Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin për përfshirje në bixhoz të paligjshëm.
“Me datën 16.04.2026, IPK me autorizim të Prokurorisë Themelore-Ferizaj, ka zhvilluar hetim me masa të fshehta, simulim i korrupsionit, ku është arrestuar në flagrancë një zyrtar policor nga Stacioni Policor Shtërpcë, Drejtoria Rajonale e Policisë Ferizaj pasi dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme në lidhje me veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’”, thuhet në komunikatën e IPK-së.
I dyshuarit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 0rë.
“Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-Ferizaj i dyshuari Zyrtari Policor është dërguar në mbajtje për 48 orë lidhur me veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, neni 294, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.













