Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë e pret NATO-n?

16/04/2026 - 11:01
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë e pret NATO-n?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Udhëtimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtetet e Bashkuara më 8–12 prill u paraqit bujshëm si moment “vendimtar” për aleancën ushtarake.

Duke qenë se Uashingtonin po zemërohej gjithnjë e më shumë nga mungesa e perceptuar e ndihmës nga aleatët evropianë për bombardimet ndaj Iranit dhe për mbajtjen hapur të Ngushticës së Hormuzit, thuhej se presidenti Donald Trump do të përpiqej t’i tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga NATO-ja.

Kjo nuk ndodhi kur Trump dhe Rutte u takuan në Shtëpinë e Bardhë më 8 prill.

Por, kërcënimi mbetet, ashtu siç mbesin edhe kritikat e SHBA-së ndaj aleancës.

Megjithatë, duket se është njëfarë rruge që NATO-ja të mbetet e paprekur dhe e rëndësishme, përfshirë vazhdimin e shpenzimeve për mbrojtjen dhe për evropianët të jenë më aktivë në Lindjen e Mesme.

Mund të thuhet me të drejtë se vizita e ish-kryeministrit holandez përbënte rreziqe.

Trump për ditë me radhë kishte sulmuar aleatët e tij, duke i akuzuar vendet evropiane për “një gabim shumë të marrëzishëm” dhe se “NATO-ja nuk ka bërë absolutisht asgjë” lidhur me Iranin.

Ai gjithashtu riktheu kërcënimet për planet e tij politike ndaj Grenlandës, duke shqetësuar edhe më shumë Brukselin, ndërsa sekretari i Shtetit, Marco Rubio, vuri në dukje se Uashingtoni do t’i “rishqyrtojë marrëdhëniet me NATO-n” pasi të përfundojë fushata ndaj Iranit.

Kritikat vazhduan edhe pas takimit Trump-Rutte, dhe presidenti amerikan shkroi në Truth Social se “NATO-ja nuk ishte aty kur na duhej, dhe nuk do të jetë aty nëse na duhet sërish. Kujtoni Grenlandën, atë copë të madhe akulli të keqmenaxhuar!!!”

Megjithatë, lehtësimi në Bruksel ishte i dukshëm.

Tërheqje apo zhvendosje e trupave amerikane?

Një burim, duke folur në kushte anonimiteti, tha se kishte “lehtësim sepse nuk patën deklaratë të përbashkët për shtyp apo konferencë pas takimit, ku do të merrnim edhe më shumë kritika publike”.

Një tjetër tha se ishte “një situatë e përzier”.

“Nuk ishte shumë mirë, por mund të kishte qenë më keq; ishte qartazi një mundësi e dobishme për Trumpin që të shfrynte zemërimin e tij”, shtoi ai.

“Vetë fakti që takimi ndodhi vetëm një ditë pas shpalljes së një armëpushimi dyjavor u pa gjithashtu si një ‘rastësi fatlume’”, pasi udhëtimi ishte planifikuar prej kohësh.

Në vend që të synohej një tërheqje e plotë e Shteteve të Bashkuara nga aleanca, diçka që kërkon një shumicë pothuajse të pamundur prej dy të tretash në Senatin amerikan, duket se Uashingtoni mund të shqyrtojë zhvendosjen e trupave nga vendet për të cilat mendon se nuk e kanë ndihmuar në çështjen e Iranit.

Por, kjo ishte diçka që shumica e aleatëve evropianë e kishin pritur gjithsesi, pasi kufizime të mëtejshme të numrit të trupave amerikane ishin diskutuar në aleancën ushtarake prej muajsh, megjithëse nuk janë dhënë shifra konkrete.

Në Evropë janë rreth 70.000 trupa amerikane të shpërndara në 30 baza, të cilat përdoren si për parandalim, ashtu edhe për të mbështetur operacione si ato në Lindjen e Mesme.

Kjo dobishmëri nënkupton se shumica e kryeqyteteve evropiane besojnë se amerikanët do të qëndrojnë, ndonëse në numër më të kufizuar.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen, por do të luajnë rol dytësor në Evropë, por, në shumë mënyra, tashmë e bëjnë këtë”, tha një diplomat evropian për Radion Evropa e Lirë (REL), duke shtuar se çështja nuk është tamam “trupat në terren”, por njerëz si oficerët e inteligjencës, ku “një boshllëk i caktuar tashmë ekziston”.

Një NATO më evropiane?

Megjithatë, Rutte po përpiqej t’u jepte interpretim pozitiv gjërave.

Rutte, i cili në Bruksel shihet si “pëshpëritësi i Trumpit” në një mënyrë jo gjithmonë lavdëruese, duke vizituar SHBA-në pati një mundësi tjetër për të lavdëruar presidentin amerikan.

Në një intervistë për CNN-n pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se ishte “një diskutim shumë i hapur dhe i sinqertë, por gjithashtu një diskutim mes miqsh të mirë”.

Ai gjithashtu e pranoi se presidenti ishte “qartazi i zhgënjyer me shumë aleatë të NATO-s, dhe unë i kuptoj pikëpamjet e tij”.

Derisa disa diplomatë evropianë sugjeruan se jo të gjitha kryeqytetet e BE-së ishin të kënaqura me disa nga qëndrimet e Ruttes, veçanërisht pohimin e tij se nuk ka asnjë pikëpamje të përhapur në organizatë se lufta është e paligjshme, dhe të tjerë u ndien në siklet kur ai refuzoi të komentonte mbi kërcënimin e fundit të Trumpit për ta shuar një qytetërim të tërë, ata gjithsesi mendonin se takimi shkoi aq mirë sa mundej.

Më vonë, në një fjalim në Fondacionin dhe Institutin Presidencial Ronald Reagan më 11 prill, Rutte përshkroi atë që ai e sheh si një rrugë përpara samitit të ardhshëm të NATO-s në Ankara në korrik, duke kundërshtuar sugjerimet se aleanca është në rënie.

“Më lejoni të jem i qartë: kjo aleancë nuk po ‘pretendon se asgjë nuk po ndodh, siç do të thoshit ju në Shtetet e Bashkuara”, tha ai. “Aleatët e pranojnë, dhe unë e pranoj, se jemi në një periudhë ndryshimesh të thella në aleancën transatlantike. Evropa po e merr një pjesë më të madhe dhe më të drejtë të detyrës për të siguruar mbrojtjen e saj konvencionale. Dhe, nga kjo nuk ka kthim mbrapa dhe as nuk duhet të ketë”.

Ai theksoi se kur avionët rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë vjeshtën e kaluar, ishin avionët italianë, finlandezë dhe suedezë që i zmbrapsën.

Dhe, kur dronët rusë depërtuan në territorin polak vitin e kaluar, ishte një avion luftarak holandez F-35 që qëlloi ndaj tyre.

Evropa dhe Kanadaja mund t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje. Raporti vjetor i NATO-s tregoi se të gjithë aleatët, përveç Hungarisë dhe Sllovakisë, kanë rritur shpenzimet e tyre në vitin 2025 krahasuar me vitin e mëparshëm.

NATO-ja në Lindjen e Mesme?

Një diplomat i NATO-s theksoi se “Ankaraja do të jetë një festë buzëqeshjesh dhe do të jetë për një gjë të vetme: paratë, dhe në këtë drejtim po ecim mirë”.

Por në të ardhmen, nuk do të bëhet fjalë vetëm për sa shpenzojnë evropianët për mbrojtjen e tyre. Ata duhet të dëshmojnë dobishmërinë e tyre për Uashingtonin përtej kontinentit të tyre.

Derisa vëmendja është përqendruar shumë te Spanja e cila nuk i lejoi Shtetet e Bashkuara t’i përdorin bazat e saj në fushatën ndaj Iranit, NATO-ja ka qenë e etur të theksojë se shumica e aleatëve të tjerë janë përpjekur të ndihmojnë.

Më e rëndësishmja, Gjermania, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë lejuar Uashingtonin t’i përdorë bazat në vendet e tyre. Franca gjithashtu ka dhënë dritën jeshile për praninë e avionëve amerikanë për misione që mbështesin partnerët e Gjirit.

Dhe Gjiri i Sudës në ishullin grek të Kretës, për shembull, u përdor nga aeroplanmbajtësi amerikan, USS Gerald R. Ford, për furnizim, karburant dhe riparime para se të vazhdonte drejt Splitit në Kroaci për mirëmbajtje të mëtejshme.

NATO-ja do të jetë e etur të theksojë më shumë këta shembuj në vazhdim.

Megjithëse Trumpi nuk bëri kërkesa konkrete në takimin në Uashington, zyrtarët e NATO-s e pranojnë se aleatët individualë do të duhet të bëjnë më shumë.

Oana Lungescu, ish-zëdhënëse e NATO-s që tani punon si studiuese në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë (RUSI), i tha REL-it se gjëra më konkrete mund të jenë në horizont para ose gjatë takimit në Ankara.

“Derisa në këtë fazë nuk ka diskutim për një mision të NATO-s, Rutte po luan rol kyç prapa skenave në koordinim me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron, duke formuar një koalicion të vullnetit për të siguruar Ngushticën e Hormuzit sapo të përfundojnë armiqësitë dhe për të kryer planifikim të kujdesshëm ushtarak”, tha ajo.

“Aleatët mund të shqyrtojnë gjithashtu mënyra për ta vendosur stabilizimin e Lindjes së Mesme në agjendën e samitit të NATO-s në Ankara në korrik, duke ftuar Ukrainën dhe partnerë nga Gjiri dhe Indo-Paqësori, shumë prej të cilëve tashmë janë të përfshirë në koalicionin e vullnetit”./REL

JU REKOMANDOJMË

Haziri zbulon prapaskenat e bisedimeve Kurti–Abdixhiku për çështjen e presidentit

Haziri zbulon prapaskenat e bisedimeve Kurti–Abdixhiku për çështjen e presidentit
18/04/2026 - 16:41

Sipas nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, ky subjekt nuk do të propozojë askënd për postin e presidentit të vendit, përderisa nuk ka ose nuk bëhet publike një ujdi...

Më shumëDetails

DW: Konferenca për Hormuzin në Paris – Një shenjë uniteti

DW: Konferenca për Hormuzin në Paris – Një shenjë uniteti
18/04/2026 - 16:23

Kalim i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit u kërkua nga shumë shtete në Paris. Në Konferecën e organizuar nga presidenti Macron u fol për sigurimin e saj përmes...

Më shumëDetails

FSK përmbyll me sukses garën ndërkombëtare ‘Ushtari më i mirë 2026’- Dëshmohet niveli i lartë i ndërveprueshmërisë me partnerët

FSK përmbyll me sukses garën ndërkombëtare ‘Ushtari më i mirë 2026’- Dëshmohet niveli i lartë i ndërveprueshmërisë me partnerët
18/04/2026 - 16:14

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”, ku morën pjesë gjithsej 44 ushtarakë nga vendi dhe partnerët ndërkombëtarë. Sipas...

Më shumëDetails

Ndodh edhe incidenti i dytë në Ngushticën e Hormuzit

Ndodh edhe incidenti i dytë në Ngushticën e Hormuzit
18/04/2026 - 16:07

Një incident i dytë ka ndodhur në Ngushticën e Hormuzit, disa orë pasi anijet luftarake iraniane qëlluan një cisternë që po kalonte nëpër këtë rrugë ujore, sipas Organizatës...

Më shumëDetails

Haziri: Vetëvendosje mblodhi vota masive në emër të Vjosa Osmanit presidente, s’e mbajti fjalën me të, LDK i kishte votat

Haziri: Vetëvendosje mblodhi vota masive në emër të Vjosa Osmanit presidente, s’e mbajti fjalën me të, LDK i kishte votat
18/04/2026 - 15:17

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, duke komentuar deklaratën e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, se me ish-presidenten Vjosa Osmanin opozita po kalkulon në uljen e përqindjes së...

Më shumëDetails

Reuters: Dy anije tregtare u qëlluan me armë zjarri derisa përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit

Reuters: Dy anije tregtare u qëlluan me armë zjarri derisa përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit
18/04/2026 - 15:04

Të paktën dy anije tregtare thanë se u qëlluan me armë zjarri ndërsa përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit të shtunën, thanë tre burime të sigurisë detare dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Super Viva e Mustafë Rexhepi kapet duke fshehur origjinën e produkteve – Tenton të vendoset mbi shtetin, nuk zbaton urdhëresën e inspektoratit

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Banesa, toka, depo, vetura e para të gatshme – Kjo është pasuria e deklaruar nga Sami Lushtaku

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Inspektorati i ministres Kusari Lila kap “Elkosin” e Ramiz Kelmendit duke mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë