Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngutia e pushtetit për kapjen e RTK-së: Njërin kandidat nuk e thërrasin për intervistë, ai thotë se do të ankohet deri në Strasburg

16/04/2026 - 16:06
në Lajme
A A
Ngutia e pushtetit për kapjen e RTK-së: Njërin kandidat nuk e thërrasin për intervistë, ai thotë se do të ankohet deri në Strasburg
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dje ka nisur gara për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, një garë që qysh në fillim u kritikua për ndërhyrje në proces.

Një ndër kandidatët që ka aplikuar për anëtar të Bordit të RTK-së, Gasper Komani, në një prononcim për Gazetën Nacionale ka deklaruar se nuk është ftuar fare për intervistim.

Ai nuk ka kursyer akuzat duke aluduar se kjo është bërë qëllimshëm, duke i gabuar një numër të telefonit të cilin ai e kishte shkruar saktë në CV-në që kishte dorëzuar në aplikim.

“Më datë 12 prill, kam pranu e-mail nga Drita Morina, zyrtare e Kuvendit, ku përmes atij e-maili jam njoftu se komisioni ka me e vlerësu se a i kam plotësuar kushtet apo jo dhe ndërkohë më është thënë që do të njoftohem përmes telefonit dhe e-mailit për intervistim. Më 15 Prill, në ora 09:43, meqë e dëgjova në media se ka filluar intervistimi, i shënova të njëjtës (Drita Morinës) e-mail që me e pyet deri ku ka arritur çështja, mirëpo nuk mora përgjigje prej saj”, ka thënë Komani.

Tutje, ai ka treguar se si sot, më datë 16 Prill, e njëjta zyrtare e Kuvendit i ka thënë përmes telefonit se ai e kishte pasur dje (15 Prill) intervistimin.

“Sot, më datë 16 Prill, e kam kontaktu përmes telefonit zyrtaren (Drita Morina) dhe e njëjta përmes telefonit m’thotë që ti dje e ke pas intervistën në ora 12:00. I thom që “s’ka mundësi që dje e kam pas, s’më ka informu askush”. Më thotë “po të kanë njoftu në numrin 044..”, i thash “ky nuk është numri im, numri im është me 045..”, ka thënë Komani.

I pyetur nëse mendon se është bërë gabim gjatë kontaktimit të kandidatëve, Komani ka thënë se nuk beson që ka ndodhur ndonjë gabim, pasi që numri i tij në CV ishte shkruar saktë.

“Nuk e kanë gabu, nuk humbet numri sepse në CV është me 045 numri im, shkova e këqyra në CV se mendova që kam gabu unë. Zyrtarja më tha se do të kontaktojë Komisionin, nëse ka mundësi që të vish sot. Pas gjysmë ore, e kontaktova sërish sepse është e drejtë e jemja nëse i kam plotësu kushtet, pse me ma humb intervistimin, edhe nëse jam më i dobëti. E njëjta më tha që Komisioni i ka thënë se “u kry ajo punë”. Nuk pata çka me bo e kam shkru një ankesë, i shkruva Sekretariatit të Kuvendit, ia bashkangjita e-mailat krejt me data çka kam pranu dhe mesazhet që kam dërguar sot”, ka deklaruar i njëjti.

Komani ka thënë se do të ndjek hapat ligjor për këtë çështje, pasi që bëson se është bërë qëllimshëm për eleminimin e tij nga gara.

“Unë jam në gjendje deri në Strasburg me shku për këtë çështje, se unë jam avokat me profesion. I di këto procedura qysh shkojnë, por kjo është qind për qind e qëllimshme për një arsye të vetme: Sepse unë kam kërkuar në ora 09:43 me ditë se çfarë ka ndodhur me proces temin dhe kanë pasur mundësi ta përmirësojnë e të më ftojnë në ora 12:00 për shembull. Por nuk më ka kthyer fare përgjigje. Gjithashtu, zyrtarja e dinte shumë mirë emrin tim, në momentin që u prezantova më tha të njoh, e di se kush je. Pra është e ditne kjo”, ka përfunduar Komani.

Ai ka thënë se megjithëse këto pretendime i janë dhënë përmes telefonit, posedon e-maile dhe fakte për komunikimet që ka bërë, dokumentet që ka dorëzuar dhe thirrjet që i janë bërë nga ana e zyrtares së Kuvendit.

Kujtojmë se dje juristja për medie, Flutura Kusari, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësues të Lëvizjes Fol dhe KDI-së, kanë mbajtur konferencë për media para Kuvendit të Republikës së Kosovës duke denoncuar publikisht gjetjet e tyre gjatë monitorimit të procesit për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Të njëjtit, kanë deklaruar se disa nga kandidatët për anëtarë të këtij bordi, janë takuar nëpër kafene me deputetë dhe përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Në konferencë është potencuar se ka shumë pak kandidatë profesionistë që plotësojnë kushtet për anëtarë të Bordit dhe sipas tyre, profesionistë të fushës nuk kanë konkuruar pikërisht për arsye të ndikimit dhe ndërhyrjeve politike që po ndodhin në këtë proces nga partia në pushtet./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë