Gjatë ditës së sotme artisti kosovar, Besart Kelmendi- Gjesti është shoqëruar në statcionin e policisë pasi i njejti dyshohet se u zu me armë zjarri.
Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.
‘’Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë’’, njofton Policia e Kosovës.













