Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person për vjedhje.
“Bazuar në autorizimin e prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, personi i dyshuar, fotoja e të cilës është publikuar, shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për kryerjen e veprës penale ,,Vjedhje” nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që ka ndodhur me datën 06.01.2026 në një qendër tregtare në Ferizaj” thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:













