“Prandaj edhe si kryetare e Kuvendit, do të angazhohem maksimalisht që këto trajtime të projektligjeve të bëhen në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Edhe duke e pasur parasysh edhe aspektin gjinor, sepse nuk kemi nevojë që të bëjmë ligje të cilat nuk i përshtaten rrethanave tona. Kosova ka ligje të mira, por që shumë shpesh ato nuk zbatohen në praktikë. Prandaj edhe në këtë kuptim, duhet që në grupet punuese të Kuvendit të Kosovës të përfshihen organizatat e shoqërisë civile, institucionet e ndryshme, që mund të kenë direkt apo indirekt përgjegjësi në raport me një ligj. Por po ashtu edhe secili grup që, si me thënë, i dedikohet një rregullim ligjor i tillë. Prandaj jam shumë e hapur që të fuqizoj rolin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deri tani nuk shoh që kemi pasur mungesë të vullnetit në këtë drejtim”, tha ajo./EO/
Ish-Sekretari i NATO’s Rasmussen: Evropa ta marrë rolin e udhëheqësit të botës së lirë, s’është koha për ndarje me SHBA’të
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha sot se Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për fatin e saj mes tensioneve në rritje me Washingtonin. “Nuk besoj...
Më shumëDetails











