Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transportin hekurodhor në Kosovë, i cili pritet të ndërpritet sot për shkak të grevës së punëtorëve të Infrakosit.
Ajo ka thënë se një gjë e tillë ndodh pas mbi 150 vjetësh, kur në Kosovë, sipas saj, është ndërprrerë qarkullimi i trenave.
“Në Kosovë, ndërtimi i linjave të para hekurudhore filloi në vitin 1874, kur u ndërtua vija e parë hekurudhore në relacionin Hani i Elezit për Fushë Kosovë dhe Mitrovicë. Pas 151 vjet, në vitin 2025, Kosova shënoj 0 neto tonë transport hekurudhor të mallrave. Pas 152 vjet, në vitin 2026, po me Kurtin, u ndërpre edhe qarkullimi i trenave.”, ka shkruar ajo.
Ymeri sërish për fund ka shkruar edhe për çështjen e importit të energjisë elektrike në Kosovë.
“Ta gëzojmë stagnimin e shtetit, me import të rrymës miliona në ditë.”, ka shkruar ajo.














