Kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar me kryediplomaten e Shqipërisë, gjatë së cilit është folur për mbështetjen e vazhdueshme që Tirana i jep Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për nevojën e një agjende të përbashkët strategjike mes dy vendeve.
Në një postim në Facebook, Hamza ka vlerësuar rolin e Shqipërisë si zë i Kosovës kudo ku Prishtina nuk është e pranishme drejtpërdrejt. Ai e ka përshkruar si të ngrohtë takimin me shefen e diplomacisë shqiptare, duke e cilësuar mbështetjen e saj si të palëkundur.











