara, insinuata dhe sugjerime tendencioze, të  cilat janë paraqitur si fakte, pa u mbështetur në asnjë dokument zyrtar, vendim të autoritetit  kompetent apo burim të verifikueshëm. Një qasje e tillë përbën shkelje të rëndë të parimeve  themelore të informimit korrekt dhe të së drejtës për mbrojtje të reputacionit.

Në mënyrë të veçantë, hedhim poshtë kategorikisht pretendimet dhe insinuatat se gjoja ekzistojnë  parregullsi në dokumentacionin e importit të produkteve estetike të kompanisë, të cilat në  mënyrë tendencioze lidhen me marrëdhënie familjare. Këto pretendime janë tërësisht të  pabazuara, të pavërteta dhe spekulative, dhe synojnë ekskluzivisht dëmtimin e reputacionit të  kompanisë dhe të personave të përmendur. Për sqarim të plotë të publikut, znj. Diana Shehu  Devaja nuk mban asnjë funksion, pozitë apo rol në Doganën e Kosovës, nuk ka asnjë kompetencë  ligjore, kapacitet institucional apo formë ndikimi në procedurat doganore apo të importit, dhe  nuk ka qenë kurrë e përfshirë, drejtpërdrejt apo tërthorazi, në procese të tilla. Po ashtu, çdo  përpjekje për të ndërlidhur pozitën e saj në inspektoratin shëndetësor me veprimtarinë e  kompanisë është tërësisht e pabazuar, hipotetike dhe keqdashëse, për faktin se kompania nuk  ofron shërbime shëndetësore, por ushtron veprimtari të ligjshme si importuese e produkteve  estetike, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Tutje, mënyra e ndërtimit të këtij publikimi, pa fakte, pa dokumente dhe pa burime të  verifikueshme, krijon dyshimin e arsyeshëm se një lajm i tillë është publikuar me qëllim të  dëmtimit të pozitës tregtare të kompanisë, duke i shërbyer interesave të palëve të treta, përfshirë konkurrencën, përmes përhapjes së informacioneve të rreme dhe tendencave dashakeqe.

Publikime të tilla, të porositura ose të ndikuara nga interesa private, përbëjnë shkelje të rëndë të  etikës profesionale dhe të standardeve ligjore të informimit. Për sqarim të plotë të publikut, theksojmë se Kompania ushtron veprimtarinë e saj në përputhje të plotë me autorizimet ligjore dhe licencat përkatëse, të lëshuara nga institucionet kompetente, duke respektuar në mënyrë të vazhdueshme të gjitha detyrimet ligjore dhe rregullative, si në  aspektin administrativ ashtu edhe në atë tatimor dhe inspektues. Asnjëherë nuk është shqiptuar ndaj kompanisë asnjë vërejtje, masë ndëshkuese apo sanksion nga autoritetet përkatëse, fakt ky i verifikueshëm në çdo moment. Rrjedhimisht, pretendimet për “hetim” janë të paqarta, të paformalizuara dhe nuk mbështeten në asnjë akt zyrtar, duke e bërë publikimin spekulativ dhe shpifës.

Tutje, theksojmë se përmes publikimit të dokumenteve që përmbajnë informacione konfidenciale dhe sekrete tregtare të kompanisë, të cilat janë në posedim ekskluziv të Doganës së Kosovës dhe  nuk janë bërë publike përmes asnjë procedure ligjore apo kërkese për qasje në dokumente zyrtare, ju keni cenuar rëndë sekretin tregtar dhe parimin e konfidencialitetit. Rrjedhimisht, një publikim i tillë përbën shkelje të dispozitave për mbrojtjen e sekretit tregtar dhe krijon bazë të plotë ligjore për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme ligjore, përfshirë procedurat civile dhe njoftimin e autoriteteve kompetente.

Publikimi i një lajmi të tillë, pa verifikim, pa dëgjim të palës dhe pa bazë dokumentare, përbën shkelje të drejtpërdrejtë të parimeve të Ligjit për Media, të Kodit të Etikës së Gazetarëve, si dhe të së drejtës kushtetuese për mbrojtjen e nderit dhe reputacionit, duke krijuar gjithashtu bazë për përgjegjësi civile për dëmin e shkaktuar. Për këto arsye, kërkojmë:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të artikullit nga portali juaj;
  2. Publikimin e demantimit të plotë dhe të barasvlershëm në dukshmëri, ku të sqarohet se pretendimet janë të pavërteta dhe të pabazuara;
  3. Korrigjimin publik të informacionit të shpërndarë, duke reflektuar qëndrimin zyrtar të kompanisë.

Në rast se nuk veproni brenda një afati të arsyeshëm (48 orë), jemi të detyruar të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore në dispozicion, përfshirë padi për shpifje, dëm të reputacionit dhe publikim të rremë, si dhe njoftimin e organeve përkatëse rregullative për shkelje profesionale. Duke ju falënderuar paraprakisht, presim reagimin tuaj të menjëhershëm.

 

Përgjigja e Veriu.info përmes avokatit Taulant Ferizi ndaj “Green Med”, Ardit Devaja dhe Diana Shehu Devaja:

Lidhur me këtë çështje, fillimisht duhet të theksojmë se të gjitha pretendimet e ngritura në Demant, janë tërësisht të pambështetura në prova, janë të natyrës deklarative dhe përbëjnë kundërshtim sipërfaqësor të publikimit të Klientit.

Fillimisht, theksojmë se Klienti në asnjë moment nuk ka theksuar se znj. Diana Shehu-Devaja është e punësuar në cilësi të zyrtares publike pranë Doganës së Kosovës. Klienti, ka potencuar se e njëjta është pjesë e Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë. Në këtë linjë, Klienti ka pretenduar se znj. Shehu-Devaja ka ndikuar nga pozita e saj si Inspektore Shëndetësore, dhe jo nga pozita e saj si zyrtare e Doganës së Kosovës. Andaj, ky pretendim është i pakuptueshëm për Klientin.

Sa i përket faktit se “pretendimi për hetime është I paformalizuar, i paqartë dhe nuk mbështeten në asnjë akt zyrtar përbënë publik shpifës dhe spekulativ”, theksojmë se  tërë boshti I publikimit është I mbështetur pikërisht në emailn e z. Senad Fetahoviç, Drejtor i Inteligjencës Doganore të Doganës së Kosovës, në të cilën theksohet “është duke u punuar intenzivisht dhe dhe rezultatet e hetimeve do të ju informojmë sa më shpejtë që është e mundur”.

Në këtë rast, emaili në fjalë përbënë dokument publik, pasiqë sipas Nenit 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike parashihet se: “Dokument Publik– nënkupton çdo akt, fakt apo informatë në formë elektronike apo me zë, formë të shtypur, në incizime vizuale apo audiovizuale të prodhuara apo mbajtura nga institucioni publik”.

Rrjedhimisht, është e qartë se publikimi nuk përbënë shpifje, por është publikim që mbrohet nga imunitetit. Sipas Nenit 9, të Ligjit Nr. 02/L-65 Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes parashihet se: “Deklaratat e dhëna nuk bartin përgjegjësi në bazë të këtij Ligji nëse i padituri dëshmon se ato janë bërë në cilën do nga rrethanat në vijim: një raportim i drejtë dhe i saktë i çdo materiali që përbën një dokument zyrtar, ku statusi i këtij dokumenti arsyeton përhapjen e materialit, siç janë dokumentet zyrtarë të dala nga një hetim publik, ose nga një gjykatë ose legjislacion i huaj; një raportim i drejtë dhe i saktë i punës ose dokumenteve zyrtare të punëve të pushtetit publik”.

Sa i përket publikimeve të dokumenteve konfidenciale, të cilat përbëjnë sekret tregtar/afarist të kompanisë, duhet të theksohet se dokumentet në fjalë, nuk përbëjnë sekret tregtar, pasiqë nuk janë të përcaktuar me ligj si të tilla. Sipas Ligjit Nr. 08/L-076 për Mbrojtjen e Sekreteve Tregtare parashihet se: “Çdo kërkesë për masat, procedurat dhe mjetet ligjore të përcaktuara me këtë ligj, do të hedhet poshtë kur marrja, përdorimi ose zbulimi i sekretit tregtar është kryer në ndonjë nga këto raste: 1.1. për ushtrimin e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe informimit siç përcaktohet me Kushtetutë, duke përfshirë respektimin e lirisë dhe pluralizmit të mediave; 1.2. për zbulimin e sjelljes së pahijshme, keqbërjes ose veprimtarisë së paligjshme, me kusht që i padituri të ketë vepruar me qëllim të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm publik”.

Në rastin konkret, qëllimi i Klientit ka qenë dhe mbetet mbrojtja e interesit të përgjithshëm, duke demaskuar veprimet të cilat i konsideron të kundërligjshme, e të gjitha këto, me anë të drejtës së lirisë së shprehjes dhe informimit, e cila i garantohet me kushtetutë.

Për më tepër, është e çuditshme se si nuk konstesohet fare përmbajtja e dokumentacionit, të cilin e konsideroni si sekret tregtar, por vetëm fakti se është “zbuluar” sekreti tregtar, e që tregon qartë se dokumentet në fjalë janë burimore, të pa-manipuluar dhe tërësisht kredibile.

Së fundi, duhet të theksohet, se Klienti është media e shkruar, e cila ka një set dispozitash të cilat nuk krijojnë detyrim për publikimin e demantit. Sipas Nenit IV, paragrafi 1 të Kodit të Mediave të Shkruara, parashihet se: “Është obligim i gazetarëve, redaktorëve dhe i gazetave, portaleve e agjensive të lajmeve që të botojnë reagime dhe/ose demante kur mediat publikojnë informata të pasakta për një individ apo organizatë”. Në rastin konkret, informatat e klientit janë informata të marra nga dokumentet publike dhe nuk janë të rrejshme apo nuk kanë për qëllim përhapjen e të dhënave shpifëse, qoftë për persona fizik apo juridik.

Poashtu, lidhur me afatin e dhënë prej 48 orësh, vlen të theksohet se Ligji Nr. 02/L-65 Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes parashihet se afati për demant është tetë (8) ditë, dhe jo 48 orë.

JU REKOMANDOJMË

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë