Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj

13/02/2026 - 10:36
në Kryesore, Lajme
A A
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Apelit të Kosovës me vendimin e 20 janarit 2026 ka vendosur të aprovojë ankesën e Prokurorisë Speciale ndaj të akuzuares për spiunazh,  Jelena Gjukanoviq ashtu që ka ndryshuar vendimin e Themelores, duke llogarit prova të pranueshme gjetjet në telefonin e të akuzuares.

Ankesë ndaj vendimit të Themelores ka paraqitur Prokuroria Speciale duke kërkuar që aktvendimi të ndryshohet ndërkaq mbrojtësi i Gjukanoviq, avokati Predrag Miljkoviq ka propozuar që ky vendim të vërtetohet.

Ndërkaq Prokuroria Apelit ka propozuar njësoj si ajo Speciale që provat e siguruara nga telefonin i Gjukanoviqit të merren si prova të pranueshme.

Sipas vendimit të Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë janë të bazuara, për faktin se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka ardhur në përfundim se këto prova duhet të shpallen të papranueshme.

Apeli ka theksuar në vendim se shkalla e parë gabimisht ka ardhur në përfundimet se  provat e siguruara nga ekzaminimi i këtyre pajisjeve janë në kundërshtim me nenin 103 e 251 të Kodit të procedurës penale të Republikës së Kosovës (KPPRK)  respektivisht se janë të papranueshme.

Apeli ka gjet se neni 103 është interpretuar gabimisht nga shkalla e parë për faktin se  në rastin konkret kontrolli i shtëpisë-banesës së të akuzuarës është bërë me urdhër-leje verbale të prokurorisë e cila më vonë ka kërkuar konfirmimin e urdhrit, ku për këtë kontroll e ka marrë konfirmimin retroaktiv të gjykatës lidhur me legjitimitetin e kontrollit dhe provave të siguruara gjatë tij.

Ky konfirmim është bërë nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe atë në harmoni me nenin 107 të KPPRK, për arsyet e kontrollit të përcaktuara sikurse në nenin 108 të KPPRK-së.

Apeli ka gjetur se  në rastin konkret kontrolli e sekuestrimi është konfirmuar me konfirmim retroaktiv të gjykatës e atë me aktvendimin e datës 03.03.2025, ku decidivisht provat e siguruara gjatë kontrollit, duke përfshirë pajisjet elektronike (telefonat celularë), janë siguruara-sekuestruar në bazë të një vendimi-urdhri gjyqësor për konfirmim retroaktiv.

Gjithnjë sipas Apelit neni 103 i KPPRK-së  referohet (rregullon) kontrollin dhe sekuestrimin e provave dhe pasurisë së specifikuar, por nuk rregullon ekzaminimin e përmbajtës së provave elektronike, përkatësisht pajisjeve telefonike.

Sipas Apelit, neni 145 paragrafi 2 i KPPRK-së është zbatuar gabimisht nga shkalla e parë kjo pasi që i ka dhënë të drejtë prokurorit që të autorizojë policinë apo ekspertin për të shqyrtuar, analizuar e kërkuar për informata ose të dhëna brenda pajisjeve kompjuterike, pajisjeve elektronike për ruajtje ose pajisjeve të ngjashme, e që kjo nënkupton edhe analizimin e pajisjeve telefonike të sekuestruara nga akuzuara Gjukanoviq.

Lidhur me nenin 36 të Kushtetutë së Republikës së Kosovë sipas Apelit në rastin konkret ekzaminimi i pajisjeve kompjuterike, pajisjeve elektronike e pajisjeve të ngjashme, është e rregulluar me dispozitat e nenit 145 të KPPRK-së dhe se ligji nuk përmban asnjë zbrazëtirë ligjore në raport me këtë ekzaminim, përkatësisht ekzaminimin e pajisjeve elektronike, duke përfshirë edhe telefonat celularë.

Prandaj kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës, po ashtu vlerëson se në rastin konkret relevante për këtë stad të procedurës është se provat janë të pranueshme e të marra në harmoni me dispozitat ligjore, akuza mbështetet në prova thelbësisht të mbështetshme dhe nuk ka rrethana për hedhjen e aktakuzës.

Kolegji i gjyqtarëve që ka marrë vendimi ka këtë përbërje: Valon Kurtaj-kryetar i kolegjit, Afërdita Bytyçi e Ferit Osmani, anëtarë të kolegjit

E akuzuara Gjukanoviq ishte deklaruar e pafajshme më 16 shtator 2025.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 2 shtator 2025 ka ngritur aktakuzë nda Jelena Gjukanoviqit, e cila ngarkohet se nga data e pacaktuar e në vazhdimësi deri në momentin e arrestimit të saj, më datë 28 shkurt 2025, në cilësinë e zyrtares vendore të misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës rajonale në Mitrovicë, në pozitën “Zyrtare e programit kombëtar në Qendrën qajonale në Mitrovicë”, me vetëdije të plotë dhe me dashje direkte ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (e njohur si BIA), duke i ofruar të dhëna, dokumentet dhe informacione të ndjeshme, të siguruara gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare në kuadër të aktivitetit të misionit të OSBE-së, ndihmë kjo e realizuar përmes komunikimeve të shumta me tani të dënuarin për veprën penale të spiunazhit, agjentin rezident të BIA-s, Aleksandër Vllajiq.

Aktakuza thotë se Gjukanoviq i ka përcjellë Vllajiqit informacione të dokumentuara që lidhen drejtpërdrejt me rendin kushtetues, sigurinë institucionale dhe veprimtarinë e brendshme të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat informacione pastaj janë transmetuar te zyrtarët e lartë të BIA-s, te përgjegjësi i BIA-s për rajonin e Novi-Pazarit në Serbi dhe BIA-s në Beograd.

Gjithnjë sipas aktakuzës, e akuzuara përmes influencimit dhe ndikimit të saj, nga pozita që mbante në OSBE dhe udhëzimeve që kishte marrë nga tani i dënuari për spiunazh Aleksandër Vllajiq dhe zyrtarët e BIA-s, gjatë takimeve zyrtare dhe përpilimit të raporteve të OSBE-së, për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, ka kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës, kështu përmes këtyre veprimeve të qëllimshme, e akuzuara ka cenuar rëndë rendin kushtetuese dhe sigurinë kombëtare dhe ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve të vendit si dhe personelit ndërkombëtar të misionit të OSBE-së në Kosovë.

Me këtë, e akuzuara Jelena Gjukanoviq akuzohet se ka kryer veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, par.3 lidhur me nenin 77 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është një organizatë ndërkombëtare që merret me sigurinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, e cila përmes misionit të saj ka prezencë zyrtare dhe seli edhe në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale
23/05/2026 - 19:59

Paris Guri, përmes një video-adresimi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘’blerë’’ partinë PSD. Siç thotë Guri në postimin e tij, duke u mbështetur në një dokument,...

Më shumëDetails

Zgjedhjet veç me tenderë njëburimorë, 14 sish me vlerë totale tre milionë

Zgjedhjet veç me tenderë njëburimorë, 14 sish me vlerë totale tre milionë
23/05/2026 - 19:53

Për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka në dispozicion 10 milionë e 800 mijë euro. Por, këto mjete financiare, KQZ është duke u...

Më shumëDetails

Kurti në Zurich për fushatë, mërgimtari ia puth dorën si sulltanit

Kurti në Zurich për fushatë, mërgimtari ia puth dorën si sulltanit
23/05/2026 - 19:37

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është në Zurich për fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë. Mirëpo në qendër të vëmendjes ka qenë një mërgimtar që fillimisht...

Më shumëDetails

SHBA ndryshon rregullat për Green Card: Aplikimet do të bëhen nga jashtë vendit

SHBA ndryshon rregullat për Green Card: Aplikimet do të bëhen nga jashtë vendit
23/05/2026 - 19:29

Të huajt që kërkojnë të ndryshojnë statusin e tyre të emigracionit në Shtetet e Bashkuara për të siguruar “green card” do të duhet ta bëjnë këtë nga jashtë...

Më shumëDetails

Abdixhiku e Osmani në Podgur: E ndjemë fuqinë e besimit që po rritet gjithandej

Abdixhiku e Osmani në Podgur: E ndjemë fuqinë e besimit që po rritet gjithandej
23/05/2026 - 19:19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me ish-presidenten Vjosa Osmani, kanë takuar qytetarët e Podgurit. Abdixhiku, ka shkruar se ata kanë ndjerë ‘’fuqinë e besimit...

Më shumëDetails

Kryediplomati i Shqipërisë takohet me Sorensenin, kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën në BE

Kryediplomati i Shqipërisë takohet me Sorensenin, kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën në BE
23/05/2026 - 19:06

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha ka zhvilluar një takim në Pragë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Hoxha bëri të ditur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Osmani tregon për pyetjen që ia bëri presidenti Trump për Kosovën

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë