Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti e mban afër “trurin e dialogut” Besnik Bislimin, në darkën me Sorensen MPJ u përfaqësua nga Ahmeti, mungoi Zulfaj

16/04/2026 - 13:44
në Lajme
A A
Kurti e mban afër “trurin e dialogut” Besnik Bislimin, në darkën me Sorensen MPJ u përfaqësua nga Ahmeti, mungoi Zulfaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbrëmë ka pasur një takim me emisarin special të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen. Në këtë darkë punë, siç njofton Zyra e Kryeministrit, është diskutuar për integrimin e Kosovës në BE, si dhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

I pranishëm në këtë takim, ishte edhe Besnik Bislimi, i cili mori vëmendje të veçantë. Kjo pasi që, Bislimi, për disa javë tashmë, nuk e ushtron më funksionin e kryenegociatorit të dialogut.

Përveç që ai s’e ka më këtë detyrë, Bislimi s’është as pjesë e Kuvendit, e as pjesë e kabinetit qeveritar të qeverisë së re të liderit të VV’së.

Bislimi, që dikur kishte detyrën e zëvendëskryeministrit me përgjegjësi për integrim evropian dhe zhvillim ekonomik, tash, është emëruar nga Kurti në udhëheqës të Zyrës për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategike.

Përveç Bislimit, në këtë darkë punë, kanë qenë edhe Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Belgjikë dhe Bashkimin Evropian, si dhe, Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Jashtëm i Kosovës.

Në anën tjetër, në vend të Bislimit, Kurti ka emëruar Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE’në. Megjithatë, ky i fundit, nuk ka qenë pjesë e takimit të mbrëmshëm me Sorensen.

“Timonin’ e dialogut, nuk e ka Zulfaj. Dialogu Kosovë-Serbi, do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Kështu ishte bërë e ditur javë më parë nga vetë MPJD, pas një takimi mes Konjufcës dhe Sorensen.

‘’Gjatë takimit, z. Konjufca e informoi z. Sørensen se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm’’, kishte deklaruar MPJD. Sidoqoftë as Konjufca nuk ishte në darkë.

JU REKOMANDOJMË

Sherr në një dasmë në Mitrovicë, dyshohet për të lënduar

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
18/10/2026 - 09:16

Një incident ka ndodhur mbrëmë, në një aheng familjar. Një dasmë që po zhvillohej në një prej restoranteve të Mitrovicës ka përfunduar me sherr fizik ndërmjet disa mysafirëve....

Më shumëDetails

Rama flet për protestat me një gur në dorë: Janë një grup zjarri i paguar

Rama flet për protestat me një gur në dorë: Janë një grup zjarri i paguar
18/10/2026 - 09:02

“Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në Bashkimin Europian” Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një reagim nga zyra e...

Më shumëDetails

Menduh Thaçi komenton zhvillimet në Kosovë e Shqipëri dhe dënimin e Hashim Thaçit: Kjo situatë s’do të ndalet…

Menduh Thaçi komenton zhvillimet në Kosovë e Shqipëri dhe dënimin e Hashim Thaçit: Kjo situatë s’do të ndalet…
18/10/2026 - 08:44

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka komentuar për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, dhe protestave në...

Më shumëDetails

Qeveria e Kosovës vendos t’i nxjerrë në ankand veturat zyrtare jashtë përdorimit

Qeveria e Kosovës vendos t’i nxjerrë në ankand veturat zyrtare jashtë përdorimit
18/10/2026 - 08:27

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për nxjerrjen në shitje të automjeteve zyrtare që janë jashtë përdorimit. Sipas vendimit të nënshkruar nga...

Më shumëDetails

Rreth 60 të lënduar nga protesta në Tiranë, prej policë, protestues dhe kalimtarë

Rreth 60 të lënduar nga protesta në Tiranë, prej policë, protestues dhe kalimtarë
18/10/2026 - 08:13

59 persona janë paraqitur në spital pas lëndimeve të marra gjatë protestës së djeshme në Tiranë. Sipas raportimeve, nga të lënduarit, 34 janë efektivë policie, 21 janë protestues...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për sot

Moti me diell, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
18/10/2026 - 07:59

Të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell në orët e mëngjesit, ku vranësirat më të shtuara pritet të jenë në Rrafshin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Prishtina ia legalizoi objektin pa leje djalit të “Burim Agrollapit”, ndërtesa përmendet në bisedat e publikuara nga Snapchat

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë