Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se sot po zhvillohet dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeveritar.
Ai ka publikuar pamje nga dita e dytë e takimit, teksa ministrat shihen duke hyrë në mbledhje.
Krahas videos që ka publikuar Kurti, ka shkruar se vendin e presin projekte të mëdha e punëtë mira, shkruan Reporteri.net.
“Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeveritar. Projekte të mëdha e punë të mira na presin”, ka shkruar ai.

Kurti kishte njoftuar edhe dje për takimin e parë të kabinetit qeveritar.
Ai dje në postimin e bërë në Facebook kishte shkruar se në zgjedhjet e dhjetorit 2025 qytetarët i kanë dhënë qeverisë një besim të madh, të cilin ekzekutivi synon ta kthejë në siguri dhe zhvillim.
Kurti bëri të ditur se gjatë këtij takimi do të punohet për shndërrimin e zotimeve të fushatës dhe ekspozesë së prezantuar para deputetëve në program qeverisës konkret.
Ai theksoi se programi do të përkthehet në plane me projekte, objektiva dhe masa konkrete që do të realizohen gjatë mandatit qeverisës.
“Angazhimi, e mira e përgjithshme dhe interesi publik, zhvillimi dhe barazia, integriteti dhe dinjiteti shtetëror kanë qenë dhe do të mbeten pikënisja dhe synimi i qeverisjes sonë”, ka shkruar dje Kurti.















