Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e Prokurorisë: Zyrtarët e Komunës së Prishtinës i kërkuan 10% të vlerës së faturave fituesit të tenderit, “Dardania Sh.P.K.”

28/01/2026 - 15:26
në Kryesore, Lajme
A A
Dosja e Prokurorisë: Zyrtarët e Komunës së Prishtinës i kërkuan 10% të vlerës së faturave fituesit të tenderit, “Dardania Sh.P.K.”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar dje nën dyshimin për marrje ryshfeti, ndërsa njëri nga ta është zënë në flagrancë duke marrë ryshfet.

Veriu.info ka siguruar kërkesën e prokurorit Eset Rama për caktimin e paraburgimit ndaj tre të pandehurve, Afrim Gashi, Dukagjin Gashi dhe Bashkim Sadiku, pasi dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, lidhur me tenderin për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve.

Në kërkesën për caktimin e paraburgimit thuhet se Afrim Gashi ishte zyrtar i lartë për infrastrukturë rrugore dhe menaxher i kontratës për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në Prishtinë, Dukagjin Gashi ishte udhëheqës i sektorit për menaxhimin e mbeturinave dhe ambientit, ndërsa Bashkim Sadiku ishte zyrtar i lartë për energji në Komunën e Prishtinës. Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit, ndërsa sot pritet të vendoset për masën e paraburgimit.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të siguruar nga Veriu.info, ekziston dyshim i bazuar se gjatë muajit janar 2026, të pandehurit, në bashkëkryerje dhe pas një marrëveshjeje paraprake, kanë shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tyre zyrtar për të kërkuar ryshfet nga Ekrem Gashi, pronar i kompanisë “Dardania SHPK”, fituese e tenderit për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në Prishtinë.

Hetimet tregojnë se zyrtarët dyshohet se i kanë kërkuar pronarit të kompanisë shumën prej 5,500 deri në 6,000 euro, apo rreth 10 për qind të vlerës së dy faturave të papaguara, me qëllim që t’i mundësonin ekzekutimin e pagesave për punët e kryera. Bëhet fjalë për dy fatura në vlerë mbi 55 mijë euro, që lidhen me kontratën publike “Mirëmbajtja dimërore e rrugëve – Lot 1”.

Prokuroria bën të ditur se më 27 janar 2026, gjatë realizimit të takimeve të dakorduara, i dyshuari Afrim Gashi është arrestuar në flagrancë në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, pasi dyshohet se ka pranuar shumën prej 2,000 euro ryshfet nga i dëmtuari. Po atë ditë, sipas dosjes së hetimit, janë zhvilluar edhe takime të tjera me dy të dyshuarit e tjerë, të cilat janë dokumentuar përmes masave të veçanta hetimore, përfshirë incizime audio dhe prova të tjera materiale.

Në kërkesën për paraburgim, Prokuroria thekson se ekziston rrezik real që të pandehurit, nëse mbrohen në liri, të ndikojnë në dëshmitarë, të asgjësojnë ose fshehin prova, si dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale. Po ashtu, sipas Prokurorisë, pesha e veprave penale dhe pozitat e larta që kanë mbajtur të dyshuarit në Komunën e Prishtinës e bëjnë të domosdoshëm caktimin e paraburgimit.

Dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartcekura mbështetet në këto prova: deklaratat e dëshmitarit Ekrem Gashi; vërtetimin mbi sekuestrimin e sendeve; kontratën publike të mirëmbajtjes së rrugëve me numër të prokurimit 616-23-13231-2-1-1 “Mirëmbajtja dimërore e rrugëve – Lot 1”; faturat me numër 146-210-001-25 në vlerë 27,384.08 euro dhe 4-210-001-26 në vlerë 28,010.40 euro; fotografitë e parave të pranuara nga i pandehuri Afrim Gashi; dëshmitë e pranuara nga Telekomi i Kosovës – VALA dhe kompania IPKO, lidhur me lokacionet dhe thirrjet telefonike, si dhe CD-incizimet gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore lidhur me takimet mes të dëmtuarit – dëshmitar dhe të pandehurve.

Veriu.info mëson se tre të dyshuarit janë mbrojtur në heshtje.

Prokuroria ka propozuar që ndaj tre të pandehurve të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, duke vlerësuar se masat më të buta nuk do të garantonin zhvillimin e rregullt dhe të papenguar të procedurës penale.

Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit”, ndërsa hetimet janë ende në vazhdim./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë