Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rinjohja e urbane: Prishtina

25/03/2026 - 13:40
në Opinione
A A
Rinjohja e urbane: Prishtina
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Ibrahim Berisha

Kolonizimi i Rrafshit të Kosovës: Prishtinës

Politika serbe e kolonizimit që nga viti 1912, synoi të krijojë praktika të mbizotërimit të serbëve duke larguar me dhunë shqiptarët dhe në mos krejt, për të krijuar fshatra të përziera etnike, në njërën anë, dhe në tjetrën vendbanime të pastra me kolonë serbë e malazezë. Në vitin 1922, Prishtina rrethohet me popullsi kolone. Krijohen vendbanime të reja, apo ndryshohet struktura e popullsisë në fshatrat e Prishtinës. Kishte një strategji për të ndërtuar vendbanime homogjene serbe përreth gjithë qytetit, andaj u vendosën masivisht, u sollën kolonë duke përfituar edhe favore të mëdha: pushtet të pakufizuar, shtëpi, tokë, male, kafshë, pajisje dhe vegla punë e bujqësore, financime familjare dhe individuale. Fshatrat me kolonë serbë e malazezë përreth Prishtinë, pas serbizimit të emrave, ku u bë vendosja e tyre: Prishtinë 150 familje, Fushë-Kosovë 154, Obiliq 86, Lipjan 10, Pomozotin 46, Milloshevë 68, Devet Jugoviq 71, Lebanë 9, Dober Selë 28, Bardh i Madh 24, Miradi e Epërme 83, Hajvali 49, Zllatar 20, Vrellë 108, Radevë 6, Medvec 13, Vragoli 12, Sllatinë 34, Harilaq 24, Batusë 4, Lepi 4, Magurë 25, Qagllavicë 5, Suha Doll 131, Kryshefc 18, Orlloviq 84, Mazgit 12 etj. Në rrethin e Graçanicës, kolonët serbë e malazez, u vendosën në 24 lokalitete të mëdha dhe në 22 të vogla. Fjala është për kolonë, pa u numëruar administratorë dhe qeveritarë, përfshirë nga xhandarë e deri tek poreznikë /tatim mbledhës/.

Hyjnesha në Fron dhe 1500 gra koloniste

Simboli e ndjek si dhunti Prishtinën nga viti 1956. Figurina Hyjnesha në Fron, sot paraqet shenjën e identitetit kulturor dhe historik të qytetit. Imazhi dominues i saj, sy e vesh të përngjashëm me të ufo-ve, është sa imponues po kaq edhe mistik. U ruajt në dhe 6 mijë vjet derisa në hapje të themeleve të një fabrike tjerrjeje të pambukut, ku do të punësoheshin mbi 1500 gra, kryesisht koloniste serbe, Nish, Vranjë, Leskoc, Prokupje etj., u zbulua rastësisht. Çfarë ishte kjo figurinë, dorë e cilit paraardhës e bëri, cilit i takonte nëse jo për të fituar të drejtën historike mbi këtë qytet, apo, atëherë së paku për prestigjin kulturor? Misterioziteti i saj është më i madh se misteri urbs-i Prishtina. Ky sens emocional bëri që në vitin 1999, ajo të grabitej nga Muzeu i Kosovës, për t’u mbajtur e robëruar katër vjet në Muzeun Popullor dhe Etnologjik të Beogradit. Figurina hyri në pazare të mëdha ndërkombëtare dhe u kthye në Muzeun e Kosovës në maj 2002, mbas një presioni po ndërkombëtar për t’u njëjtësuar më shumë me triumfin politik e diplomatik se sa kulturor.

Tjerrtorja, dikur, aty ku u gropos pasuria tjetër arkeologjike.

Hyjnesha është statujë gruaje që flet për një traditë, në të cilën roli i gruas, pavarësisht keqkuptimeve të sotshme, jetonte në këtë rajon me civilizim aktiv, pra ishte. Mesazhi i statujës së Hyjneshës në Fron, folur me retorikën publike – na përkujton rolin qendror të gruas që jetoi në këtë trevë, ku ende edhe sot ato punojnë për të fituar atë pozitë, duke mos përjashtuar as kryeqendrën e Kosovës. Çështje është nëse mund të funksionalizohet si “simbol inspirimi për ta krijuar një shoqëri moderne, në të cilën nuk mendohet se është gjë jo natyrore që gratë të mbajnë pushtet, në të cilën ekziston barazia thelbësore dhe në të cilën femrat u bashkëngjiten meshkujve si partnerë të barabartë në qendër të jetës shoqërore dhe politike”.

Mahalla e Muhaxhirëve: Filantropja Kadirie

Gjenocidi i Serbisë dhe Rusisë, në Sanxhakun e Nishit dhe vendbanimet ku jetonin shqiptarët, detyroi të mbijetuarit, të vendosen në ngado, deri në Siri, por shumica për shkak të afërsisë me vendbanimet e tyre, u ndalën në Kosovë dhe rajonet përreth. Po në vitet 1877/78 në Prishtinë, u vendosen 500 familje muhaxhire nga këto vendbanime duke e krijuar Lagjen e Muhaxhirëve, që edhe sot e kësaj dite, ruan fragmente identitare, me ndjenja kohezioni origjine. Muhaxhirët i dhanë një komponentë të re dinamike urbane, patriotike po kështu.

Solidariteti i prishtinasve me familjet që u vendosën në pjesën lindore të qytetit, qe i madh. U ndihmuan me objekte dhe shërbime “hajrati”, nga familjet e njohura të qytetit.

Trolli për xhaminë që u ndërtua në këtë lagje qe dhuratë e zonjës Kadirie. Xhamia mori emrin e dhurueses: Xhamia e Kadiries. Prona e falur e zonjës prishtinase, thyen edhe një stereotip, të ndërtuar nga “shkenca serbe” të adoptuar nga ajo e shqiptarëve, se në këtë Perandori, gratë nuk e kanë pasur të drejtën e pronës. Gratë edhe në Prishtinë kanë qenë pronare edhe të shtëpive, tokave, lokaleve, çifliqeve që e dëshmojnë dokumentet kadastrale në Arkivin Qendror të Turqisë, në Ankara.

Humanistja Minife Topërlaku

Në një shtëpi të vogël, të vjetër, njëkatëshe, jetonte një grua, e vetme, por asnjëherë krejt e vetme. Humaniste, ndoshta një prej më humanisteve që ka pasur Prishtina ndonjëherë. Jetoi gjithë shekullin XX. Fisnikja, Minife Topërlaku, sa do me mund dhe në varfëri, i mori, i rriti, i shkolloi, i bëri të zot të vetes, gjatë jetës së saj, dymbëdhjetë fëmijë jetimë dhe të braktisur: Sylejmanin, Shyqyriun, Xhelalin, Vlakën, Lumnien, Advinë, Nazminë…

Identiteti urban

Legjendat janë të përsëritshme sikur humbja dhe ringritja e vendbanimit. Ulpiana antike-Prishtina sot që mbijetoi tërmete të mëdha, dy zjarre masive, murtajën dhe luftërat të vogla e të mëdha. Hija e murtajës ka mbetur edhe sot në kujtime nga rrëfime brezash, me toponimin “Vorret e Murtajës”. Një nga simbolet humane dhe kulturore të shqiptarëve, Pjetër Bogdani, jetoi por nuk mund e përballoi murtajën apo murtajat, kjo, jo veç epidemi në Prishtinë. Ku është përmendorja e Pjetër Bogdanit në Prishtinë? Një domethënie e qenësishme e identitetit prishtinas.

Një murtajë shkatërruese për prishtinasit ndodhi më 20-24 nëntor 1944 kur u vra pjesa urbane e Prishtinës: asnjë shenjë askund, pos krimi i memorizuar në emrin: Strelishta /Vendpushkatimi/ në Tauk Bahçe.

JU REKOMANDOJMË

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
22/06/2026 - 16:38

Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata...

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Si mund ta ripërcaktojë energjia rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
20/06/2026 - 15:47

Shkruan: Agon Maliqi Që nga momenti kur administrata Trump mori detyrën në janar të 2025-ës, vëzhguesit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë kanë pyetur veten nëse politika e...

Më shumëDetails

Cila është e vërteta për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rolin e “SHOQËRISË CIVILE “

11/06/2026 - 14:09

Shkruan: Muhamet Mustafa CILA ËSHTË E VËRTETA PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA ENERGJETIKE DHE ROLIN E “SHOQËRISË CIVILE “ Çka parashihte “Strategjia e zhvillimit te energjisë 2005-2015”...

Më shumëDetails

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës
03/06/2026 - 12:07

Shkruan: Albina Dajaku: Vajza e re nga Fushë Kosova, ajo që la pas bankat e shkollës, dëshirën për mjekësi, kursin e frizerisë dhe ëndrrat e tjera e u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kjo degë e LDK-së i jep mbështetje Lumir Abdixhikut

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Azem Syla: Goxhaj nuk ishte në frontin e luftës

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë