Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?

21/02/2026 - 17:21
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të premten ligjin për buxhetin shtetëror në vlerë rreth 4 miliardë euro, me gjithë kundërshtimet dhe ankesat e opozitës.

Projektligji për buxhetin kaloi në lexim të dytë me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenime, katër ditë pasi ishte miratuar në lexim të parë.

Ligji tani do t’i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për dekretim, para se të hyjë në fuqi.

Votimi erdhi pasi Komisioni për buxhet, punë dhe transfere bëri ndryshime dhe i miratoi ato në ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vërejtjet dhe kritikat e deputetëve do të trajtohen me rastin e rishikimit të buxhetit për këtë vit.

“Megjithatë, buxheti i miratuar sot, në vlerë prej rreth 4 miliardë euro, parasheh 867 milionë euro për komunat; përfshin pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik; përmban ndryshimin e nevojshëm që mundëson dyfishimin e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 për qind në 0.50 për qind për 15 vitet e para; si dhe shtyrjen e afatit për zbatimin e shkallës progresive të tatimit në pronë, derisa të miratojmë Ligjin e ri për Tatimin në Pronë, në konsultim me komunat e vendit tonë”, shkroi Kurti në Facebook.

Kurti shtoi se në buxhet po ashtu rritet mbështetja për barnat esenciale, kulturën, sportin, për ndërmarrësit në sektorin privat, bujqit dhe parashihen investime në infrastrukturën publike.

Gjatë seancës pleanre, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ky është një buxhet i “përkohshëm dhe emergjent”, duke shtuar se ai do të rishikohet.

“Për këtë arsye, ne, si Qeveri, nuk ua kemi dhënë hapësirën as ministrive që të bëjnë ndryshime, duke konsideruar se nuk kemi shumë kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe në mënyrë cilësore, në mënyrë që ato pastaj të mos reflektojnë me probleme gjatë rrugës”, tha Murati.

Partitë opozitare u ankuan se rekomandimet e tyre ishin shpërfillur nga Komisioni dhe i tërhoqën ato në prag të votimit në Kuvend, prandaj edhe votuan kundër kalimit të buxhetit vjetor. Deputetë të caktuar opozitarë paraqiten amendamente gjatë seancën, por nuk morën mbështetje.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e kritikoi projektligjin për buxhetin dhe njoftoi se deputetët nga partia e tij do të votonin kundër.

“Ne i tërheqim të gjitha amendamentet dhe nuk e mbështesim këtë buxhet që nuk e reflekton as përbërjen e qeverisë, nuk është dokument profesional, ka shumë defekte për 2026 por do jetë i dëmshëm edhe për vitet e ardhshme”, ka thënë ai në seancë.

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku, tha se partia e saj nuk ka votë “për” buxhetin, pasi që Komisioni për buxhet nuk i mori parasysh amendamente e propozuara nga ajo.

Buxheti i vitit 2026 u miratua me disa muaj vonesë, dhe pasi vendi ishte detyruar ta zgjaste buxhetin e vitit të kaluar për disa muaj, për shkak të krizës politike e institucionale.

Si do të shpenzohet buxheti i vitit 2026?

Buxheti i vitit 2026 parashihet të arrijë në rreth 4 miliardë euro. Nga kjo shumë, mbi tre miliardë euro janë ndarë për nivelin qendror, ndërsa 867 milionë euro për nivelin lokal.

Për investime kapitale, të cilat shihen si shtylla kryesore për zhvillimin ekonomik, janë planifikuar 998 milionë euro, ose 7.2% më shumë krahasuar me vitin 2025 (931 milionë euro).

Megjithatë, investimet kapitale përbëjnë vetëm 25.2% të buxhetit të përgjithshëm.

Në një analizë të Institutit GAP thuhet se 81 për qind e buxhetit të projekteve kapitale në vitin 2026 është për projektet që do të vazhdojnë nga vitet e kaluara, ndërsa projektet e reja mbeten të kufizuara si në numër ashtu edhe në vlerë dhe kryesisht janë projekte të vogla.

Shpërndarja e investimeve kapitale, sipas GAP-it, nga niveli qendror në komuna vazhdon të jetë joproporcionale me popullsinë dhe sipërfaqen, ndonëse më e balancuar nga aspekti partiak, duke nxjerrë në pah pabarazi.

Subvencionet dhe transferet

Kategoria me rritjen më të madhe është ajo e subvencioneve dhe transfereve, me një rritje prej 17.4%.

Sivjet janë ndarë mbi 1.3 miliardë euro, krahasuar me rreth 1.1 miliardë euro në vitin e kaluar.

Kjo rritje vjen si rezultat i rritjes së disa kategorive të pensioneve, mbështetjes se lehonave dhe rritjes së asistencës sociale.

Pagat dhe shtesat për mbi 91 mijë punonjës të sektorit publik do të kushtojnë mbi 980 milionë euro, nga 916 milionë euro sa ishin në vitin 2025.

Ndërkohë, shpenzimet për mallra dhe shërbime arrijnë në 509 milionë euro, ose rreth 7 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.

Në buxhet janë ndarë edhe 46 milionë euro si rezervë shtetërore për emergjenca, e njëjta shumë si në vitin paraprak, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe likuiditetit financiar.

Për herë të parë, projektbuxheti parasheh edhe pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, për ata që kanë qenë të angazhuar në organizata buxhetore të paktën 12 muaj para marrjes së vendimit.

E barrën kryesore për mbushjen e arkës së shtetit pritet ta mbajnë Dogana e Kosovës, nga e cila parashihet të grumbullohen mbi dy miliardë euro, dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), me rreth 1.2 miliardë euro të hyra të planifikuara./Radio Evropa e Lirë

JU REKOMANDOJMË

Osmani: Kam punuar 5 vite me VV-në, asnjë sulm, asnjë propagandë nuk bëhet pa urdhrin e Kurtit

Maliqi: Që kur Kurti dhe Osmani kanë ardh në pushtet, marëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira, skandal!
14/05/2026 - 23:04

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur me tone të ashpra kundër ish-partnerit të saj qeverisës, Albin Kurtit. Osmani ka thënë se të gjitha sulmet, linçimet dhe propaganda...

Më shumëDetails

Mërgim Lushtaku: Babit nuk i ka ardhur asnjë ftesë për intervistim nga Prokuroria!

Mërgim Lushtaku: Babit nuk i ka ardhur asnjë ftesë për intervistim nga Prokuroria!
14/05/2026 - 22:55

Mërgim Lushtaku, ish-deputet i PDK-së, djali i Sami Lushtakut, ka deklaruar në Pressing se babai i tij nuk ka pranuar asnjë ftesë për intervistim nga Prokuroria lidhur me...

Më shumëDetails

Ky është 25 vjeçari i njohur me nofkën ‘Plaku’, që u plagos sonte në Prishtinë

Ky është 25 vjeçari i njohur me nofkën ‘Plaku’, që u plagos sonte në Prishtinë
14/05/2026 - 22:46

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Veriu.info ka mësuar se Harbin Vitija, 25 vjeçar i njohur...

Më shumëDetails

Rama për Osmanin: Është mëkat që nuk vazhdoi edhe një mandat si presidente

Rama për Osmanin: Është mëkat që nuk vazhdoi edhe një mandat si presidente
14/05/2026 - 22:31

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetje të plotë për Vjosa Osmanin dhe bashkimin e saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit. Në...

Më shumëDetails

Të shtëna në Prishtinë, një i pl@gosur rëndë/Policia jep detaje

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
14/05/2026 - 22:20

Pak minuta më parë ka ndodhur një gjuatje me armë në Prishtinë, me ç’rast një person është plagosur. Detaje për këtë kanë dhënë nga policia e Kosovës. “Rreth...

Më shumëDetails

Natyra Kuçi: Pengesa në rrugëtimin tonë për me dobësu pushtetin e Kurtit është kjo opozitë

Natyra Kuçi: Pengesa në rrugëtimin tonë për me dobësu pushtetin e Kurtit është kjo opozitë
14/05/2026 - 22:10

Natyra Kuçi nga PSD tha se “pengesë për dobësimin e Kurtit është opozita”. Ajo në Pressing u shpreh: “Kemi dalë nga VV-ja, kur VV-ja ka dalë tepër mirë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Prej 1500 eurove tash paguj 8000”, përgjigja e Pandurit e lë pa koment Kojufcën kur e kritikoi për shpenzimet e rrymës

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ymeri parashikon lëkundje në skenën politike: Njëra forcë në rënie, tjetra drejt ngritjes

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Publikohen pamjet nga sulmi ndaj Hysni Mehanit (VIDEO)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë