Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në vendimmarrje.
Përmes një reagimi publik, Rrahmani tha se qeveria ka kaluar pa problem disa çështje që sipas tij kanë qenë shumë të diskutueshme, duke përmendur vendimin për 24 hektarë tokë për Manastiri i Deçanit, pranimin e Slavko Simiqit si nënkryetar, si dhe – sipas tij – legalizimin e strukturave paralele.
Ai shtoi se, ndërkohë, tani po kërkohet miratimi i një ligji për ndërrimin e gjinisë, gjë që sipas tij po trajtohet me prioritet nga qeveria.
“Krejt këto i kaluat pa problem. E tash po ju duhet ligji për ndërrimin e gjinisë”, ka deklaruar Rrahmani në reagimin e tij.













