Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përurohet objekti modern, Kurti: AKI po avancon vazhdimisht kapacitetet e saj teknologjike

21/02/2026 - 16:30
në Lajme, Pa kategori
A A
Përurohet objekti modern, Kurti: AKI po avancon vazhdimisht kapacitetet e saj teknologjike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, me ç’rast u bë përurimi i një objekti modern në kompleksin e Agjencisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se inteligjenca mbetet një nga hallkat më të rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit, shkruan IndeksOnline.

“Më inkurajon fakti që AKI po avancon vazhdimisht kapacitetet e saj teknologjike, analitike dhe operative, me ambicie dhe objektiva të qarta, duke u përshtatur me realitetin e ri të sigurisë dhe duke forcuar bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.

Sukseset e AKI-së përgjatë viteve të fundit kanë kontribuuar në sigurinë kombëtare, rajonale dhe më gjerë, në bashkëpunim të afërt me institucionet vendore dhe shërbimet partnere” shkroi Kurti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Dje, pata kënaqësinë të vizitoj Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku u prita nga Drejtori z. Petrit Ajeti, stafi drejtues dhe zyrtarë të tjerë.

Vizita u realizua me rastin e festimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 17-vjetorit të themelimit të AKI-së, me ç’rast ndamë certifikatat për zyrtarët e rinj, si dhe përuruam një objekt modern në kompleksin e AKI-së.

Inteligjenca mbetet një nga hallkat më të rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit, duke garantuar që Republika jonë të jetë e përgatitur për çdo sfidë dhe të marrë vendime të informuara.

Në kuadër të prioriteteve tona për të mbështetur sektorin e sigurisë, AKI ka pasur mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me rritje të lartë të buxhetit dhe kjo mbështetje do të vazhdojë.

Më inkurajon fakti që AKI po avancon vazhdimisht kapacitetet e saj teknologjike, analitike dhe operative, me ambicie dhe objektiva të qarta, duke u përshtatur me realitetin e ri të sigurisë dhe duke forcuar bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.

Sukseset e AKI-së përgjatë viteve të fundit kanë kontribuuar në sigurinë kombëtare, rajonale dhe më gjerë, në bashkëpunim të afërt me institucionet vendore dhe shërbimet partnere.

Kërcënimet nga spiunazhi, kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmi dhe radikalizmi, krimi i organizuar dhe format tjera të kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare, janë trajtuar me profesionalizëm, duke ndikuar në avancimin e sigurisë kombëtare.

Shpreha mirënjohjen dhe respektin tim për stafin drejtues dhe të gjithë zyrtarët e AKI-së që shërbejnë me nder, përkushim të lartë dhe atdhedashuri, në një profesion që është mision, shpesh në heshtje, por gjithmonë në mbrojtje të Republikës dhe të qytetarëve të saj.

https://www.facebook.com/share/p/1HL1aMBQV2/?mibextid=wwXIfr

JU REKOMANDOJMË

Kurti në Bondsteel në ceremoninë e ndërrimit të komandës: Roli i SHBA-së i pazëvendësueshëm

Kurti në Bondsteel në ceremoninë e ndërrimit të komandës: Roli i SHBA-së i pazëvendësueshëm
29/06/2026 - 16:24

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan të Ushtrisë Amerikane nga Koloneli Kurt A....

Më shumëDetails

Dalin emrat e bizneseve nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane

Dalin emrat e bizneseve nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
29/06/2026 - 16:23

Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë dhe subjekte nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor. Numri më i madh i...

Më shumëDetails

Gucati: Dritan Goxhaj nuk është anëtar i OVL-UÇK-së

Gucati: Dritan Goxhaj nuk është anëtar i OVL-UÇK-së
29/06/2026 - 16:02

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇ), deklaroi se Dritan Goxhaj nuk është anëtar i kësaj organizate. “Jo, më së pari Dritan Goxhaj s’është...

Më shumëDetails

Vaki shqiptare: Dyshohej se u mbyt, burri që kërkohej nga gruaja ishte duke bërë ‘sefa’ në kafe

Vaki shqiptare: Dyshohej se u mbyt, burri që kërkohej nga gruaja ishte duke bërë ‘sefa’ në kafe
29/06/2026 - 15:50

Një burrë nga Kosova, gjatë ditës së hënë është raportuar i zhdukur në zonën turistike të Shëngjinit. Sipas burimeve të Klankosova.tv, i njëjti është kthyer shëndoshë e mirë...

Më shumëDetails

LDK mblidhet pas kërkesave për dorëheqjen e Abdixhikut, deklarohet Haziri

LDK mblidhet pas kërkesave për dorëheqjen e Abdixhikut, deklarohet Haziri
29/06/2026 - 15:41

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhje të Kryesisë me kryetarët e degëve për të diskutuar situatën paszgjedhore dhe hapat e mëtejmë politikë, ndërsa nënkryetari i partisë,...

Më shumëDetails

Sorensen tha se marrëveshja me Serbinë vlen, Konjufca: S’ishte konceptuar pa nënshkrim, por megjithatë përmban angazhime

Sorensen tha se marrëveshja me Serbinë vlen, Konjufca: S’ishte konceptuar pa nënshkrim, por megjithatë përmban angazhime
29/06/2026 - 15:30

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca e dëgjoi emisarin e Bashkimit Europian, Peter Sorensen të thoshte se Marrëveshja e Ohrit me Serbinë është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    275 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69
  • Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë