Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar

13/03/2026 - 15:28
në Opinione
A A
Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Piro Ahmetaj

Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve të Sigurisë. Në pamundësi për përgjigje të dedikuar ndaj mediave të interesuara, në vijim gjeni përmbledhje rreth peshës gjeopolitike, që mbart ndëshkimi shembullor i regjimit të Iranit jo vetëm për paqen në Lindjen e Mesme dhe interesat e SHBAve, por edhe për besimin në Rendin e Ri/Trump të Sigurisë Globale.

Pikësëpari, përkundër terrorit në studiot-TV nga analistë të gjithëditur, konspiracionistë të marrosur dhe strategjistë mëndjendryshkur, fatkeqësisht edhe gjeneralë të vetë(de)graduar, përfshi në Tiranë dhe Prishtinë, që bëjnë komente delinkuente dhe qesharake njëherësh: “Për të pastruar bunkerët e Enverit, apo mbushur gavetat me rezerva ushqimore për ditën e kiametit”, çmoj se ka zero arsye për t’u panikosur, pasi Irani ka zero motiv, shanse dhe kapacitete që të sulmojë me raketa territorin e Republikën e Shqipërisë! Ndërsa edhe si kontributor teknik i negociatave për marrëveshjen e Policimit Ajror, konfirmoj se në mungesë të kapaciteteve për të ushtruar “më vete”, Italia dhe Greqia (në emër të NATO-s, pra jo si marrëdhënie bilaterale) ushtrojnë 24/7 përgjegjësinë e mbrojtjes ajrore të RSH. E thënë më qartë, ose me termat e Nenit-5 (themeli i ngritjes dhe ekzistencës së Aleancës), nëse sulmohet me raketa Manza, Tirana, Konispoli, Vermoshi, jo vetëm do asgjësohen që në ajër, por pasuesit e Ajatollahut, ose “djajtë e rinj të Iranit”, do të marrin përgjigje vdekjeprurëse nga fuqia ajrore e USA/ NATO. Asgjësimi nga NATO i 2 raketave drejtuar Turqisë (edhe pse frikacakët Teherani nuk i morën përsipër), e konfirmojnë këtë.

Së dyti, sulmin vdekjeprurës të ushtrisë amerikane ndaj sundimtarit gjakatar (37 vjet), si dhe gardës revolucionare (në fakt terroriste) të Ajatollahut: “e gjej si sprovë të suksesshme të Rendit të Ri Global të Sigurisë, si dhe të fuqisë shkatërrimtare të Ushtrisë Amerikane”. Për më tepër, këtë demonstrim të forcës e gjej edhe si ndëshkim shembullor ndaj diktatorëve të ngjashëm, pra të dalldisur nga fuqia e mbi-pushtetit (Putinit, Kim Jong-ut), që ashtu si bandat terroriste, kërcënojnë se, duke përdorur armët bërthamore: “do i bëjnë gjëmën jo vetëm Izraelit dhe ShBA-së, por njerëzimit, rendit global dhe vlerave të qytetërimit!”

Për të argumentuar “fuqinë e pakonkurrueshme dhe shkatërrimtare të SHBA”, mjafton të përmendim dy nga sulmet më të suksesshme në historinë moderne të njerëzimit: (a) ndaj bazave bërthamore të Iranit në qershor 2025, me: “6 avionë B-2 me kosto 2 bilionë dollarë secili, 37 orë fluturim; 12 bomba me 14 tonë eksploziv secila dhe 60 m thellësi depërtuese, dhjetëra raketa dhe 125 avionë F35”, si dhe (b) arrestimin spektakolar të Maduros, kur “mbi 150 avionë dhe dronë sulmuan njëherësh 20 baza ushtarake, zgjati më pak se 4.45’ dhe me zero humbje, duke nxjerrë jashtë luftimi sistemin e mbrojtjes Ajrore të Venezuelës”.

Asnjë shtet tjetër në botë (përfshi Kinën dhe Rusinë) nuk zotëron dhe nuk ka për të pasur në 100 vitet që vijnë, fuqi ushtarake për të realizuar operacione të përafërta me këto 2 shembuj! Prandaj këto sulme, si dhe asgjësimi i raketave që shkelën hapësirën ajrore të Turqisë, shërbejnë edhe si mesazh i forcës ndaj djajve të rinj të Iranit, etj., që: “Nëse do të guxojnë të sulmojnë integritetin e cilindo nga 32 vendet e NATO-s, do të ndëshkoheshin në mënyrë shembullore nga fuqia vdekjeprurëse e SHBA-ve, si dhe e Aleancës!” Thënë sa më sipër, Izraeli, vendet e NATO/BE, por edhe iranianët dhe mbarë njerëzimi do duhet t’i jenë mirënjohëse fuqisë ushtarake të SHBA-ve dhe leadership-it të fortë të Presidentit Donald Trump!

Së treti, kuja turpëruese e medias zyrtare, si dhe militantëve të regjimit të Iranit pas vrasjes së Liderit Suprem, na kujton skenat me ulërima dhe përbetime mjerane (fatkeqësisht edhe me armë dhe uniformë ushtarake) të shoqatave të Enverit pas 20 shkurtit 1991, për të rivendosur bustin e diktatorit, si dhe shpërfytyrimin e ngjashëm të koreanëve të Veriut për vdekjen e babait të Kim Jong-ut, në dhjetor 2011?!

Për më keq, reagimin e mbetjeve të regjimit, pra trashëgimtarët e Ajatollahut; anëtarët e këshillit të përkohshëm (presidenti kukull, kreu i gjyqësorit vrasës dhe një Jurist i oborrit), si dhe gjeneralët dhe garda e kamikazëve të regjimit, duke sulmuar: “Ambasadat dhe bazat USA në Bahrejn, Egjipt, Irak, Izrael, Bregun Perëndimor, Jordani, Kuvajt, Liban, Katar, Arabinë Saudite, Siri, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemen; bazën e UK në Qipro, Azerbajxhanin etj.”, i gjej si qasje të dëshpëruara të një bande terroriste, ose të një gjarpri që i kanë prerë kokën. Dhe meqë jemi te pa-fuqia e Iranit për t’u përballur jo vetëm me USA/NATO, por edhe me vendet e rajonit, mjafton të përmendim reagimin e Emirateve të Bashkuara, ku: “nga 1,305 dronë, 1,229 u rrëzuan, ndërsa nga 221 raketa, 205 u shkatërruan në ajër dhe 14 përfunduan në det”.

Gjithsesi, përtej Sindromës së Stokholmit, shpresoj që vrasja e sundimtarit gjakatar (37 vjet), do të shërbejë (jo për t’u dhuruar në tavolinë pushtetin opozitës të Shah-ut në azil), por për të ndezur shpresën e lirisë së popullit, për të zgjuar përgjegjësitë e elitës fisnike të Teheranit si dhe misionin e gjeneratës së re të Iranit: “për ta çliruar dhe transformuar vendin në një shtet modern, që jo vetëm tejkalon krizën aktuale dhe garanton sigurinë dhe bashkëjetesën paqësore mes mbi 90 milionë bashkatdhetarëve/iranianëve, por edhe që kontribuon si aktor me peshë për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe jo vetëm”!

Së katërti, për sa u përket pretendimeve cinike të Moskës, Pekinit, por “nën zë” edhe ndonjë udhëheqës perëndimor, për t’i marrë leje KS/OKBsë, kujtojmë përgjigjen denigruese që Trump i dha pinjollit të KGB/Putinit në rastin e Iranit dhe Venezuelës: “Të ndalë sa më herët gjakderdhjen në Ukrainë”, ndërsa rikonfirmoi se: nuk do t’i marrin askujt leje (aq më pak KS/në agoni) për të përdorur fuqinë ushtarake ndaj çdo vendi që ekspozon kërcënim për jetesën e popullit amerikan si dhe integritetin dhe interesat e SHBA-ve”. Për më tepër, vrasja e Ajatollahut: “Nuk është pushtim, thyerje e ligjit ndërkombëtar dhe as precedent i rrezikshëm, pasi SHBA-të kurrë nuk kanë synuar pushtimin e Iranit”. Në të vërtet: “SHBA janë në luftë vetëm me regjimin e Ajatollahut, për të mos e lejuar prodhimin e armëve shkatërrimtare, që kërcënojnë me shfarosje Izraelin dhe prezencën dhe interesat e SHBA-ve, por edhe paqen jo vetëm në rajon”! Kështu, nuk gjej asnjë krahasim me agresionin neo-nazist të Rusisë, +4 vjet më parë, për pushtimin e Ukrainës, interesave dhe fuqisë ushtarake të Aleancës Euroatlantik.

Nga ana tjetër, siç edhe u gjithëpranua edhe në Konferencën e Mynihut: “Ndërsa rendi global i ndërtuar pas Luftës së 2-Botërrore nuk ekziston më, mbetet domosdoshmëri kritike për të tejkaluar fundin pa lavdi të OKB-1945, agoninë burokratike të BE-së, demokracitë fasadë dhe shtetet e gjunjëzuara nga korrupsioni”. Kështu, sulmi për ekzekutimin e sundimtarit të Iranit; operacioni për arrestimin e Maduros (që e kishte kthyer Venezuelën në parajsën e narko-terrorizmit dhe interesave ruso-kineze), si dhe ngritja e Bordit të Paqes, vulosën fundin e rendit të vjetër, si dhe konfirmuan themelimin e “Rendit të Ri të Sigurisë, ose paqes së imponuar me fuqinë”, që meriton të skalitet me emrin e Presidentit Donald John Trump.

Në shtesë, përtej fundit të rezistencës së gardës terroriste në Iran si dhe luftës barbare të Putinit në Ukrainë, besoj edhe më fort se vetëm falë (super) fuqisë ushtarake të pakonkurrueshme të SHBA-ve, si dhe leadership-it të fortë të Trump: “Shpresa e paqes, rendi i ri global dhe vlerat e qytetërimit do të triumfojnë mbi mbetjet e Ajatollah-ut, neo-stalinistët dhe neo-millosheviçët, demokracinë burokratike dhe shtetet e dështuara, si dhe mbi-shtetet dhe organizatat apo bandat narkoterroriste”. Ndërsa, duke përsëritur duartrokitjet e merituara për: “Pjesëmarrjen e RSH/Kosovës në Bordin-Trump të Paqes; marrëveshjen mes Kroacisë, Kosovës dhe RSH-së; ndërtimin e Bazës Ajrore Kuçovë, rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe modernizimin e fuqisë ushtarake; projektin e Porto Palermos (+Bondsteeldetar të USA/NATO), të ndërthurur me Korridorin-8; kontributet në interes të sigurisë kolektive dhe në mbështetje të Ukrainës; rolin lider në projektet e përbashkëta, si dhe procesin e integrimit euroatlantik të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor”, i çmoj si prova të forcimit të bashkëpunimit/besimit strategjik, fatmirësisht të ndërthurura me interesat gjeopolitike mes RSH-së dhe SHBA-ve në rajon dhe Mesdhe.

JU REKOMANDOJMË

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
22/06/2026 - 16:38

Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata...

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Si mund ta ripërcaktojë energjia rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
20/06/2026 - 15:47

Shkruan: Agon Maliqi Që nga momenti kur administrata Trump mori detyrën në janar të 2025-ës, vëzhguesit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë kanë pyetur veten nëse politika e...

Më shumëDetails

Cila është e vërteta për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rolin e “SHOQËRISË CIVILE “

11/06/2026 - 14:09

Shkruan: Muhamet Mustafa CILA ËSHTË E VËRTETA PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA ENERGJETIKE DHE ROLIN E “SHOQËRISË CIVILE “ Çka parashihte “Strategjia e zhvillimit te energjisë 2005-2015”...

Më shumëDetails

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës
03/06/2026 - 12:07

Shkruan: Albina Dajaku: Vajza e re nga Fushë Kosova, ajo që la pas bankat e shkollës, dëshirën për mjekësi, kursin e frizerisë dhe ëndrrat e tjera e u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kjo degë e LDK-së i jep mbështetje Lumir Abdixhikut

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Azem Syla: Goxhaj nuk ishte në frontin e luftës

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë