Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

24/03/2026 - 13:18
në Kryesore, Lajme
A A
Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Mitrovicë është mbajtur akademi përkujtimore në 27-vjetorin e vrasjes nga forcat pushtuese serbe të veprimtarëve Latif Berisha e Agim Hajrizi, ku në këtë aktivitet, përveç kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja Donika Gërvalla, që të tre bashkëthemelues të partisë GUXO, raporton Veriu.info.

Ndasia politike mes tyre e nisur javë më parë për shkak të zgjedhjes së presidentit të ri është parë sot edhe në Mitrovicë, ku Faton Peci është treguar më i afërt me Donika Gërvallën, e cila njihet si krah i Albin Kurtit, sesa me Vjosa Osmanin.

Në prag të nisjes së akademisë përkujtimore, Faton Peci është parë rrugëve të qytetit me Donika Gërvallën, duke shkuar bashkërisht në qendrën e kulturës për këtë ngjarje.

Pasi e ka përcjellë deri në sallë Donika Gërvallën, Faton Peci është kthyer në hyrje të qendrës duke e pritur Vjosa Osmanin, pritje që është dukur qartazi e ‘ftohtë’, pasi nuk pati as buzëqeshje mes tyre e as përqafime, sikurse jemi mësuar të shohim në të kaluarën.

Me të hyrë në sallë, Vjosa Osmani ka përshëndetur dorë më dorë të gjithë të pranishmit në rreshtin e parë, duke nisur nga Donika Gërvalla, të cilës ia ka zgjatur dorën vetëm zyrtarisht.

Se presidentja Osmani nuk është në linjë me Gërvallën e Pecin është vërejtur edhe në momentin e intonimit të himnit, ku ajo dhe këshilltaret e saj e kanë intonuar me dorë në zemër, përderisa Peci e Gërvalla duke i mbajtur duart poshtë.

Megjithatë, në momente të caktuara Vjosa Osmani është parë duke komunikuar me Faton Pecin, por në asnjë moment me Donika Gërvallën.

Ndryshe, Donika Gërvalla javëve të fundit e ka bërë të qartë se qëndron në linjë me Albin Kurtin, përderisa Faton Peci ka zgjedhur heshtjen në publik, duke mos u deklaruar as për e as kundër Vjosa Osmanit./Veriu.info

Tags: Donika GervallaFaton PeciVjosa Osmani

JU REKOMANDOJMË

Ja sa shpenzoi Qeveria e Kosovës për investime kapitale sipas GAP-it

Verdikti i Hagës, Tafani: Më e frikshmja, nëse ka tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës
01/11/2026 - 10:21

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet të planifikuar për investime kapitale, pra 30% të...

Më shumëDetails

Dita e pestë e protestës sot për Arlinda Zekajn

Dita e pestë e protestës sot për Arlinda Zekajn
01/11/2026 - 10:11

Për të pestën ditë radhazi, sot do të mbahet protestë në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës. Protesta është...

Më shumëDetails

Pesë vëllëzërve u hyjnë hajnat nëpër shtëpitë e tyre, vodhën stoli ari dhe gjëra të tjera

Hajnat godasin në Lagjen e Doktorëve në Mitrovicë – Vidhen mbi 8 mijë euro para dhe ar
01/11/2026 - 09:24

Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar në fshatin Budakovë të Suharekës, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në pesë shtëpi të pesë...

Më shumëDetails

Sot protestohet në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti

Kurti: Nëse nuk zgjidhet Presidenti, vendi shkon në zgjedhje
01/11/2026 - 08:57

Sot në Prishtinë do të mbahet protesta e paralajmëruar nga organizatori Durim Aliu, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që nis në orën 12:00,...

Më shumëDetails

Shtetases së Shqipërisë dhe shtetasit të Kosovës ju ndalua hyrja në Aeroportin e Memmingenit

Shtetases së Shqipërisë dhe shtetasit të Kosovës ju ndalua hyrja në Aeroportin e Memmingenit
01/11/2026 - 08:45

Gjatë kontrolleve të hyrjes në Aeroportin e Memmingenit, të premten e kaluar, zyrtarët e Policisë Kufitare ju mohuan hyrjen dy individëve. Policia kufitare u mohoi hyrjen një gruaje...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim
01/11/2026 - 08:30

Të dielën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë